Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha në konferencën e sotme për media, sulmoi drejtorin e ri të Policisë së Shtetit, Skënder Hita, i emëruar sot me propozim të ministrit të Mbrojtjes Besfort Lamallari dhe me vendim të qeverisë.

Berisha paralajmëroi se do të publikonte historikun e Skënder Hitës në Polici ndërsa e etiketoi si “Skënder Balluku” sapo iu tha nga gazetarët se emërimin e fundit e kishte në Fier.

“Skënder Hita, emër problematik dhe shumë shpejt me të gjitha arkivin e qytetarit dixhital do të paraqitem para jush. Ku punonte për herë të fundit? Në Fier? Skënder Balluku u emërua. Ky është një pion i Lubisë si Kakaraçi e stër Kakaraçi. Është thënë 1 muaj para që Lubia ka përcaktuar drejtor policie drejtorin e Fierit.”, tha Berisha.


Lajmi kryesor:

Zëvendëson Prodën/ Skënder Hita emërohet në krye të Policisë së Shtetit! Drejtoi qarqet më të rëndësishme të vendit