'Gjetëm skemë pensionesh skandaloze, bëmë reformë', Rama në Korçë me pensionistët: Kush punon ende, sigurimi shoqëror do jetë në funksion të pensionit të vet

Kryeministri Edi Rama ishte sot në takimin e radhës me pensionistët në qytetin e Korçës, ku diskutoi për planin e qeverisë për rritjen e pensioneve. Gjatë diskutimit, Rama tregoi fillimisht se sa skandaloze sipas tij ishte skema e pensioneve kur PS mori pushtetin në vitin 2013.

'Është një fakt që një skemë pensionesh e ndërtuar keq është kostoja e një brezi të tërë. Një brez i tërë digjet nga një skemë pensionesh e ndërtuar keq. Dhe skema e pensioneve që në trashëguam nuk ishte e ndërtuar keq, një skemë skandaloze dhe vetëm për të shtyrë të sotme pa menduar të nesërmen e pensioneve. Kur ne morëm detyrën situata e pensioneve një situatë pa asnjë shpresë, sepse ishte vendosur një tavan që ishte 24 mijë lek dhe pavarësisht kontributeve nuk mund të merrnin dot më shumë se 24 mijë lek. Nuk kishte më shumë se 24 mijë lek në 2013.'

Në 2013, Rama nënvizoi se kishte me dhjetëra mijëra pensionistë që nuk kishin pension pasi nuk rezultonin me kontribut në skemën e sigurimeve shoqërore, gjë për të cilën Rama thotë se qeveria punoi të rregullohet. 

'Dhe pensioni mesatar në atë kohë ishte 105 euro pa folur për minimalin që ishte një pension që nuk e merrnin të gjithë, pasi gjetëm dhjetëra mijëra pensionistë pa pensione fare. Sepse nuk kishin kontribuar në skemë, përgjithësisht gra shtëpiake apo burra. S’kishte asnjë lek. Ne bëmë reformën e cila ka bërë Tavani i atëhershëm për 24 mijë lek të zhbëhet dhe sot të kemi një numër pensionistësh deri në 400 mijë lek. Për shkak të kontributeve. Kemi një pasqyrë diferencimi midis mësuesve që dolën në pension para 2014 dhe pas 2014, ata që kanë dalë pas 2014 kanë pension më të lartë  sipas reformës. Me faktet nuk luftojmë dot.'

Sakaq, Rama duke folur për bizneset theksoi se nuk do të pranoj më deklarime që janë jashtë realitetit lidhur me pagat, pasi kjo është në dëm të fondit për pensionet dhe përbën vepër penale. 

'Nuk do pranojmë më deklarime të tilla. Drejtoria e Tatimeve ka çuar një njoftim tek të gjithë bizneset që të kenë parasysh në deklarimin e pagave të mos vjedhin pensionistët por të dekelaon paga reale. Nëse na vijnë nga kompani ndërtmi apo sektorit turistik deklarimet jo në përputhje me realitetin do t’u kthehet mbrapsht shikoje dhe një herë. Dhe nëse nuk e rishikon pasojat janë penale. Jemi në kushtet e evazionit. Besojmë se kjo do na japi dhe më shumë ardhura në skemë. Na është përforcuar bindja se me rritjen e jetëgjatësisë duhet të shohim rritjen e kohës para daljes në pensioni. Të japim mundësi të punojnë më shumë.'

Ndërkohë, me interes është plani i qeverisë për pensionistët që do vazhdojnë ende të punojnë edhe pasi dalin në pension. Rama thotë që do u jepet mundësi që sigurimet shoqërore që duhet të paguajë nga puna t'i shërbejnë posaçërisht pensionit të tij. 

'Dëgjojmë pensionistë që thonë jam në gjendje të punoj. Ti japim mundësinë të punoj dhe sigurimet shoqërore nga puna ti derdhi në funksion të pensionit të vet. Kemi pensionistë që vetëpunësohen, ne bëmë një ndërhyje për tua hequr deyrimin e sigurimit shoqërore. Ne mund ta rivëmë por tu themi që kjo do paguani do influencojë pensionin tuaj. Tjetra bonusi. Brenda një kohe të shkurtër, çështje ditësh do tu njoftojmë si do ndryshoj bonusi i fundvitit. Është fillimi i këtij pricesi të rishikimit të të gjithë hapave që do ndjekim në raport me pensionistët dhe pensionet.

Nga viti i ardhshëm duam që skema të forcohet. Nga të ardhurat e rritjes ekonomike një pjesë të shkojë tek pensionistët si formë bonusesh. Në mbyllje dua tu them që kjo është si drejtësia. Asnjë forcë tjetër në këtë vend nuk mund ta bënte këtë që po bëhet me drejtësinë. Asnjë dhe asnjë forcë tjetër në këtë vend nuk mund të bëjë asgjë pozitive për pensionet dhe pensionistët përvceç kësaj force që quhet PS.'

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:47
'Vetëm ne mund t'i rrisim pensionet', Rama shigjeton Arlind Qorin: Doli një Sude me gjyslyke, solli ca pensionistë në protestë! Ndjej keqardhje për ata

Kryeministri Rama teksa po fliste për pensionet në Korçë me pensionistët shigjetoi kreun e Lëvizjes Bashkë, Arlin Qori duke e cilësuar si Sude, referuar firmës së famshme piramidale në Shqipëri deri në vitin 1997.

