SOLIDARITETI/ Nis rindërtimi i shtëpisë së 'adoptuar' nga Rita Ora në fshatin Pinar

SOLIDARITETI/ Nis rindërtimi i shtëpisë së 'adoptuar' nga Rita Ora në fshatin Pinar

Familja Sala që do u rindërtohet shtëpia nga Rita Ora

Familja Sala është një nga familjet e shumta, të cilat u prekën rëndë nga lëkundjet e forta të tërmetit të 26 nëntorit në fshatin Pinar të Tiranës. Gjashtë pjesëtarët e familjes u vizituan nga kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili u dha lajmin e mirë të rindërtimit të shtëpisë së dëmtuar nga tërmeti falë kontributit personal të këngëtares me famë botërore, me origjinë shqiptare, Rita Ora. Ajo iu përgjigj në kohë rekord thirrjes së Bashkisë së Tiranës për të ndihmuar një familje me ndërtimin e shtëpisë së re brenda Vitit të Ri.
 
“Rita më tha se ndoshta nuk i ndihmoj dot të gjithë, por një shtëpi do ta bëj. Je e sigurt? - i thashë? Po, - tha - patjetër, do ta bëjmë një shtëpi sepse duke dhënë shembullin personal frymëzon edhe të tjerët, që secili të ndërtojë një shtëpi. E kemi një shtëpi, - i thashë, - në fshatin Pinar, e cila realisht është një shtëpi e këputur. Ajo e pa dhe në darkë më tha: Atë shtëpi do bëj! Ndaj, kemi kontraktuar firmën dhe do fillojmë që sot me prishjen. Rita kishte merak se donte që shtëpia të bëhej gati për Vitin e Ri, ndaj që të bëhet gati më kohë, duhet ta prishim që sot këtë të vjetrën, çfarë ka ngelur prej saj, dhe të nisim punën për shtëpinë e re”, tha Veliaj.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:43
Lojtarët e Kukësit dhurojnë një pjesë të pagës për të prekurit nga tërmeti

Lojtarët e Klubit të Kukësit kanë vendosur të dhurojnë një pjesë nga paga e tyre, që do të shkojë për familjet në nevojë të tërmetit.

Lajmin e dha faqja zyrtare me një komunikim, ku njoftoi aktin e solidaritetit të lojtarëve të tij.

"Futboll Klub Kukësi po ndjek me vëmendje e dhimbje situatën në të cilën është përfshirë vendi ynë, pas termetit të ditëve të fundit, i cili shkaktoi dëme në njerëz dhe banesa.

1575189317_termeti.jpg

Stafi dhe futbollistët, kanë vendosur që një pjesë të pagës së tyre t'jua kalojnë të prekurve nga tërmeti i së martës.

Ftojmë tifozët kuksianë dhe të gjithë shqiptarët që të kontribuojnë me çfarë të mundin, për të ndihmuar motrat dhe vëllezërit tanë, të prekur nga kjo fatkeqësi natyrore", kanë shkruar ata.

Postimi i Kukësit
Ora 09:28
Dorina Mema, Beatrix Ramosaj dhe Oriola Marashi në terren duke ndihmuar banorët e dëmtuar nga tërmeti

1575277086_dor.jpg

Dorina Mema ka qenë në qendrat ku janë akomoduar të dëmtuarit nga tërmeti dhe ka dhënë kontributin e saj me ndihma.

Asaj i janë bashkuar edhe këngëtarja Beatrix Ramosaj dhe modelja Oriola Marashi për trasnsportin e ushqimeve apo ngritjen e cadrave.

Gjithashtu kanë shkruar vazhdimisht në “Instagram”, në mënyrë që të sensibilizojë njerëzit për të dhënë kontributin e tyre.

 “Aktualiteti, mjaft trishtim, duhet zgjidhje, duhet ushqim i gatshëm ju lutem shumë, se nuk kanë ku të gatuajnë, ndonjë restorant të ndihmojë për darkën me ushqim të gatshëm, ju lutem shumë.

Ne jemi bashkë, ate kafshatë buke do e ndajmë bashkë, në Durrës duhen akoma çadra sepse disa banorë ishin pa çadra, mirënjohje shpirti për Kosovën dhe ushtarët kosovarë që janë aty, mirënjohje për të gjithë ju që ndihmoni e Zoti sjelltë paqe në token tonë”, ka shkruar Dorina në  një nga mesazhet e saj.

Dorina ka qenë në Durrës, Shijak dhe së fundmi në Krujë.

 Ajo gjithashtu ka shkuar në Shkup të Maqedonisë për të mbledhur edhe atje ndihmat.

“Po nisen nga Shkupi për Krujën dhe Laçin, mirënjohje Maqedonisë, s’di ç’të them për përkrahjen, por mungon organizimi në terren, forcat policore e ushtritë janë përqëndruar në kampe, por kur del rrugëve, shikon njerëz të varfër mbledhur me batanije, duke fjetur jashte ne mjerim e varferi, dikush kerkon ushqim dikush batanije. Do doja shume te dilnit ne terren te gjithe se vec ashtu mund te jemi me ndihmues sepse jane shume Zona", ka shkruar përsëri ajo.

Një shembull humanizmi për të gjithë vipat që po ndihmojnë të dëmtuarit në këto ditë të vështira.

Postimi i Dorinës
Ora 09:14
Artisti Mario dhuron varësen e tij me shqiponjën dykrenare për të prekurit nga tërmeti

1575275164_mario1.jpg

Makeup artisti me origjinë shqiptare Mario është solidarizuar me të prekurit nga tërmeti që ndodhi në mëngjesin e së martës.

Ai ka vendosur të dhurojë varësen e parë që ka blerë për veten e tij pas një pune shumëvjeçare.

