Skënderbeu nënshkruan me talentin fierak Realdo Fili

Skënderbeu nënshkruan me talentin fierak Realdo Fili

Realdo Fili

Skënderbeu nuk ka qëndruar duarkryq në ditë e fundit të merkatos. Realdo Fili është lojtari më i ri i ekipit korçar. Fieraku ka arritur marrëveshjen me klubin korçar dhe do të vihet nën urdhrat e trajnerit Orges Shehi.

Vetë faqja e Skënderbeut nxori njoftimin për arritjen e akordit me 22-vjeçarin. Fili ishte pa ekip që pas largimit nga skuadra e Kamzës.

NJOFTIMI I SKËNDERBEUT
“Mesfushori Realdo Fili prej sot është zyrtarisht futbollist i KF Skënderbeu. Klubi në bashkëpunim me menaxherin Elton Marini ka arritur marrëveshjen me Filin, i cili sot ka firmosur kontratën që e lidh me klubin tonë për dy vitet e ardhshme.

“22-vjeçari pas konkretizimit të marrëveshjes u bashkua me ekipin. Në orën 16:20 mesfushori do të prezantohet para mediave dhe më pas do të vendoset nën urdhrat e trajnerit Orges Shehi dhe stafit teknik”.

Fieraku u mendua se do të kalonte në Izrael, por nuk ndodhi kështu, pasi firmosi sërish në Shqipëri me kampionët e vendit. Fili vjen si një futbollist i rëndësishëm për “ujqërit”, pasi numri një i stolit nuk ka shumë alternativa në sulm dhe afrimi i fierakut do të rrisë nivelin dhe konkurrencë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Euro 2024/ Spanja kundër surprizës Gjeorgji, formacionet e sfidës së Këlnit

Euro 2024/ Spanja kundër surprizës Gjeorgji, formacionet e sfidës së Këlnit