Kjo pasi Qori doli në protestë me pensionistët para kryeministrisë disa ditë më parë, për të protestuar për pensionet. 

'Shumica e pensionistëve nuk diskutohet që mbështesin këtë forcë por edhe të tjerët duhet të jenë të bindur pavarësisht arsyeve të tyre, në mënyrë të pavetëdijshme mbështesin Suden. Pensionistët që nuk mbështesin ne, apo që shkojnë pas maskave të Sudes qofshin 80-vjeçare apo 30 vjeçare. Duhet ta dinë që për inati tonë flenë me Suden. Ti dëgjosh, kur flasin dhe ti dëgjosh kur thonë çdo bëjnë nuk bëjnë sens, njësoj si Sudja. Prandaj inat le të na kenë por hakun nuk duhet të na e mohojnë sepse ia bëjnë vetes. Ne e kemi mbështetjen për të vazhduar këtë punë. Ne e hapëm këtë diskutim dhe prandaj dalin tani. Është një sude me gjyslyke që sjell ca pensionistë që dalin në protestë. Dhe vërtetë jam i keqardhur për ata pensionistë sepse dalin të nxitur nga Sudja. Dhe i besojnë kësaj sudja. Një Sude me një maskë me gjyslyke. Këto ishin këto ato që kisha unë.'

Ora 18:37
'Sharlatanët mendojnë se pensionistët votojnë PS se janë komunistë', Rama: Ata e njohin mirë politikën, nuk i përkasin shkollës ku aritmetika u bë 7x7 = 42

Kryeministri Rama gjatë bashkëbisedimit me pensionistët në Korçë nuk la pa kursyer ironitë për partitë opozitare që bëjnë premtime për pensionet duke i krahasuar me Suden, firmën e njohur piramidale deri në vitin 1997.

'Ne ta ngremë flamurin në Bruksel dhe ta bëjmë Shqipërinë anëtare të BE. Do të thotë që çifti Haxhi Qamili Sude nuk e kërcënon më Shqipërinë. Popujt e kësaj familje kanë disa garanci, sot jemi ende me hijen e Sudes. Hija e Haxhiut po tretet, Sudja është shumë e pranishme. Vetëm dëgjojini. Këta sharlatanë mendojnë se pensionistët e votojnë PS se janë komunistë. Nuk është kështu.

Janë analistët më të mirë të politikës në Shqipëri. Ata që dalin dhe shkruhet aty poshtë analistë janë sharlatanë. Pensionistët e dinë mirë se ç’është puna dhe si krijohet e mira me punë dhe sa e vështirë është. Pensionistët nuk janë të shkollës kur aritmetika u bë 7x7 42. Janë të një shkolle ku 1 dhe 1 bëhen 2. Këta të bëjnë të vdekur. Dhe prandaj kur t’ju dalin në Tv, mos e harroni se po ju flet Sudja me fytyra të ndryshëm, me disa zëra rinorë, zëra të çjerrë.'

Ora 18:29
'Çifti fatal Haxhi Qamili dhe Sudja', Rama ironizon partitë opozitare për premtimet e pensioneve: Maska të vjetra dhe të reja! Prapa tyre, hija e Sudes

Kryeministri Edi Rama duke folur me pensionistët në Korçë nuk la pa kursyer edhe ironitë për premtimet e opozitës për pensionet, duke i cilësuar si Sude apo Haxhi Qamilsa. Rama e kishte ironinë si me partitë e vjetra dhe me partitë e reja të opozitës. 

'Por jemi të vetëdijshëm se kur dalin disa sharlantë, kur thonë do e bëjmë pensionin mininmal 400 euro, janë maskat e Sudes. Maska të njohura dhe maska të reja. Është sudja prapa. Është fryma anti  shtet. Qoftë kur dalin maskat në penxhere në kat të tetë, qfotë kur shfaqen në majë të malit. Qoftë kur dalin në driatre të vogla të telefonit apo ekranit dhe paraqitren is e ereja që po vjen.

Në fakt është sudja që del bashkë me shpirtin. Suden e kemi hije që na ndjek dhe prandaj nuk kemi arritur të bëjmë drejtësi, prokopi. Ka qenë një kombinimi i një çifti fatal, Haxhi Qamili nga një anë Sudja nga ana tjetër. Çifti që ka udhëhequr shtetit shqiptar. Prandaj Ismail Qemali ikur dhe mori  arratinë, Fan Noli iku dhe mori arratinë. Ose vajtën nën dhe ose përfunduan në kampe. Disa idealistë të tjerë që nuk u dilte Haxhim Qamili nga shpirti therën dhe vranë dynjanë. Kemi hapur negociatat me BE, kemi një moment të jashtëzakonshëm historik kur rrethanat janë përgatitur.'

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Liku: 01/11/2024 23:35

    Kur kontributet e pensioneve i vjedh vetë shteti, e ty të thonë nuk i deklarojnë

    Përgjigju
  • Bim: 01/11/2024 21:18

    Skandaloz kryeministri i nje vendi qe din vetrm me ofendu nje djal i arte qe proteston per pensionet e pleqve, kategoria me e vuajtur ne Shqiperi edhe per Ramen por ai nuk pranon as protesta

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?



×

Lajmi i fundit

Vdes edhe një i burgosur politik në Bjellorusi

Vdes edhe një i burgosur politik në Bjellorusi