Përmes një postimi në “Instagram”, Mario ka treguar historinë e veçantë të kësaj varëseje dhe ngushëllimin për familjet e prekura nga tërmeti.

Bizhuteria e parë që i kam dhuruar vetes. Unë u kam dhuruar bizhuteri të tjerëve shumë herë por kurrë vetes sime. Po ecja në një qendër tregëtare me vëllain dhe babain për t’i gjetur një pallto dimëri babait.

Aty pashë këtë varëse që shkëlqente përmes xhamit dhe vëllai më tha të futemi brenda. Unë thashë se nuk do shkoja, por ai më shtyu. Ai tha: “Vëlla, ti ke punuar kaq shumë që kur ke qenë 12 vjeç dhe kurrë nuk i ke blerë vetes asnjë bizhuteri.

Unë i thashë jo edhe pse kisha dëshirë dhe e meritoja ta merrja atë.Tani që qëndron në zemrën time unë e dhurova këtë gjerdan dhe të gjitha fitimet që do vijnë të shkojnë për familjet e prekura nga tërmeti.

Unë mendoj se qëllimi im është ta duash veten dhe të trajtosh veten në mënyrë të barabartë, si gjithë të tjerët. Jeta është e bukur dhe jam shumë i lumtur që fillova ta jetoj atë vetë”, shkruan Mario.

Postimi i Marios
Ora 09:11
Këngëtari Ermal Meta bashkëpunon me kryebashkiakun Veliaj për ringritjen e shtëpisë së familjes Alla

1575274380_ermal1.jpg

Edhe këngëtari i famshëm me origjinë shqiptare Ermal Meta është solidarizuar me gjendjen e Shqipërisë pas tërmeti dhe  ka vendosur të kontribuojë.

Ai do të ndihmojë në ringritjen e shtëpisë së familjes Alla, ku Brisilda, Erseda, Erildi bashkë me familjen e tyre të mos rrinë në mes të ftohtit dhe rrënojave.

"Kam ndjekur me shqetësim këto ditë ngjarjet në Shqipëri dhe bashkohem me dhimbjen e atyre që humbën njerëzit e tyre të dashur. Vendosa t’i bashkohem apelit të Erion Veliajt duke dhenë kontributin tim për të ndihmuar në ringritjen e shtëpisë së familjes Alla, që Brisilda, Erseda, Erildi dhe familja e tyre të mos e kalojnë dimrin mes rrënojave e të ftohtit. Por ashtu si familja Alla, ka ende shumë të tjera që kanë nevojë për ndihmën tonë dhe unë do t'ju lutesha të jepnit të gjithë një kontribut, sado i vogël qoftë nëpërmjet portalit https://e-albania.al", ka shkruar Ermal Meta.

Familja Alla
Ora 21:56
Dy valixhe me karamele për fëmijët e prekur nga tërmeti, Bebe Rexha niset drejt vendit tonë

1575234718_beb1.jpg

Bebe Rexha po vjen në Shqipëri për t’i ndihmuar të prekurit nga tërmetet.

Përmes videove në Instagram ajo ka njoftuar sot po udhëton drejt vendit tonë.

Për fëmijët ka bërë gati valixhe me karamele dhe çokollata duke shpresuar që t'ua kthejë sadopak lumturinë e humbur në këto ditë të errëta për ta.

Ajo ka theksuar se do tu vijë në ndihmë të gjithëve me paratë e mbledhura dhe do të sigurohet që të shkojnë në dorë të sigurt.

Do të kontribuojë në çfarë u nevojitet, në ushqime,  veshmbathje apo në ndërtimin e banesave.

Foto nga Bebe
Ora 21:52
Këngëtarja Anna Oxa shpreh mbështetje për të prekurit nga tërmeti

1575233721_ana1.jpg

Këngëtarja e famshme italiane Anna Oxa ka shprehur solidaritet në lidhje me tragjedinë që i ndodhi vendit tonë.

Gjatë një telefonate në emisionin "E diela shqiptare" ka rrëfyer se do të bashkohet me të gjithë artistët shqiptarë pjesëmarrës duke ardhur natën e parë në Tiranë, të blejë një biletë dhe do të jetë e pranishme në salle.

Kujtojmë që Oxa është ish-bashkëshortja e Behgjet Pacollit, i cili dhuroi 1 milionë euro për të prekurit mga tërmeti.

Ora 12:51
Tre ditë pas tërmetit, nis rindërtimi i shtëpisë së 'adoptuar' nga Rita Ora në fshatin Pinar

1575201121_ritaora.jpg

Familja Sala është një nga familjet e shumta, të cilat u prekën rëndë nga lëkundjet e forta të tërmetit të 26 nëntorit në fshatin Pinar të Tiranës. Gjashtë pjesëtarët e familjes u vizituan nga kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili u dha lajmin e mirë të rindërtimit të shtëpisë së dëmtuar nga tërmeti falë kontributit personal të këngëtares me famë botërore, me origjinë shqiptare, Rita Ora. Ajo iu përgjigj në kohë rekord thirrjes së Bashkisë së Tiranës për të ndihmuar një familje me ndërtimin e shtëpisë së re brenda Vitit të Ri.
 
“Rita më tha se ndoshta nuk i ndihmoj dot të gjithë, por një shtëpi do ta bëj. Je e sigurt? - i thashë? Po, - tha - patjetër, do ta bëjmë një shtëpi sepse duke dhënë shembullin personal frymëzon edhe të tjerët, që secili të ndërtojë një shtëpi. E kemi një shtëpi, - i thashë, - në fshatin Pinar, e cila realisht është një shtëpi e këputur. Ajo e pa dhe në darkë më tha: Atë shtëpi do bëj! Ndaj, kemi kontraktuar firmën dhe do fillojmë që sot me prishjen. Rita kishte merak se donte që shtëpia të bëhej gati për Vitin e Ri, ndaj që të bëhet gati më kohë, duhet ta prishim që sot këtë të vjetrën, çfarë ka ngelur prej saj, dhe të nisim punën për shtëpinë e re”, tha Veliaj.
 
