Skulptori shqiptar që ‘pushtoi’ sheshet e Europës dhe Amerikës ‘transformon’ Zogun e Zi (Foto+Video)

Një skulpturë e Helidon Xhixhës, një nga artistët më të njohur shqiptarë dhe më të kërkuar në Evropë dhe Amerikë, është vendosur tek rrethrrotullimi i Zogut të Zi në Tiranë. Skulptura e krijuar nga Xhixho ndodhet në Tiranë, duke ofruar një tjetër pamje për kryeqytetasit në një nga zonat më të populluara në qytet. Shqiptarja.com ju sjell një video nga Zogu i Zi, ku shihet kjo vepër arti e Xhixhës.

Ndërkohë që më herët, kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, në prezantimin e projektit të ri për rrethrrotullimin tek Zogu i Zi, ka thënë se projekti i ri parashikon një minipark, me një hapësirë qendrore për vendosjen e instalacioneve të ndryshme artistike, të cilat do të ndërrohen sipas stinëve.

Projekti i ri parashikon një minipark, me një hapësirë qendrore për vendosjen e instalacioneve të ndryshme artistike, të cilat do të ndërrohen sipas stinëve. Ndërkohë, pjesa tjetër do të ketë disa hapësira me shatërvanë, ku do të mbjellim edhe bimësi shumë stinore, në mënyrë që edhe hyrja e Tiranës të ketë të njëjtin dinjitet si sheshi Skënderbej.

Erion Veliaj, kryetar i Bashkisë Tiranë

Kush është Helidon Xhixha, skulptori shqiptar që ka pushtuar sheshet e kryeqyteteve botërore

Helidon Xhixha, skulptor

Helidon Xhixha, është një nga skulptorët më të kërkuar në Evropë, SHBA, Amerikë Latine dhe Lindje e Mesme.

Punët e tij janë prezantuar në sheshet më të njohura të Evropës, ku dallojnë format abstrakte prej çeliku të pandryshkshëm. Xhixho ka vazhduar studimet në Akademinë e Arteve të Bukura në Tiranë dhe më pas është transferuar në Itali. Më pas në vitin 1998, ai ka shkuar në Londër ku ka vazhduar Universitetin Kingston, ku ka përvetësuar mësë miri teknikën e gdhendjes, skulpturës dhe fotografisë. Mediat e huaja shkruajnë se punimet e Helidon Xhixhas konsiderohen si “fatsjellëse” për vendet ku ato vendosen.

Gjithashtu, Xhixha mbahet mend mend edhe për skulpturën e tij gjigante “Kalin” e Ferrarit, rreth 5 metra të lartë e 800 kg të rëndë, të cilën e realizoi në 2003-shin. Këtë skulpturë ia dhuroi komunës së Maranellos në shenjë të pasionit të tij si ferrarist.

Në vitin 2015, ai ka marrë pjesë në Bienalen e Venecias me veprën “Iceberg”. Ai e ka zhvilluar karrierën e tij në Itali. Xhixha ka gdhendur vepra arti edhe për qiellgërvishtësen “Muza” në Florida.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Bllokimi i aksioneve dhe dalja në ankand, KF Tirana: Dezinformim i qëllimshëm, synon tjetërsimin e aseteve të klubit

Bllokimi i aksioneve dhe dalja në ankand, KF Tirana: Dezinformim i qëllimshëm, synon tjetërsimin e aseteve të klubit