Në takimin me fermerët në Divjakë për Skemën Kombëtare 2026, qeveria shprehu mbështetjen e palëkundur për fermerët përmes formave të ndryshme të financimit si grantet dhe fondet e dedikuara.

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, tha se po rishikohet plani për mbështetjen duke marrë në konsideratë kërkesat dhe sugjerimet e fermerëve.

“Janë shumë të domosdoshme dhe të dobishme që ne ta rishikojmë pjesën e mbështetjes dhe mënyrës si do të jemi ndaj aplikantëve për të ulur numrin e krerëve për bagëti ku duhet të përfitojnë sa më shumë, kemi marrë sugjerime ndaj bletarisë dhe kërkesa ndaj certifikatave të pronësisë dhe kontratave të tokave me qira. Jemi duke i rishikuar, kemi bërë një plan me AZHBR dhe Ministrinë e Bujqësisë dhe do të shikojmë atë që u sugjeroni për t’i përafruar qoftë nga skema e naftës që ne kemi pasur probleme të shtuara ndaj fermerëve që na e kanë propozuar. Duhet që të jemi sinkron, të mbështesim edhe ndaj IPARD që së shpejti do të jemi mbështetje ndaj gjithë sektorit bujqësor, do të ndërtohen akoma dhoma frigoriferike, mbëhstetje ndaj fermerëve të të gjitha fushave siç janë bimët medicinale, por ne do të jemi në një zë ku duhet të jesh në terren bashkë me fermerët. Ju do të jeni zëri dhe mbështetja për çdo punë që do të krijojmë së bashku”,  tha Salla.


Lajmi kryesor:

Rama me fermerët: 250 mln euro në dispozicion për bujqësinë, por nuk është vetëm buxheti i shtetit! Secili të bëjë atë që duhet për t’u financuar