Ai i bëri thirrje edhe të gjithë komunitetit të biznesit dhe personazheve të njohur të jetës publike të cilët kanë mundësi financiare, që të ndihmojnë në kapërcimin e kësaj situate në kohë rekord. “Ne themi: “Shteti, Shteti”, por shteti nuk i bën dot të gjitha. E tha edhe kryeministri, do bëjmë maksimumin, por të gjithë duhet të japim një dorë, edhe bizneset, edhe këngëtarët, edhe njerëzit që i kanë mundësitë. M’u bë zemra mal, kur Rita më tha se do e marr unë këtë shtëpinë”, deklaroi Veliaj.
 
E zonja e shtëpisë falenderoi kryebashkiakun Veliaj dhe këngëtaren Rita Ora, e cila u sensibilizua dhe vendosi që të sponsorizojë rindërtimin e shtëpisë së shkatërruar nga tërmeti.

Ora 20:04
Roza dhe Dhimitër Anagnosti japin ndihma për të prekurit nga tërmeti

1575140716_ro.png

Nismës së madhe për të ndihmuar të gjithë banorët e prekur nga tërmeti i janë bashkuar edhe artistët e mëdhenj Roza dhe Dhimitër Anagnosti, të cilët mëngjesin e sotëm kanë shkuar të dorëzojnë ndihmat te Teatri Kombëtar.

Ata janë solidarizuar me ngjarjen e rëndë që i ndodhi vendit dhe vendosën të ndihmojnë me ushqime apo veshje.

Kujtojmë që tërmeti që goditi vendin tonë mengjesin e së martës solli dhjetëra viktima e qindra të plagosur.

Shumë prej të prekurve kanë mbetur pa shtëpi dhe pa sendet e tyre personale që u nevojiten.

Foto nga Anagnosti
Ora 18:23
Këngëtari Neki Emra ndihmon familjen Abazi që humbi dy djemtë nga tërmeti

1575123169_nek.png

Këngëtari i njohur kosovar Neki Emra i ka ardhur në ndihmë familjes Abazi nga Gjilani që humbën dy djemtë e tyre nga tërmeti i ndodhur të martën e 26 nëntorit.

Ai ka organizuar një mbrëmje muzikore dhe shumën prej 620 eurosh që mblodhi ua dërgoi familjarëve.

Pas iniciatives se perbashket ne mbremjen humanitare te organizuar ne lokalin TapRoom, ku dhuram CD falas per te gjithe ata qe kontribuan, ne mblodhem 620 euro para se bashku me te gjithe musafiret te cileve ju falenderohemi nga zemra.
Keto para vendosem tju dhurojme familjes Abazi, dy viktimave nga Gjilani te termetit ne Durres. Se bashku me pronaret e TapRoom vendosem te shkojm e ti ngushellojme familjaret, e te sigurohemi se ju dergojme parate e dhuruara nga te gjithe ne dhe musafiret.
Zoti e ruajt gjithe familjen e viktimave, e ju faleminderit, te gjithe musafireve te TapRoom'it qe kontribuat”, 
ka shkruar Neki.

Foto e Neki Emras dhe familjes Abazi
Ora 18:08
Bebe Rexha ndihmon të prekurit nga tërmeti, synon të mbledhë 100 mijë dollarë

1527329395_bebrexga.jpg

Bebe Rexha është një nga artistet e shumta që po japin kontributin e tyre për përkrahjen e Shqipërisë në këto ditë të vështira.

Ajo ka konfirmuar se shumë shpejt do udhëtojë vetë në Shqipëri për të ndihmuar familjet e prekurve nga tërmeti.

Këngëtarja me prejardhje nga Dibra ka krijuar edhe një fondacion ‘Gofundme’ ku deri më tani janë arritur mbi 58 mijë dollarë, por që synon të arrijë 100 mijë dollarë.

 “Synojmë në 100.000 dollarë. Faleminderit të gjithë atyre që kanë dhuruar. Dhuroni këtu“, ka shkruar Bebe Rexha në postim.

Postimi i Bebes
Ora 17:10
Kuzhinieri Renato Mekolli gatuan për banorët e prekur nga tërmeti

1574936394_cadra.jpg

Për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme në vend, shumë emisione televizive janë anuluar në nderim dhe në ndihmë të viktimave dhe banorëve të ndodhur në nevojë pas tërmetit shkatërrues të 26 nëntorit.

Kuzhinieri i famshëm shqiptar Renato Mekolli ka lajmëruar se “Hell’s Kitchen” nuk do të transmetohet si çdo të premte dhe se ai bashkë me konkurrentët do të gatuajnë për familjet në nevojë.

“Konkurentët së bashku me mua jemi bërë bashkë për një qëllim shumë më të madh: po gatuajmë që t’u dërgojmë ushqime të ngrohta e shumë dashuri familjeve të dëmtuara nga tërmeti. ‘Hell’s Kitchen’ do të zhvendoset sot nga në realitetin e vërtetë, aty ku njerëzit sot kanë shumë nevojë jo vetëm për ushqim, por edhe për shumë mbështetje morale e shumë dashuri. Do të jemi aty sot dhe sa herë është e nevojshme ‘Kush ka mundësi vepron’ dhe sot më shumë se kurrë duhet të veprojmë!”, ka shkruar Renato në “Instagram”.

Postimi i Renatos
Ora 16:21
Stresi ndihmon banorët e prekur nga tërmeti në fshatrat Bubq e Mazhë

1575044440_stresi.png

Reperi Stresi ndohet në çadrat e banorëve duke dhënë ndihmën që u nevojitet pas tërmeti shkatërrues të mëngjesit të së martës.

