Skema mashtrimi me institucionet financiare dhe përmbarimi privat, Manja te 'Ligjet': Ka 2 hetimet që po bëhen! 11 licenca të hequra në 1 vit

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ishte sot në një seancë dëgjimore në Komisionin e Ligjeve si përfaqësues i Këshillit të Ministrave lidhur me kompetencat për monitorimin e zbatimit të rekomandimeve të Këshillit të Ministrave kundrejt Prokurorit të Përgjithshëm.  

Ministri u pyet në lidhje me skemat e mashtrimit me institucionet financiare.

Manja tha se dy çështje po ndiqen penalisht, njëra në prokurorinë e Tiranës dhe një në SPAK, në lidhje me këto problematika. Manja po ashtu bëri me dije se janë 11 licensa të hequra në një vit.

‘Skema mashtrimi me institucionet financiare: institucione mikrokrediti dhe përmbarimi privat… Nuk dua të jap shumë detaje se janë dy çështje që po ndiqen penalisht njëra nën prokurinë e Tiranës, njëra i është përcjellë SPAK-ut, ajo që di unë si ministër drejtësie, e kemi ndjekur me shumë përparësi këtë problem, ka qenë një nga prioritetet e mia. 11 licensa të hequra në harkun kohor të 1 viti. Ka vite që po rëndon në peshën, shpatullat e 50 mijë-60 mijë qytetarëve.

Aktualisht ky grup i përmbaruesve privat që janë përfshirë në këtë skemë, janë me licenca të hequra, por kemi një problem, që duhet të rregulluar ligjin, që unë do të vij me ndryshime në ligj, janë me mijëra dosje të qytetarëve që nuk na vihen në dispozicion. Në ministrinë e drejtësisë kam gjetur 6 mijë dosje të një kompanie përmbarimore private, dosjet i kam gjetur në bodrumet e ministrinë e drejtësisë, është problem që e kemi adresuar në nivel ligjor.’- tha Manja.

Në 6 mars 2024 Banka e Shqipërisë pezulloi përsëri licencën institucionit financiar jo-bankë Micro Credit Albania. Ky subjekt nuk do të japë kredi dhe as të ristrukturojë kreditë e dhëna deri më 30 qershor 2024 qershor të këtij viti.

Mnistri i Drejtësisë Ulsi Manja ndër të tjera foli mbi kërkesën e kreut të SPAK për qartësim të statusit të prokurorëve pas mbarimit të mandatit 9-vjeçar. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:16
Statusi i prokurorëve të SPAK, ministri Manja: Pas mbarimit të mandatit t’u garantohet një pozicion i ngjashëm

1715343483_manja.JPG

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja foli mbi kërkesën e kreut të SPAK për qartësim të statusit të prokurorëve pas mbarimit të mandatit 9-vjeçar. I pyetur nëse do të ketë rikandidim të tyre, Manja sqaroi se “sot Kushtetuta ka këtë parashikim, 9 vjet pa të drejtë rizgjedhje”. Por ai theksoi se pas përfundimit të mandatit 9 vjeçar duhet t'u garantohet një pozicion i ngjashëm.

“Prokurorët e SPAK kanë mandat 9 vjeçar pa të drejtë zgjedhje. A ka të drejtë të qartësohet se ku do shkojnë pas mbarimit të 9 vjetëve? Nëse doni mendimin tim, në fund të fundit nuk ka asnjë arsye pse një trupë prokurorësh që kanë një përvojë 9 vjecare në luftën ndaj korrupsionit, të mos konkurrojnë në këshillin e lartë të prokurorisë për të qenë pjesë e kësaj strukture njësoj si klandidatët e tjerë? Padyshim që po. A duhet që në përfundim të mandatit 9 vjecar të kenë garanci për një pozicion ekuivalent me atë që kanë sot? Padyshin që po. Unë mendoj që prokurorët e SPAK nuk ka arsye pse të mos kenë të drejtë të rizgjidhen dhe e dyta ata nuk duhet të humbin nga garancitë juridike që i kanë fituar. Ata janë sot prokurorë apeli dhe duhet të shkojnë në apel ose prokurori të përgjithshme. Ndërsa gjkko apo SPAK janë organe kushtetues epermanente të shtetit", tha Manja në Komisionin e Ligjeve.

Ora 13:42
‘Ligjet’/ Çupi-Manjës: Shqipëria ka nevojë urgjente luftën kundër korrupsionit! Ministri: Ne bëmë Reformën në Drejtësi

Në komisionin e Ligjeve, deputetja e Partisë Demokratike Dhurata Çupi është përplasur me ministrin e Drejtësisë Ulsi Manja, ndërsa çështja kryesore ka qenë lufta ndaj korrupsionit.

Çupi: Shqipëria ka nevojë për të punuar, nevojë urgjente për të luftuar korrupsionin, për rezultate sa më të prekshme në këtë pikë. Urgjente lufta kundër korrupsionit, që i ka ulur kokën Shqipërisë. Më pak propagandë e orë të gjata me fol, e më shumë punë. Prioriteti numër 1: ishte lufta ndaj korrupsionit, dhatë shifra po nuk kuptuam asgjë. Kemi korrupsion galopant që po e mbyt Shqipërinë, asnjë sistem vlerësimi sa i takon luftës në këtë fushë, kemi korrupsion në prokurimet publike, në bashki.

Manja: Nuk e di çfarë kërkoni më nga kjo maxhorancë kur bëmë reformën në drejtësi, SPAK e GJKKO dhe thamë bujrum zyrtarë dhe ish zyrtarë të hetohen. Kërkoni llogari se çkeni bërë për anti-korrupsionin. Simbolin e Korrupsionit e keni atje në ballkon. Ndërsa ai tjetri që thotë mbështes SPAK,3 çështje ka ai, rrugën Durrës-Kukës, 21 janarin. Ne me SPAK e kemi politikën e dyerve të hapura, ju thoni shkoni rrini atje dhe kur nuk thirreni.

M.Q./S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Thoma blana: 10/05/2024 19:02

    Pershendetje ! Nese eshte show , zoti apo universi ku di une ju shfarost derri ne rreze . Nese eshte e vertet , hallall se na kan prir gjakun

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?



×

Lajmi i fundit

'Ishin groposur brenda në fuçi' Gazetarja Banushi zbulon se ku ishin fshehur 3 mln euro cash që sekuestroi SPAK

'Ishin groposur brenda në fuçi' Gazetarja Banushi zbulon se ku ishin fshehur 3 mln euro cash që sekuestroi SPAK