Ndihmat e shqiptarëve të Greqisë mbërrijnë në Durrës për të prekurit nga tërmeti
Foto nga kamionët e ndihmave
Një sasi e konsiderueshme ndihmash për banorët e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit ka mbërritur mbrëmjen e djeshme nga shqiptarët e Selanikut në Durrës.
Ndihmat u nisën nga parku me emrin “Durrësi” në Selanik dhe mbërritën në sheshin “Selanik” të qytetit bregdetar në Shqipëri.
Komuniteti Shqiptar i Selanikut sollën krevatë, dyshekë, batanije, veshmbathje dhe ushqime.
”Në Selanik jetojnë mijëra shqiptarë dhe sapo dëgjuan për tërmetin e tmerrshëm që kishte ndodhur në Shqipëri iu përgjigjën menjëherë thirrjes për ndihmë.
Ndihma janë dhënë dhe nga qytetarët, tifozët grekë të “Aris” e “Paokut”, bashki dhe institucione greke, kisha ortodokse dhe katolike. Reagim solidar i të gjithë shoqërisë së Selanikut. Kjo tregon se kur popujt kanë dëshirë të mirë e duan të bashkëjetojnë e ardhmja e tyre është pozitive dhe harmonike”, tha Luan Zyka, kreu i shoqatës Komuniteti Shqiptar i Selanikut.
Nënkryetari i Bashkisë së Durrësit Florian Tahiri i falenderoi shqiptarët për solidaritetin.
“Gjej rastin të falenderoj shqiptarët e Selanikut dhe të gjithë shqiptarët kudo ku ata jetojnë nëpër botë sepse na janë gjendur pranë dhe na kanë ndihmuar në këto ditë të vështira”, tha Tahiri.
Në këto ditë të ftohta dimri, destinacioni i këtyre ndihmave do të jenë familjet që jetojnë në çadra në zonat rurale të bashkisë Durrës.
Foto nga kamioni i ndihmave
/G.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?
-
Mirë
24.8%
-
Keq
61.3%
-
Nuk e di
13.9%
Vota total: 1288
Lajme të tjera
-
VIDEO/ Tërmeti i fuqishëm godet Japoninë, shikoni pamjet
17 Prill, 20:43
-
Greqi/ I mituri çon në burg babanë shqiptar: Na dhunon mua dhe mamin! Gruaja e mbron: Unë e dua, e ka fajin alkooli
11 Prill, 18:04
-
Hapet pas 102 vitesh Xhamia Yeni në Selanik, besimtarët myslimanë falin namazin e parë
10 Prill, 10:08
-
Tërmeti 4.8 ballë lëkund ndërtesat në New York, më i madhi në 40 vjet! OKB pezullon takimin për Gazën
5 Prill, 18:00
-
Mali i Zi goditet nga një tërmet 4.7 ballë
3 Prill, 14:00
-
Tërmet me magnitudë 7.4 ballë në Tajvan, më i forti në 25 vitet e fundit! Ndërtesa të shembura dhe njerëz nën rrënoja (VIDEO + FOTO)
3 Prill, 08:23
-
Tërmet 5.7 ballë në Greqi, lëkundjet ndihen edhe në Athinë
29 Mars, 09:24
-
Tërmet i fuqishëm në Itali, lëkundje në Kroaci dhe Slloveni
28 Mars, 12:13
-
Tërmet 4.7 ballë në Korfuz, lëkundjet ndjehen edhe në jug të Shqipërisë
22 Mars, 08:52
-
Greqi, përdhunoi një të mitur, gjykata dënon 24-vjeçarin shqiptar
20 Mars, 13:31
-
Greqi, klienti qëllon me thikë kuzhinierin shqiptar se nuk i pëlqeu pjata! Dalin pamjet
20 Mars, 08:37
-
VIDEO/ Dëshira e Sylvinhos gjen golin e parë me Dinamo Zagreb, i shënon PAOK-ut në Selanik
14 Mars, 20:09
Mire Jane NDIHMAT Per popullin e demtuar POR PROBLEMI ESHTE DUHET FILLUAR RINDERTIMI I BANESAVE KU ESHTE PROBLEMI QEVERIA KA MARRE PARA 15 miljon euro nga BE 20 miljon euro nga donacione te ndryshme KOHA KALON DHE PARET FIROJNE IKIN NE DREJTIME TE PA DITUR ME GJITHE ROJEN E FORTE TE PARAVE MINISTRIN AHMETAJ QE KEMI PER RIKUJTESE NJE PALLAT TE RINOVOHET NUK DON ME SHUME SE 40 miljon leke te vjetra
Përgjigju