Shumë persona po qëndrojnë nëpër çadra pasi shtëpitë e tyre u bënë të pabanueshme.

Ai ndodhet në fshatrat Bubq dhe Mazhe, ku shumë qytetarë kanë nevojë për çadra të tjera.

Të gjithë banorët kanë nevojë për ushqime, batanije e mbështetje morale si dhe një fjalë të mirë për të kaluar këto ditë të vështira.

Ora 16:08
'Bëhu e fortë Shqipëri!', futbollisti Asani argëton vogëlushët në çadra

1575040698_as.png

Gjatë këtyre ditëve të vështira, lumturia është venitur në fytyrat e të gjithëve.

Disa presin trupat  embetur nën rrënoja e të tjerë shpresojnë të kalojnë një natë më të qetë se netët e tjera.

Futbollisti i Partizanit, Jasir Asani ka vizituar çadrat ku janë vënë familjet e prekura nga tërmeti.

Ai ka marrë edhe një top me të cilët ka kaluar disa momente argëtimi me fëmijët, duke rikthyer sadopak lumturinë pas momenteve të ankithit dhe panikut që kaluan.

“Në momentet më të vështira, fëmijët kanë nevojë për pak argëtim. Buzëqeshja në fytyrat e tyre nuk duhet të mungojë. Bëhu e fortë Shqipëri!”, shkruan Asani.

Ai gjithashtu do të niset për në Maqedoni për të mbledhur ndihma të tjera për banorët.

Foto nga vogëlushët në kamp
Ora 16:03
Pas shënimit të super golit, Ylber Ramadani: Do të vij në Shqipëri, do të jap ndihmën time!

1575040014_yl.png

Futbollisti Ylber Ramadani  pasa shënimit të golit të parë në Danimarkë ka bërë shqiponjën me duar duke kujtuar Shqipërinë e rrënuar në këto momente.

Përmes postimeve në rrjetin social ai po mbledh ndihma bashkë me djemtë e ekipit kombëtar për të prekurit nga tërmeti.

Gjithashtu ka lajmëruar se pas pak kohësh do të vijë që të vizitojë disa shtëpi në Shqipëri dhe të mundohet të japë ndihmën dhe kontributin e tij.

Ne, djemtë e ekipit Kombëtar shqiptar kemi ndërmarrë nismën për të kontribuar financiarisht për të prekurit nga tërmeti shkatërrimtar që goditi Shqipërinë.

Ftojmë të gjithë shqiptarët kudo ku ndodhen të kontribuojnë në llogarinë e hapur nga grupi. Ne jemi një skuadër e pandarë dhe së bashku do ti kalojmë këto momente të vështira për vendin tonë.
Llogaria bankare:
Monedha: LEK
Union Bank Swift Code UNALALTR
IBAN: AL79214111060117141628020118 Monedha: EUR
Union Bank Swift Code UNALALTR
IBAN: AL73214111060117141628020129 Monedha: USD
Union Bank Swift Code UNALALTR
IBAN: AL67214111060117141628020140
Lojtaret e Kombetres -Ndihma Per Termetin
”, ka postuar ai në profilin e tij

Ylber Ramadani
Ora 23:48
Rita Ora emocionon me vendimin e saj: Kam zgjedhur shtëpinë e parë që do rindërtoj në Zall Herr

Këngëtarja me famë Botërore Rita Ora i është përgjigjur apelit të kryebashkiakut Veliaj duke marrë përsipër rindërtimin nga e para të një banese të dëmtuar nga tërmeti në Zall-Herr. 

“Gëzuar Ditën e Flamurit Shqipëri! Ditëlindjen time dhe ditët e fundit i kam kaluar duke menduar se cila është gjëja e duhur që duhet të bej. Së bashku me Erion Veliajn, zgjodhëm një familje për të sponsorizuar rindërtimin e shtëpisë së shkatërruar nga tërmeti që ka prekur Shqipërinë. Erioni është një udhëheqës i vërtetë dhe e respektoj vërtet sugjerimin e tij për të udhëhequr me shembull”, thekson Rita Ora.

Teksa vlerëson kryebashkiakun Veliaj për lidershipin e treguar në këto momente, Rita Ora I ka bërë thirrje të gjithë fansave të saj që të kontribuojnë me fonde në linkun e qeverisë për dhurime. “Propozoj qe kush të mundet, të gjeje një familje ose një mënyrë për të dhuruar e ndihmuar në rindërtimin e shtëpive të viktimave të kësaj katastrofe. Familja e parë që kam zgjedhur është familja Sala dhe ne do ta ndjekim procesin ne vijim sepse ka kaq shumë familje që kanë nevojë për të njëjtën ndihmë - ju lutemi klikoni linkun në blogun tim për të bërë të njëjtën gjë - lutjet e mia shkojnë për këdo që është prekur. Me shume dashuri, Rita”, shkruan Rita Ora.

Postimi i plotë i Rita Orës
Ora 21:30
Rama porosi të veçantë kamarierëve për banorët e prekur nga tërmeti: Ilaçet falas, mësues për fëmijët

Gjatë vizitës në Golem në një hotel ku ndoqi nga afër akomodimin e banorëve të prekur nga tërmeti, kryeministri Rama kishte një porosi të veçantë për stafin e shërbimit. Ai u kërkoi që trajtohen si pacientë dhe jo klientë. Rama gjithashtu u tha banorëve se ilaçet do i kenë falas nëse do të kenë nevojë, gjithashtu do të ketë mësues për fëmijët.

