SOLIDARITETI ndërkombëtar/ Turqit vendosin ku do ndërtojnë 500 shtëpitë, Greqia: Të gjithë bashkë për Shqipërinë

Vazhdon prej ditësh solidariteti ndërkombëtar me Shqipërinë e goditur nga tërmeti i 26 nëntorit. Shtete, organizata dhe individë, kanë ofruar ndihmën e tyre morale, materiale e monetare, për të lehtësuar sadopak peshën e dëmeve njerëzore. Shumë shtete, organizata dhe individë kanë akorduar dhe premtuar ndihma financiare dhe materiale.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:48
Kosovë/Malisheva mirëpret qindra shqiptarë të prekur nga tërmeti

Komuna e Malisheves përmes një njoftimi për shtyp ka bërë me dije se vazhdon të rritet numri i familjeve shqiptare që po strehohen në Malishevë pas tërmetit të 26 nëntorit.

“Krahas evidentimit të personave të cilët janë strehuar, të ardhurve nga Shqipëria iu është ofruar strehim, ushqim si dhe shërbimet e nevojshme shëndetësore, nga ekipet e shërbimit shëndetësor në Malishevë. Krahas shërbimit shëndetësor, edhe organizata humanitare “Nëna Terezë”, gjithashtu është duke dhënë mbështetjen e saj”, - thuhet në njoftimin e Komunës.

Ora 13:58
Kryqi i Kuq i Malit të Zi, 42.5 mijë euro për të ndihmuar të dëmtuarit nga tërmeti

Kryqi i Kuq i Malit të Zi ka mbledhur 42.5 mijë euro në llogarinë e saj bankare për të ndihmuar popullsinë shqiptare, të prekur nga tërmeti. Sipas zëdhënësit të saj, fondi i mbledhur do t’i përcillet Kryqit të Kuq të Shqipërisë.
“Të ardhurat do t’i përcillen Kryqit të Kuq të Shqipërisë, i cili ka qenë aktiv që nga fillimi në ofrimin e ndihmës, mbështetjes psiko-sociale dhe shpërndarjen e ndihmave për popullatën e prekur,”.

 

Ora 13:39
Deputeti gjerman Mark Hauptmann: Europa duhet t’i dërgojë mesazhe shprese Shqipërisë pas tërmetit

Deputeti i Bundestagut gjerman, Mark Hauptmann deklaron se Europa duhet t’i dërgojë mesazhe shprese Shqipërisë pas tërmetit të fuqishëm të mëngjesit të 26 nëntorit.

Përmes një postimi në Twitter Hauptmann thekson se pas tërmetit, ai në krye të një delegacioni të Bundestagut gjerman ishte në terren për të parë nga afër dëmet e shkaktuara nga tërmeti, ku humbën jetën 50 persona dhe mbi 600 të tjerë mbetën të lënduar.

Postimi i plotë i Mark Hauptmann:

Shqipëria u godit nga tërmete te mëdha këtë javë. Unë isha në terren dhe evidentova dëmet. 50 njerëz vdiqën, mbi 600 u plagosën dhe mbi 2500 humbën shtëpitë e tyre. Si Europianë, ne tani duhet t’i dërgojmë një mesazh shprese Shqipërisë dhe Kryeministrit, Edi Rama.

Ora 12:58
Ambasada Amerikane: Nis punën ekipi i dërguar nga USAID i inxhinierëve të strukturave

Në faqen e saj në Facebook, Ambasada amerikane në Tiranë shkruan se kanë nisur punë grupi i dërguar nga USAID, i inxhinierëve të strukturave nga disa departamente nga SHBA, të cilët do të ndihmojnë në vlerësimin e dëmeve në godina dhe infrastruktura, si pjesë e mbështetjes së qeverisë së Shteteve të Bashkuara për rimëkëmbjen nga tërmeti. Ky ekip do të ndihmojë në përcaktimin e shtëpive, shkollave dhe ndërtesave të tjera që janë të sigurta për rikthimin e njerëzve. 

Ora 12:11
Shpend Ahmeti: Fëmijët e ardhur nga Shqipëria në Kosovë prej tërmetit, do vazhdojnë shkollën në Prishtinë

Kryetari i bashkisë Prishtinë, Shpend Ahmeti ka deklaruar se fëmijët nga vijnë nga Shqipëria për tu strehuar në Prishtinë, do të kenë mundësi të vijojnë shkollën në Kryeqytetin e Kosovës.

“Shkollat e Prishtinës janë të hapura për të gjithë fëmijët e larguar nga Shqipëria për shkak të tërmetit, dhe të strehuar në Prishtinë“, thuhet në deklaratën për media të bashkisë Prishtinë.

