Skenarët e opozitës për të 
bllokuar hartën e re territoriale

Skenarët e opozitës për të <br />bllokuar hartën e re territoriale
TIRANE- Opozita është e vendosur të përdorë të gjithë “gurët” e saj për të rrëzuar hartën e re territoriale të miratuar nga qeveria. Kreu i PD, Lulzim Basha edhe në konferencën e dhënë për shtyp la të kuptohej se aprovimi i reformës nuk është një opsion për opozitën. Pas organizimit të protestave me mbështetjen e krerëve lokalë demokrat në rrethe, përkrahësit e opozitës kanë paralajmëruar edhe mbajtjen e referendumeve. Por afatet ligjore dhe afrimi i zgjedhjeve lokale të vitit 2015 e bëjnë të pamundur përgatitjen e një referendumi nga KQZ.

Deri më tani janë shumica e bashkive të drejtuara nga opozita që kanë deklaruar mbledhjen e firmave për organizimin e referendumit në zonat e tyre. Por se afatet që janë në dispozicion nuk e lejojnë këtë reagim. Kjo pasi nuk lejohet mbajtja e referendumit në gjashtë muajt para zgjedhjeve. ndërkohë gjykata kushtetuese mbetet një tjetër argument. Për këtë më parë do të pritet firma e ligjit nga Presidenti Nishani. Kreu i shtetit pritet që të ketë të hënën në zyrën e tij, projektligjin e qeverisë për ndarjen e re territoriale. 

Sipas afateve ligjore të përcaktuara në Kushtetutë Presidentit i jepet 20 ditë kohë për shqyrtimin e projektligjit dhe më pas kreu i shtetit vendos për rrëzimin apo dekretimin. Nëse presidenti Nishani do ta dekretojë hartën e re, projektligji do të hynte në fuqi në fillim të shtatorit. Ndërkohë që vetë parlamenti në fund të muajit shtator duhet të vendoset dhe data për zgjedhjet vendore, duke i hapur rrugën përgatitjeve prej KQZ-së. E njëjta situatë ndodhi në vitin 2013 ku Aleanca Kuq e Zi, përgatiti firmat për zhvillimin e një referendumi për çështjen e plehrave. Afrimi i zgjedhjeve elektorale bëri që KQZ të mos pranonte kërkesën për zhvillimin e këtij referendumi. Ndërkohë që nëse Presidenti do t’i bindet thirrjes publike të kreut të opozitës Basha për mos dekretimin e kësaj reforme, projektligji do t’i rikthehej edhe një herë për votim parlamentit. 

Por se në refuzimet e fundit, Kuvendi nuk e ka mbështetur kreun e shtetit duke i rrëzuar dekretet dhe lënë në fuqi ligjet. Por pas kësaj duket se opozita ka vendosur ti drejtohet Gjykatës Kushtetuese. Basha është shprehur se kjo gjykatë është një opsion për opozitën në një kohë kur vendimi i marrë nga parlamenti është anti-kushtetues. Por vecc demokratëve kërkesën për Gjykatën Kushtetuese tashmë e ka hedhur dhe Kreshin Spahiu i AK. 

Në shtator maxhoranca nis punën për Reformën Zgjedhore
Me nisjen e sesionit të ri parlamentar në 1 shtator parlamenti do të fillojë punën për reformën zgjedhore. Rekomandimet e OSBE/ODIHR kanë qenë të qarta për forcat politike kryesore për realizimin e kësaj reforme. Megjithatë miratimi i reformës administrative-territoriale veç ndikimit që do të ketë në realizimin e reformës së re zgjedhore ka krijuar pakënaqësi të mëdha nga opozita e cila e braktisi votimin e saj. Një tjetër problem shqetësues për realizimin e reformës zgjedhore është edhe gjendja në të cilën ndodhet Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Ky komision vazhdon të funksionojë me katër anëtarë në kundërshtim me ligjin i cili përcakton shtatë anëtarë. Ndryshe nga eksperiencat e mëparshme qeveria ka vendosur që të mos lërë për në momentin e fundit miratimin Kodit të Ri zgjedhor, por të fillojë punën për me nisjen e sesionit të ri parlamentar në muajin shtator. Reforma do të jetë në funksion të zgjedhjeve të vitit 2015 dhe pritet të realizohet në përmbajtje të rekomandimeve të ardhura nga ndërkombëtarët. 

Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 2 Gusht 2014

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

E rëndë në Maliq, mjeti bujqësor përmbyset në rrugën e Moglicës, vdes 61-vjeçari që e drejtonte

E rëndë në Maliq, mjeti bujqësor përmbyset në rrugën e Moglicës, vdes 61-vjeçari që e drejtonte