"Punët e Zotit i di Zoti, punët do i bëjmë vetëm duhet durim. Do të rrini këtu, do të trajtoheni sikur të ishit turistë në sezonin veror. Do të kontribuojmë ne që të rrijë i gjithë stafi në dispozicion. Do të kemi mjekë dhe infermierë, ilaçet do i mbulojmë ne. Mbushuni me frymë thellë, mos mendoni më për tërmetin.

E tmerrshme është të jetosh me këtë ndjejë. Të gjitha janë bërë për të gjallin. Hoteli do të rrijë hapur gjithë dimrin dhe mbulimi i kostove të jetë i sigurt. Këta nuk janë klientë por pacientë, duhet me i duruar pak me ua bërë më shumë se turistët. Trajtojini sikur ti kishit prindërit tuaj.

Nuk ka arsye për panik. Ne e dimë shumë mirë ku i cojmë. Atje ku u cojmë ne nuk ka arsye për panik, nëse do të bjerë një tërmet i madh nuk e dimë, se janë punët e Zotit, tërmetet nuk parashikohen janë si vdekja. Doni të shkoni në hotel me të gjitha të mirat, hajdeni. Mos rrini në tenda dhe në rrugë, në hotel do të trajtojeni me mjekë, infermierë dhe mësues për fëmijët" tha ai.

Ora 19:40
Maestro Smerald Spahiu dhuron momente gëzimi me violinë për fëmijët e prekur nga tërmeti

1574966537_ma.jpg

Maestro Smerald Spahiu ka vizituar në çadra familjet e dëmtuara nga tërmeti. 

Ai u ka përcjellë fëmijëve disa momente gëzimi larg zhurmës shurdhuese që ata përjetuan mëngjesin e së martës dhe gjatë ditëve në vazhdim.

Spahiu është maestro në koncert në Spanjë dhe njëkohësisht drejtor artistik i orkestres “Albanian Excellence”. 

Muzika përktheht në paqe në këto ditë të vështira që prekën fëmijë, të rritur e të moshuar kryesisht në Durrës e Thumanë.

Maestro Smerald Spahiu dhe fëmijët
Ora 19:31
'Shtëpia u bë copa copa'! I moshuari kuqezi në lot, Rama e përqafon: Mbahu fort dhe shtrëngo gruan (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama vizitoi disa nga familjet e prekura nga tërmeti që janë strehuar në hotele në Durrës. Ai takoi një të moshuar, i cili tregoi se banesa ishte shkatërruar nga goditjet e tërmetit, ndërsa muri i kishte rënë në momentin që hyri për të parë shkallën e dëmeve. I përlotur i moshuari u shpreh se kishte mbetur në mes të rrugëve, por Rama e siguroi se shtëpia do të ndërtohet më e mirë se ishte prandaj u kërkoi që të qetësohen.

Biseda e kryeministrit Rama me të moshuarin
Edi Rama: Ju bëftë mirë, më pëlqen të bëjmë një foto se qenka për ditën e Flamurit
I moshuari: Unë sa hyra në banesë më ra muri në shtëpi kur hyja për së dyti, ishte bërë copa copa
Edi Rama: Por të lutëm, aman pse hyre? Si mund të futesh aty
I moshuari: Thashë ta shoh...
Edi Rama: Do të mbajmë këtu dhe do të bëjmë shtëpinë
I moshuari: Unë nuk kam ku të shkoj më, nuk kam shtëpi, në Maqedoni nuk kam shtëpi
Edi Rama: Shtëpinë do ta bëjmë më të mirë se ishte
I moshuari: Faleminderit
Edi Rama: Mos shko më te shtëpia, kaq!
I moshuari: Të lutem, ti je i fortë, mbahu fort, ke parë shumë dhe ke kaluar shumë, e rëndësishme është që nuk ke pasur humbje
Edi Rama: Përqafoje gruan dhe thuaj shyqyr që jeni gjallë dhe jeni mirë. Ju këtu do të qetësoheni dhe do të rrini sa të jetë nevoja.

Gjithashtu kryeministri i kërkoi pronarit të hotelit që familjet e prekura të trajtohen si turistë të klasit të parë. "Ne nuk do iu bëhemi barrë, do i rrimë një marrëveshje parimore, do të mbulojmë të gjithë kostot, por ju lutem t'u shërbehet si të ishin turistë të klasit të parë. Ata janë të stresuar të ngarkuar, duhet me i mirëkuptuar, duruar, të ndihen mirë, pasi janë të traumatizuar dhe nuk kanë faj" i tha Rama. 

Ora 18:50
Lutje dhe qirinj për viktimat e tërmetit në katedralen e Rrëshenit

Lutje dhe qirinj për viktimat e tërmetit në katedralen e Rrëshenit. Mesha e posaçme u drejtua nga ipeshkvi i Mirditës, Gjergj Meta. Të pranishëm ishin qindra qytetarë mirditor. Nga tërmeti i 26 nëntorit, dy familje me origjine mirditore. Lutjet kanë shkuar jo vetëm për familjet mirditore, por për të gjithë ata banorë të prekur nga tërmeti.

Ora 18:47
Gjesti prekës i vogëlushëve, dhurojnë kursimet e tyre për të prekurit nga tërmeti

Sensibilizimi i njerëzve për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti që goditit vendin ka qenë gjithashtu në qendër të vëmendjes.

Kësaj rradhe në qendër ishin tre  fëmijë të qytetit të Ersekës, të cilët trokitën tek dera e bashkisë me derrkuzët prej balte duke dhuruar kursimet e tyre.

Ka qenë kryebashkiaku Erion Isai që ka treguar se disa të vegjël kishin dorëzuar kursimet e tyre prej 151 mijë lekësh për të ndihmuar personat e prekur nga tërmeti.

