Skema e pensioneve për 2023, ekspertja në “Rreze Dielli”: Nga dokumentat, afatet dhe kushtet për të përfituar, ja gjithçka që duhet të dini

Si do të jenë kushtet e pensioneve për vitin 2023 dhe si do të bëhet llogaritja për të punësuarit?  Në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli”, ekspertja e sigurimeve shoqërore Afroviti Dhuci, shpjegoi më tepër rreth kushteve të pensioneve për këtë vit ndërsa iu përgjigj edhe shqetësimeve të qytetarëve përmes telefonatave në studio.

Sipas ekspertes këtë vit kushtet e pensioneve kanë ndryshuar duke u rritur dy muaj për cdo vit për përfitueset gra:

"Sigurisht ndryshimet parametrike që iu bënë skemës së pensioneve në vitin 2014 konsistonin në rritjen e moshës dhe viteve të punës për personat që kanë qenë të siguruar dhe të punësuar.Aktualisht kushtet në vitin 2023 kanë ndryshuar duke u rritur dy muaj për çdo vit për përfitueset gra, dhe këtë vit dalin në pension të gjitha përfitueset gra të cilat kanë qenë të siguruara gjatë jetës së tyre  dhe kanë lindur në harkun kohorë 1 shtator 1961 deri në 30 qershor të vitit 1962. Pra të gjitha gratë që kanë lindur në këtë hark kohor dalin në pension në vitin 2023 në moshën 61 vjeç e 6 muaj. Periudha e përgjithshme e sigurimit për të përfituar një pension të plotë nga skema e sigurimeve shoqërore është 38 vite punë për të marrë një pension të plotë. Edhe për ato përfituese gra të cilat nuk e kanë plotësuar periudhën e përgjithshme të sigurimit e mjaftueshme është 15 vite punë dhe me 15 vite punë futen në skenë për të përfituar një pension nga skema e sigurimeve shoqëore. Pra kufiri minimal për të marr një pension kur plotësojnë moshën është 15 vite" tha ekspertja

Po ashtu edhe për përfituesit burra, mosha e pensionit do të jetë mbi 38 vite pune.

"Ndërsa për përfituesit burra, dalin në pension të gjithë ata burra që kanë lindur në harkun kohor 1 janar të vitit 1958 deri në 31 dhjetor 1958, pra në moshën 65 vjec. Periudha e përgjithsme e sigurimit edhe për përfituesit burra është 38 vite për ata persona të cilët kanë punuar mbi këto vite dhe mbi moshën e pensionit sigurisht që mund të ketë një shtesë mbi pensionin e pleqërisë" tha ajo më tej. 

Por si llogaritet shtesa?

"Është një nen i vecantë mbi shtesën e viteve për të gjithë ata persona të cilët kanë realizuar 38 vite punë  në 2023, kanë punuar përtej moshës 65 vjeç ose 61 vjec e 6 muaj pasi kanë plotësuar moshën për pension pleqërie dhe kanë plotësuar periudhën që I kërkohet në nenin 92 të ligjit për 38 vite që është aktulisht do të marrin një shtesë për aq muaj sa vazhdojnë dhe kontribuojnë në skemën e sigurimeve shoqërore mbi bazë të kontributeve të derdhura, për aq muaj" shpjegoi ekspertja Afroviti Dhuci.

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gaza/ Foshnja e porsalindur vdes nga i ftohti natën e Krishtlindjes, ndërsa Izraeli e Hamasi debatojnë për armëpushim

Gaza/ Foshnja e porsalindur vdes nga i ftohti natën e Krishtlindjes, ndërsa Izraeli e Hamasi debatojnë për armëpushim