Skolioza, më shumë të prekur/ Fizioterapistja Majlinda Koca: Ja si mund të evidentoni shenjat tek fëmijët që në moshë të hershme

Skolioza është kthyer në një sëmundje problematike sidomos tek moshat e reja, fëmijët dhe adoleshentët. Në një intervistë në emision “ Rreze Dieli” në Report Tv fizioterapistja Majlinda Koca tregoi shenjat se si mund ta kuptoni që fëmija mund të ketë probleme të tilla, pasi duke qenë një sëmundje e fshehtë nuk është i lehtë evidentimi i saj me sy të lirë nga personat që nuk janë profesionist:

“Ngaqë skolioza është një sëmundje e fshehtë shenjat e saj janë shtrëngimi I brinjëve problem me frymëmarrjen mund të kemi takikardi dhe pa rehati. Tek fëmijët mund të jetë tek pjesa e kraharorit dhe e shpinës dhe tek fëmijët nuk dallohet dot sepse janë të lëvizshëm” tha ajo.

Skolioza mund të jetë e lindur por mund të krijohet edhe gjatë kohës, këto janë arsyet që cojnë në krijimin e skoliozës tek fëmijët:

‘’Një arsye është canta, qëndrimi shtrembër kur ha ose kur fle, qëndrimi përmbysur kur lexon. Këto nuk janë të shëndetshme për posturën sepse një fëmijë adoleshentë duhet të lexojë shumë dhe mund të rrijë me orë të gjata kjo gjë e devijon dhe nuk e lejon posturën të qëndrojë  shëndetshme” u shpreh fizioterapistja.

Por cila është grupmosha më e prekur në Shqipëri ?

“Më e prekur është mosha nga 9 deri në 13 vjeç sepse ëhstë mosha që ata hedhin shtat dhe në këtë periudhë duhet aktiviett fizik që të përballojë gjithë këtë sforco, zgjatet trupi, zgjerohen muskujt dhe kanë nevojë që të jenë të fortë të jenë fleksibël që ta përballojnë këtë lloj sfide. Pas moshës 13 vjecare është krijuar struktura dhe është më e vështirë që të punosh me të” përfundoi ajo.

Fizioterapistja sygjeroi që gjatë kësaj periudhë sidomos të pandemisë nënat të mundohen t'i krijojnë ativitete të ndryshme fëmijëve të tyre. Ajo theksoi se skolioza po kthehet në një sëmundje të kohëve modern ku 2 në 8 fëmijë po vuajnë nga skolioza.

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Deputeti i LDK: Veprimet e qeverisë Kurti, e kanë kthyer presionin e Perëndimit ndaj Kosovës

Deputeti i LDK: Veprimet e qeverisë Kurti, e kanë kthyer presionin e Perëndimit ndaj Kosovës