Një gjest heroik ka ndodhur në Gaziantep të Turqisë ku një shofer taksie ia doli të çarmatoste një kriminel që e mori peng.

58-vjeçari u rrëmbye nën kërcënimin e armës (pushkë gjahu me ajër), nga një çift, 31-vjeçari Semih T dhe 36-vjeçarja Gulbahar.

Gjatë ndjekjes, 31-vjeçari qëlloi drejt policëve që po ndiqnin taksinë. Ndjekja vijoi nga zona Araban deri në hyrje të qytetit, në lagjen Sehitkamil. Ndërkohë që aksioni vijonte, taksisti urdhërohej nga pengmarrësi që të drejtonte makinën sipas udhëzimeve të tij.

Kur policia arriti të bllokonte automjetin, shoferi i taksisë ia rrëmbeu armën autorit pikërisht në momentin kur ai po bëhej gati të qëllonte policët dhe e çarmatosuri

I dyshuari dhe bashkëpunëtorja e tij u arrestuan, ndërsa autoritetet vijojnë hetimet për ngjarjen. Shoferi i taksisë pësoi lëndime të lehta.

Pamjet e vendngjarjes tregojnë qytetarët të tmerruar që përpiqen t’u ruhen të shtënave.