Këta fëmijë mund t’I kishin shpenzuar vetë paratë e mbledhura por preferuan që t’ia dhuronin bashkëmoshtarëve të tyre që kanë nevojë më shumë se ata.

Postimi i Erion Isait
Ora 18:41
Shëngjini hap dyert për banorët e Kurbinit të prekur nga tërmeti, strehohen në hotele

Për shkak të temperaturave të ulëta, shiut, panikut, banorët e prekur nga tërmeti nuk do të kalojnë netët në çadra, por do të strehohen në hotele. Ditën e sotme ka hapur dyert edhe Shëngjini, ku janë ofruar rreth 600 vende. I pranishëm ka qenë ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj si dhe autoritet lokale.  Kryesisht janë familje nga zona e Kurbinit.

Ora 17:31
Familja 6 anëtarëshe mbeti në qiell të hapur pas tërmetit, myftinia Elbasan i strehon në xhaminë e fshatit

1574959215_banesa.jpg

Familja me 6 anëtarë nga fshati Bugjës I qarkut të Elbasanit ka ngelur në mëshirë të fatit pas goditjes së tërmetit.

Por Myftinia Elbasan ka ofruar ambientet e xhamisë së fshatit për strehimin e tyre.

Sic tregohet në foto shtëpia është dëmtuar dhe kthyer në ambient të pabanueshëm.

Ora 15:19
Kryebashkiakja Sako: Zyrat e njësive administrative të hapura për qytetarët që kanë nevojë për veshje dhe ushqime

Të gjitha zyrat e njësive administrative janë të hapura gjatë 24 orëve për të ofruar ndihmën e nevojshme me batanije, veshje dhe ushqime. Kryetarja e Bashkisë së Durrësit Valbona Sako i ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të cilët kanë nevojë për veshje apo për ushqime të drejtohen pranë zyrave të njësive administrative në Durrës, ku do të marrin të gjithë mbështetjen e nevojshme. “Stafi ynë është në gatishmëri të plotë në të gjithë territorin e Durrësit.

Ndërkohë, vijojmë punën edhe në operacionin e kërkim shpëtimit dhe akomodimin e atyre që kanë mbetur të pastrehë. “Të gjitha zyrat e njësive administrative janë të hapura gjatë 24 orëve për të ofruar ndihmën e nevojshme me batanije, veshje dhe ushqime.

Stafi ynë është në gatishmëri të plotë në të gjithë territorin e Durrësit.

Ndërkohë, vijojmë punën edhe në operacionin e kërkim shpëtimit dhe akomodimin e atyre që kanë mbetur të pastrehë”, shprehet Sako.

Teksa, thekson se falë solidaritetit vëllazëror të shumë qytetarëve, sipërmarrjeve, organizatave, institucioneve brenda e jashtë, nevoja emergjente është përmbushur dhe magazinat janë plot.   “Kushdo që mund të kontribuojë me një shumë sado modeste, sipas mundësisë, të dhurojë në adresën unike  e-albania.al/dhuro ”, shkruan Sako.

Ora 13:50
Disa nga familjet e Thumanës pritet të shpërngulen në Shëngjin (VIDEO)

Shumë prej familjeve të mbijetuara  në Thumanë  dhe që gjenden në çadra, do të zhvendosen në qytezën e Shëngjinit. Kjo marrëveshje është arritur për shkak se në çadra ka një mbipopullim. Në këto momente po përpilohen listat me emra e familjeve që do të transferohen.

Ora 13:24
Shkolla e Thumanës kthehet në magazinë për ndihmat për të prekurit nga tërmeti

1574943913_shkolla.jpg

Shkolla në Thumanë është kthyer në një magazinë për ndihma për të prekurit nga tërmeti.

Ora 12:48
SOLDARITETI/ Prekëse! Zonja e sëmurë nga Kosova dhuron 50 euro! Pensionisti me lot në sy bën gjestin e veçantë (VIDEO)

Me situatën e jashtëzakonshme në Shqipëri, pas tërmetit të së martës, janë solidarizuar të gjithë.

Ka pasur raste shumë prekëse deri tani, sesi njerëzit duke mos pyetur për hallet e tyre, me aq sa kanë pasur mundësi kanë kontribuar.

Rasti më i fundit shtë i një zonjë nga Peja, e cila ka marrë në një emision televiziv, duke deklaruar që edhe pse është e sëmurë nga kanceri, do të japë 50 euro për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri.

Një rast shumë prekës është edhe i një pensionisti nga Medvegja, i cili sapo ka marrë pensionin, ka dhënë 5 euro për të prekurit nga tërmeti.

Dy raste më prekëse të solidariteti për tërmetin: Zonja e sëmurë dhuron 50 euro! Pensionisti me lot në sy bën gjestin e veçantë

 

Ora 12:48
Dëmtime pas tërmetit/ Kreu i Urgjencës Kombëtare për Report Tv: Spitali në gjendje të mirë, puna vijon normalisht

Kreu i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj ka deklaruar në një lidhje telefonike për Report Tv se spitali i Durrësit është në gjendje të mirë pavarësisht dëmtimeve që ka marrë pas lëkudjeve të tërmetit. Brataj tha se puna vijon normalisht.

"Spitali i Durrësit është në gjendje të mirë. Pas këtij tërmeti pati një panik shumë të madh drejt urgjencës së Durrësit. Vijon puna normalisht. Ka mbërritur një 25-vjeçar pasii kishte rënë një derë në kokë. Po koordinojmë këto raste që janë me dëmtime të lehta. Kur nuk ka dëmtime frika kalon. Duhet të marrin frymë thellë dhe frika kalon. Gjëja që ana qetëson është se pas kulmit të tërmetit nuk ka më lëkundje aq të fortë. Për godinat që nuk kanë pësuar dëmtime nuk ka problem. Të ruhet qetësia. Njerëzit dalin jashtë nga frika dhe pa ilaçe. Kemi parashikuar ekipe rezerv. Ka shumë ndihma që na kërkojnë. Është një situatë që po menaxhohet. Duhet të jemi në gatishmëri për çdo gjë. Me kohën e keqe duhet ngrohje dhe askush nuk duhet të qëndrojë jashtë. Nuk duhet të ketë më as panik", tha Brataj.

