‘Skema e rimbursimit të ilaçeve prodhon korrupsion jo kurim’, Braçe: Rishikojeni, s’po përfitojnë nevojtarët! Ndihmën ekonomike po e marrin ‘dembelët’

Afro 400 mijë qytetar planifikohet të përfitojnë nga rimbursimi i medikamenteve për vitin e ardhshëm. Për skemën e rimbursimit të barnave në buxhet janë planifikuar 12.6 miliardë lekë, 600 mln lekë më shumë se këtë vit. Por për deputetin socialist Erion Braçe fondet për këtë skemë janë të pamjaftueshme për shkak të korrupsionit. Sipas tij, kjo skemë prodhon korrupsion dhe jo kurim.

“Edhe tek skema e ilaçeve prodhon korrupsion dhe jo kurim për pensionistët. Sa skema kemi denoncuar për shkak të korrupsionit. A e dini që sot të moshuarit që kanë nevojë nuk e marrin barin e rimbursuar por atë që kanë në recetë se kështu ju thotë doktori. Ata e blejnë me lekë. Këtu ka para por janë të pamjaftueshme për shkak të korrupsionit dhe mungesës së eficencës së vetë skemës”, tha Braçe.

Braçe ka kërkuar të rishikohet në tërësi edhe skema e ndihmës ekonomike dhe ajo e invaliditetit pasi po përfitojnë njerëz që nuk e meritojnë, ndërsa ata që kanë vërtetë nevojë presin me vite dhe nuk e marrin.

“Patjetër që është buxheti më i mirë që kemi pasur ndonjëherë. Kemi para plot, boll, problemi është efektiviteti i politikave në mbrojtjen sociale. Ndihmën ekonomike e kemi të tillë nuk e di prej sa kohësh, duhet të reformohet, që ta marrin vetëm nevojtarët dhe jo dembelet. Në kushtet kur ka nevojë për punë pse të mbahen me gjilpëra dembelët. E njëjta edhe për aftësinë e kufizuar. Kam unë një fshat i gjithi invalid, fshati më prodhues në Myzeqe, punojnë nga mëngjesi deri në darkë, dhe nga ana tjetër i keni tek listat e aftësisë së kufizuar dhe ke njerëz që nuk e merr dot, ose marrin më pak pagesë, dhe ke të tjetër që presin me vite për të marrë leje invaliditeti se komisionet nuk funksionojnë”, tha Braçe.

Deputeti i PS-së ka kërkuar analizë edhe për rritjen e pagave në shtet nëse ka sjellë rritje të produktivitetit.

“Po të nisemi nga produktiviteti, i vetmi me produktivitet që i meriton ato pagat është SPAK-u. Ne duhet të bëjmë një vlerësim për armatën e administratës”, tha Braçe.


Lajmi kryesor:

Pr/buxheti 2025 në Kuvend, nevojë rishikimi skemave sociale, Braçe: Rimbursimi i ilaçeve, skemë korruptive! Ndihmën ekonomike po e marrin ‘Dembelët’


E.Gj/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë