Skandali tek Onkologjiku, gazetari Sokol Dema në 'Studio Live': Aparatura e kobalto terapisë ende nuk është hequr, vijon të lëshojë rrezatim! Gashi ia bënte serioze situatën pacientëve

Skandali tek Onkologjiku vijon. Aparatura e radio-terapisë, e instaluar në spitalin shtetëror që prej vitit 2021 që shkakton rrezik si pasojë e rrezatimeve të mundshme që ajo emeton ende nuk është hequr, edhe pse prej ditësh trumbetohet skandali pas masës së sigurisë për 7 mjekët. 

E konfirmoi gazetari Sokol Dema në ‘Studio Live’ Report Tv u shpreh për Arbër Hitajn

Skandali vijon të jetë dhe aktualisht. E njëjta aparaturë e cila emeton rreze të dëmshme vijon të jetë në të njëjtë hapësirë. Nga burimet që kam komunikuar përgjatë ditës së sotme më kanë konfirmuar se aparatura vijon të jetë në të njëjtin vend ku është ngritur shqetësimi që kur janë nisur hetimet e prokurorisë dhe auditit të KLSH-së. Sot që flasim vijon të transmetojë rreze të dëmshme në drejtim të stafit mjekësor dhe personave që lëvizin në brendësi të saj.

Ende nuk dihet kush e ka porositur

'Në saj të hetimeve janë pyetur punonjës brenda onkologjikut që kanë patur lidhje me një shpjegim. Të punësuari pas 2021 thonë nuk ka dokument kush e ka porositur, kur është bërë tenderi. Nuk dihet si është porositur për të bërë të mundur shërimin e të sëmurëve me tumor dhe kancer. Deri në këtë fazë nuk e ka qartësuar Prokuroria. Skandali vijon të jetë. Vijon të jetë në të njëjtën vend që kur është nisur hetimi. Vijon të transmetojë rreze.'

Matjet e kryera kanë zbuluar se kjo aparaturë lëshon rrezatim ende dhe sot e kësaj dite pas daljes në dritë të skandalit.

'Matjet treguan se rrezatimi është mbi normën e caktuar. Është mbajtur e fshehtë. Ka patur edhe kryengritje. Dalin komunikime në uatsapp. Mjeku Adrian Hoti ka ngritur shqetësimin. Zoti Hoti është tërhequr kohë më vonë e a ndjerë veten të rrezikuar në një punë të tillë. Nuk kuptohet nëse ka tendencë të fshihet ngjarja. Të gjithë ishin mjekë profesionistë. Duhej një ndërtim me mure të trashe, si bunker. Muri aty ishte me tullë të thjeshtë që nuk bënte ndalimin e rrezatimi në mure të jashtëm. Mund të ketë rrezikuar sëmundjet e mjekëve.'

Edhe vetë Kontrolli i Lartë i Shtetit ka konstatuar rrezikun e kobalto terapisë.

'Ka disa dëshmi që thonë se mund të pyeten persona të tjerë që nuk janë punonjës për momentin. Shqetësimi për kobalto terapinë është ngritur edhe nga KLSH. Është kërkuar nga KLSH të lëvizet aparatura një vend të përshtatshëm.'

 

Ndërkohë ditën e sotme u paraqitën në Gjykatën e Tiranës, mjekët e lidhur me skandalin.

'Pas daljes nga gjykata ka surprizuar se ka 3 Alketa. Mjeku Gashi bëri diçka të shëmtuar. Nga dalja e gjyqtarëve është parë të largohet me vrap. Mënyra e largimit të tij është komentuar shumë. Ka përfituar, ka qenë përpjekje e tillë vetëm për tu shmangur gazetarëve. Kanë gjetur një rrugë për tu larguar dhe për të mos patur një tjetër turp përpara mediave.'

Akuzat ndaj tyre janë për ‘shpërdorim detyre’.

'Janë për shpërdorim detyre. Gashi akuzohet për shpërdorim detyre. Ndërsa pjesa tjetër ,ndahen në tregtim të mallrave kontrabandë. Kemi të bëjmë me ilaçe për përdorim spitalor, që nuk duhen të tregtohen në farmaci.  Ishin të detyruar ti blinin. Dyshime se janë marrë nga Onkologjiku dhe kanë në treg me shuma marramendëse. Thjesht ideja e një ngjarje të tillë, të sëmurët me kancer janë grupi me nivelin më të lartë të dhembshurisë. Të ndërhysh deri në këtë gradë nuk e di çfarë ideje kanë patur. Të premtosh pushime në Maldive me anë të sëmurëve me kancer.'

 Gazetari Sokol Dema në ‘Studio Live’ Report Tv  se Prokuroria e Tiranës ka zbuluar një skemë të vërtetë, në krye të të cilit ishte mjeku Edmond Gashi, që kishte dhe klinikën private.

'Dosja është e ndarë në dy pjesë e para dërgimi i të gjithë pacientëve në privat, në klinikën private të mjekut Gashi. Vijon ende hetimi. Bëhet fjalë për pacientë që ishin duhëzuar drejt mjekut Gashi. Kishte dhe mjekë që e kundërshtonin rradhën. Ishte një skemë e ndërtuar nga mjeku Gashi, me koordinatorin e Onkologjikut, Emiljano Lela, që pikaste personat dhe i kalonte pa rradhë. Dhe i çonte tek Gashi. Ky  i fundit ja bënte situatën serioze pacientëve edhe kur nuk ishte e tillë, i bindte të shkonin te klinika e tij.

Që të zgjidhim punë sa më shpejt. Kundrejt një shume parash. Siç tregohet në dosje për një qytetarë nga Burreli, bëri operacion kundrejt 2700 eurove. Skemë e ndërlidhur me Gashin, mjeken Alketa Pere. Nga ana tjetër, skandali i dytë është për kobalto terapinë. Pajisja e porositur në 2020. Nuk ishte vënë në punë. Për shkak mosndërtimi të standardeve të rrezatimit, ajo kishte emetuar rreze të dëmshme. Këto janë dy skandalet.'

G.K/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Emigrante: 28/06/2024 14:54

    Ketij Gashit dhe emrin me ja fshi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Zuri hapësirën e plazhit publik në Lungomare të Vlorës, në hetim 55-vjeçari! Sekuestrohen 120 çadra dhe shezlongë

Zuri hapësirën e plazhit publik në Lungomare të Vlorës, në hetim 55-vjeçari! Sekuestrohen 120 çadra dhe shezlongë