Ora 12:19
Rama apel shqiptarëve: Mos dërgoni më ushqime dhe rroba! Kontribuoni që t’ju ndërtojmë shtëpitë

Kryeministri Edi Rama, u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të mos dërgojnë më ndihma, pasi tashmë kanë ardhur shumë ushqime dhe rroba.

Rama thotë se nevoja është përmbushur dhe është tejkaluar për ushqime dhe rroba, e tani më e rëndësishmja është që qytetarët të kontribuojnë sadopak për të bërë të mundur ndërtimin e shtëpive të prishur.

Kreu i qeverisë ka publikuar edhe adresën zyrtare ku të gjithë shqiptarët mund të kontribuajnë për të ndërtuar banesat e të prekurve nga tërmeti i të martësl.

Statusi i Ramës 

Ju lutem

Ju lutem mos dërgoni më ndihma ushqimore dhe rroba

Kanë ardhur pafund dhe hapësirat e magazinimit po shterren. Në Portin e Durrësit s’ka më kapacitet për depozitimin e tyre dhe nevoja është përmbushur e tejkaluar, falë shumë njerëzve, sipërmarrjeve, organizatave, institucioneve brenda e jashtë! Gjynah nga Zoti të skadojnë a të kalben nga mospërdorimi

Faleminderit shumë, me zemër, por ju lutem mirëkuptimin tuaj

Ju lutem mos dëgjoni ata që spekullojnë me episode sporadike konfuzioni të natyrshëm në situatën e jashtëzakonshme ku jemi

nuk ka vjedhje ndihmash e as SHITJE NDIHMASH, në asnjë lloj niveli shqetësues, por bëhet fjalë për episode krejt të parëndësishme për nga përmasa apo për shfaqje e postime provokatorësh të pashpirt, në LUMIN E NDIHMAVE të solidaritetit fantastik

Ju lutem kuptoni se problemi i emergjencës fillestare të ushqimit dhe veshmbathjes se fatkeqëve, është tanimë i zgjidhur dhe i tejkaluar FALË JUSH

Ju lutem solidarizohuni për të përballuar luftën e vërtetë për strehimin e tyre dinjitoz

Kontribuoni me një shumë sado modeste, SIPAS MUNDËSISË SUAJ në adresën unike e-albania.al/dhuro dhe ju lutem, mos dëgjoni të paudhët që hedhin dyshime e mbjellin mërzi mbi kupën e shpirtit tuaj të dëshpëruar, duke aluduar lloj-lloj ligësish e pabesish...

Ju lutem besojeni, ky është momenti ynë i ballafaqimit me zotin e shqiptarëve dhe nuk është ora e kujtdo që e mohon atë Zot, duke bërë politikë apo kallur mërzinë e vogëlsisë së vet, në SHPIRTIN TUAJ BUJAR.

e-albania.al/dhuro

Zoti bekoftë Shqipërinë e ju të gjithë dhe frenoftë gjuhën e kujtdo s’di çfarë flet në këtë ORË SPROVE TË RËNDË për forcën e zemrës sonë

Ora 12:15
Thaçi telefonon Ramën: Do të dërgojmë trupa shtesë të FSK-së në Durrës dhe Thumanë

1574939771_tahci.jpg

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pas një bisede telefonike këtë mëngjes me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar se Kosova do të dërgojë trupa shtesë të FSK në përkrahje të autoriteteve shqiptare.Thaçi ka thënë se tani është nevoje urgjente.

“Gjendja ne Durrës dhe Thumanë të Shqipërisë pas tërmeteve vazhdon të jetë e rëndë. E përcolla më vëmendje mbledhjen e Qeverisë së Shqipërisë dhe konstatimin e gjendjes nga kryeministri Rama. Tani shtrohet nevoja urgjente për sanimin e pasojave që të mos rrezikohet asnjë jetë e njerëzve. Pas bisedës telefonike me kryeministrin Rama, nga sot Kosova dërgon trupa shtesë të Forcës së Sigurisë, të specializuara për sanimin e pasojave dhe konstatimin dhe evidentimin e saktë të shkallës së dëmtimit të ndërtesave në zonat e goditura nga tërmeti. Kthimi i njerëzve nëpër shtëpi duhet të bëhet në mënyrë të organizuar vetëm pas konstatimit real që shtëpitë dhe banesat të jenë të sigurta dhe të mos ndodhin fatkeqësi të tjera. HTH”, shkruan Hashim Thaçi.

Ora 11:23
Shqiptari vjen nga Italia në Thumanë me grupin e infermierëve: Janë vëllezërit tanë, por ka shumë parregullsi në kamping


Veli Gjata është një nga shqiptarët që ka shprehur gatishmërinë e tij për tu ardhur në ndihmë të dëmtuarve nga tërmeti në Thumanë. Ai së bashku me një grup të emergjencës italiane kanë mbërritur në Thumanë dhe kanë dhënë ndihmën e tyre vullnetare.

Por sipas Gjatës në kampin ku po strehohen të dëmtuarit nga tërmeti në Thumanë, ka shumë parregullsi. Ai jeton prej 25 vitesh në Itali dhe thekson se ka hasur shumë vështirësi që kur kanë ardhur ditën e djeshme në kamp.

"Jetoj prej 25 vitesh në Itali, sa dëgjova lajmin u organizuam dhe erdhëm ktu. Janë vëllezrit tonë, sa mundësi të kemi. Nuk kam ca të them, është një tmerr i vërtetë." tha Gjata.

