E kishit menduar ndonjëherë se mund të shpëtonit jetën e një fëmije thjesht duke i bërë një foto me smartphone-in tuaj?! Ky është praktikisht zbulimi më i ri, me një rëndësi jetike për personat që janë të interesuar.
Ky zbulim interesant i shpëtoi jetën djaloshit të vogël 2 vjecar, Avery, i cili vetëm pas një fotoje të shkrepur nga smartphone i nënës së tij Julie Fitzgerald, u diagnostikua me një formë të kancerit në sy, i cili përparon si tumor në retinë.
Zakonisht kjo sëmundje prek fëmijët e vegjël dhe kur fotografohen me flesh, u dallohet një shkëlqim i bardhë, i turbullt rreth syrit.
“Druhesha se djali im vuante nga dicka”,- u shpreh Fitzgerald për portalin amerikan ABC neës. Mamaja e coi djalin tek doktori dhe fatkeqësisht, parandjenjat e saj u vërtetuan, vogëlushi 2 vjecar vuante nga kanceri në retinë dhe iu nënshtrua një operacioni, pas të cilit humbi dhe syrin ‘bartës’.
Por cdo gjë mbaroi me kaq! “Ishte makthi ynë më i keq, por i shpëtoi jetën tim biri”,- përfundoi Julie.
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com