“Së shpejti, Drejtoria e Arsimit në Kosovë do të tregojë planin e detajuar të sistemimit të fëmijëve në shkollA”, tha Kryetari i bashkisë së Prishtinës.

Ora 11:52
Specialistë nga Koreja e Jugut operojnë në Shijak: Qeveria koreane do ndihmojë financiarisht Shqipërinë

Një grup specialistësh vullnetarë nga Koreja e Jugut është duke punuar në Shijak duke inspektuar ndërtesat e dëmtuara nga tërmeti.

Ata janë shprehur se kanë vendosur të ndihmojnë familjet e prekura, duke i'u paguar atyre qiranë, derisa të bëhen sërish me shtëpi.

Njëkohësisht ata thanë se presin që qeveria koreane të akordojë një fond ndihme finaciare për Shqipërinë.

Ora 10:46
Prizreni strehon më shumë se 2000 shqiptarë të prekur nga tërmeti

Në Kosovë, qyteti i Prizrenit ka qënë mikpritësi i më shumë se 2000 shqiptarëve të prekur nga tërmeti, shumë prej të cilëve janë strehuar në shtëpi, hotele dhe shkolla.

Kryetari i komunës Prizren, Mytaher Haskuka tha se "Sipas regjistrimeve dhe familjeve që e tani më që janë regjistruar, janë rreth 2 mijë persona në shtëpi private, hotele.

Në Parkun Inovativ të Prizrenit janë akomoduar mbi 500 persona, ndërsa 1,500 të tjerë po priten në hotele, shtëpi private dhe shkolla”.

Ora 08:14
Gjysmëhëna e Kuqe Turke ngre çadra në fshatin Bubq dhe në Vorë

Gjysmëhëna e Kuqe Turke vazhdon të ndihmojë në terren të mbeturit pa strehë nga tërmeti i 26 nëntorit.

Sipas Anadolu Agency, personeli i Gjysmëhënës së Kuqe Turke ngritën çadra në fshatin Bubq të Durrësit dhe në Vorë të Tiranës në vendet e përcaktuara për popullatën, shtëpitë e të cilëve u dëmtuan gjatë tërmetit.

Para pak ditësh presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan premtoi ndërtimin e 500 njësive të banimit dhe u bëri thirrje vendeve arabe të ndihmojnë Shqipërinë përmes donacioneve finaciare.

Ora 08:09
Grekët po dëshmojnë një frymë të lartë solidariteti me Shqipërinë

Grekët po dëshmojnë një frymë të lartë solidariteti me Shqipërinë.

Greqia ishte një nga vendet e para që iu gjendën pranë Shqipërisë menjëherë pas tërmetit të 26 nëntorit.

Prej fqinjit tone nisen pothuajse çdo ditë ekipe specialistësh.

Në sheshin qëndror të Patras në Greqi, qytetarët grek po ofrojnë ndihma në fushatën e solidaritetit ndërmarë nga komuniteti i emigrantëve.

Qytetarët grekë shprehen se Greqia ka vuajtur shumë nga tërmetet dhe se do ndihmojnë me shuma monetare dhe materiale.

Veç qytetarëve grek, deri tani më shumë se 150 familje shqiptare kanë ndihmuar në këtë fushatë.

Ish kryeministri grek Papandreu vlerësoi komunitetin shqiptar në Patra dhe duke folur me ta shprehu mbështetjen e tij.

Televizioni grek Skai, organizon të martën një fushatë të madhe për grumbullim ndihmash.

Nën moton “Të gjithë bashkë mundemi për Shqipërinë”, televizioni Skai njofton se në gjithë Athinën do të jenë hapur tetë pika grumbullimi që do të funksionojnë gjatë gjithë ditës.

Fushata të tilla po organizohen këto ditë në të gjithë Greqinë.

Kryeministri Mitsotakis në kongresin e partisë së vet, Demokracia e Re, tha se : Mbështetja e Shqipërisë në këto momente të vështira i shërben Greqisë edhe për të dëshmuar aftësinë e menaxhimit të situatave emergjente.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kafsha: 02/12/2019 10:13

    Sytë vetëm nga Italia e tutje!

    Përgjigju
    • Hhkk: 02/12/2019 21:11

      Dhe nga ropt e tu o pleh

  • redi: 02/12/2019 08:37

    Falenderime te medha per popullin muk grek dhe qeverine e tij ,qe qe nga te paret qe erdhi te ndihmoj vendin tone mbas termetit katastrofik .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Në arrati nga viti 2023, SPAK shtyn me 3 muaj hetimet për Arben Ahmetaj

Në arrati nga viti 2023, SPAK shtyn me 3 muaj hetimet për Arben Ahmetaj