Solistët e Filarmonisë së Vjenës e Berlinit në Tiranë! Julian Bulku tek 'Eksperimentali'! Festivali 'Alba', Në Opera muzikë baroke! Olen Cesari, nis koncerti

Violinisti Olen Cesari mban nga sot në orën 19.00, për tri net radhazi, në Pallatin e Kongreseve, një koncert me të ftuar artistët Sergio Cammariere, Marsela Çibukaj, Carlos Paz dhe Gaz Paja.

“Philarmonix” me solistë të Filarmonisë së Vjenës dhe Berlinit vijnë për herë të parë në Shqipëri. Sot në orën 20.00 do të mbajnë një koncert me muzikë klasike dhe jazz në Qendrën Kulturore pranë Katedrales Ortodokse.

Julian Bulku mban sot në orën 19.00 në Teatrin “Kujtim Spahivogli” performancën “Nga pafajësia në pafajësi”.

Festivali i Muzikës Baroke “Alba” vijon sot në orën 19.00 në Teatrin e Operas me “Tiro d’Ance” nga Italia.

Mbahet sot e nesër nga ora 11.00 në Teatrin e Operas një masterclass me koreografin e njohur  Jirir Kylian, fitues i “Luanit të artë” në 2008-ën në Bienalen e Venecias.

Vijon në Teatrin Kombëtar Festivali i Shkollave të Mesme të Tiranës. Sot në orën 13.00 gjimnazi “Besnik Sykja” vendos në skenë shfaqjen “Ëndrra e një nate vere” nga Ëilliam Shakespeare me regji të Kleard Gërmenjit.

Organizohet sot në orën 17.00 në qendrën e artit “Agimi” në Tiranë mbrëmja poetike “Pëshpëritjet e shpirtit” me autoren Klea Dhima.

Mbahet sot në orën 18.30 në qendrën kulturore “Tulla” mbrëmja poetike “Poesha” me Altea Alushin dhe Rita Petron.

Në vazhdë të nismës së Institutit Italian të Kulturës “Kinemaja e re Italiane” në Tiranë shfaqet sot në orën 19.00 në kimena ‘Milenium’ në Tiranë filmi ‘Disco Boy’ nga Giacomo Abruzesse.

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Monumenteve dhe Siteve shfaqet sot në orën 10.00 në Amfiteatrin e Apolonisë tragjedia “Medea” e Euripidit.

Shfaqen sot në orën 11.00 në sallën “Black Box” të Universitetit të  Arteve tri filma me metrazh të mesëm në triptikun “Moshat”, me praninë autorit Sokol Keraj.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Mbrojtja e mjedisit, Rama paralajmëron ligj të ri për menaxhim e integruar të mbetjeve

Mbrojtja e mjedisit, Rama paralajmëron ligj të ri për menaxhim e integruar të mbetjeve