Ora 10:13
Niset nga Korça karvani i parë i ndihmave për Thumanën dhe Durrësin

]

Është nisur nga Korça karvani i parë i ndihmave për Thumanën dhe Durrësin. Falë banorëve, bizneseve, organizatave dhe donatorëve të tjerë që kontribuan në 6 bashkitë e Qarkut u bë e mundur nisja e kamionëve dhe mjeteve të tjera në orën 06.00 të mëngjesit. Sportelet e bashkive do të vazhdojnë të jenë hapur gjatë gjithë ditës deri në mbrëmje për të pritur të tjera donacione.

Ora 09:32
Nevojë për ushqim, nis ngritja e mensës në Thumanë (VIDEO)

Thumana është qyteti më i prekur nga tërmeti i fuqishëm që ra dy ditë më parë. Në këtë zonë u shembën tre pallate duke zënë poshtë disa familje. Shumë familje të tjera që arritën të dalin gjallë, janë strehuar nëpër çadra. Ndërkohë pranë çadrave po ngrihet edhe një mensë e madhe në mënyrë që të gatuhet ushqim për të gjithë familjet në nevojë.

Ora 08:58
Fushë-Krujë, ngrihen 70 çadra nga FA për të prekurit nga tërmeti

70 çadra janë ngritur mëngjesin e sotëm nga efektivët e ushtrisë për strehimin e banorëve në vështirësi.

Kampingu është ngritur nga FA në Fushë-Krujë në stadium. Prej dy ditësh, Shqipëria po përballet me një fatkeqësi natyrore.

Mëngjesin e të martës një tërmet me magnitutë 6.4 i shkallës rihter dhe me intensitet 8 ballë.

Ora 08:42
Ministria e Mbrojtjes: Ja 3 numrat ku mund të drejtoheni për të dhuruar ndihma

Ministria e Mbrojtjes bën apel për të gjithë ata që duan të japin kontribut për personat e prekur nga tërmeti.

Ja mesazhi i Ministrise se Mbrojtjes 

Qytetarët, kompanitë, bizneset që duan të kontribuojnë për të ndihmuar familjet e dëmtuara nga tërmeti i 26 Nëntorit, ju lutem të kontaktojnë numrat e mëposhtëm:
-04 22 22 223
-04 22 28 250
-0688046664

Këta numra janë në dispozicion 24 orë për këdo që kërkon informacion mbi pikën e grumbullimit të ndihmave në rezervat e shtetit dhe në komandën mbështetëse të Forcave të Armatosura me qëndër në Vaqar por edhe pika të tjera që po ngrihen në Tiranë, Durres e qytete të tjera.

Ora 08:28
Shtohet numri i çadrave në Thumanë

1574925059_thuman.jpg

Është shtuar numri i çadrave në fushën e sportit në Thumanë. Numri i lartë i personave brenda një çadre ka bërë që të shtohet numri i çadrave në mënyrë që të prekurit nga tërmeti t'i kalojnë sa me mirë këto ditë të trishta në jetën e tyre.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Susan: 23/07/2020 04:15

    Këto janë periudha të vështira, do të jeni të lumtur të dini se nuk jeni vetëm. Ekziston një kartë bosh që ju largon nga ajo çështje financiare shpejt, mos hezitoni të postoni skisakica1 @ protonmail . com

    Përgjigju
  • Kafsha: 30/11/2019 07:06

    Mirë shqiponjen po bethen perpjet pse? Po katedralja e rrëshenit pse nuk kthehet në banesë për njerezit? Sikur kishat e xhamite të ktheheshin në banesa, të gjithë do jene te siguruar.

    Përgjigju
  • Shqipëria: 28/11/2019 19:26

    Z. RAMA. Populli i thjesht ka kontribuar me sa ka pasur mundësi. I takon të mëdhenjve dhe të përkëdhelurve të tu të kontribuojnë me para! Në fund të fundit prap paratë e popullit do ndajnë! Shume super markete kanë shitur këto ditë ushqime sa për gjithë muajin! Big market, shpari, konadi etj le ta heqin fitimin e këtij muaji e ta çojnë për të prekurit nga tërmeti!

    Përgjigju
    • Lui: 29/11/2019 15:57

      Gjete ti.. biznesi keto situata pret.. Ata jane si shushunja..

  • Loni: 28/11/2019 17:21

    Show mediation vetem show! Nje situate e tille edhe ne nuk zgjidhim dot situate vetem ne nje zone imagjino ne gjithe shqiperine!? Nuk e Kan fajin ato te mjere we kush mbijetoj e kush nuk mundi e Kan fajin keto plehra qe japin firma per qellimi pasurimi dy individe edhe e pesojne te gjithe pa diskutim! Ska shpetim ketu me keta politikane duke I marre nga 1990 e deri tani pushkatim pa gjygj duan te gjithe pa perjashtim! Degjeneruar totalisht e na dalin na bejne moral sikur Jan Kristal te paster. Felliqesira qe marrin fryme!

    Përgjigju
  • Keshi: 28/11/2019 16:55

    Ky ska as turp mor vlla. Do vetem kesh...

    Përgjigju
  • Ndihme.: 28/11/2019 13:11

    Na fal o zoteri Rama.Ti dole dhe na tregove se po vidhen ndihmat dhe do vazhdojne te vidhen.Me mire te dergojme direkt tek llogaria e hajduteve ndoshta ta lehtesojme edhe ty pak "lodhjen"se u keputet fare. Me shume po shohim politikane ne terren se forcat e shpetimit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

PD: Balluku shfaqje nëpër fasoneri, euro në pikiatë

PD: Balluku shfaqje nëpër fasoneri, euro në pikiatë