MOSKË, 20 maj /ATSH-ANSA/ - Burra, mbajini larg bashkëshortet tuaja nga WhatsApp-i!
Ky është apeli i çuditshëm i kryetarit të Republikës së Çeçenisë, Ramzan Kadyrov.
"Zëdhënësi" problematik i presidentit rus, Vladimir Putin për Çeçeninë, është kundër programit të chat-it për smartphone-t pasi shumë banorë lokalë e përdorën atë për të komentuar martesën, ndoshta të detyruar sipas medias, mes një 17-vjeçareje dhe një koloneli policie, shumë më të madh në moshë dhe për më tepër i martuar, njoftoi BBC-ja.
Kadirov e mbrojti këtë martesë duke thënë se prindërit e vajzës nuk ishin kundër, në ndërkohë që krahu i tij i djathtë, Magomed Daudov deklaro se ishte në favor të poligamisë, nëse një burrë mund të mbante më shumë se një bashkëshorte.
Por, lideri i rajonit mysliman të Kaukazit rus nuk dëshiron mendime të kundërta me të tijat, të paktën në Çeçeni.
"Majft. Silluni si çeçenë. Nderi i familjes është gjëja më e rëndësishme. Mos shkruani gjëra të tilla. Burra, mbajini larg bashkëshortet tuaja nga WhatsApp-i", thotë Kadyrov.
"Mbyllini brenda, mos i lini të dalin dhe kështu nuk do të postojnë dot më asgjë!", përfundon ai./ a.jor.