Fiset indigjene të Bolivisë kanë mirëpritur Vitin e Ri 5522 duke përshëndetur rrezet e para të diellit nga lindja në perëndim, me ardhjen e diellit të dimrit nga Andet.
 
Ata kanë hapur ceremoninë e ritualit që në gjuhën e tyre quhet "amauta", me pjesëmarrjen e shumë pjesëtarëve të komunitetit me figura religjioze.
 
Ata dogjën pleh dhe ëmbëlsira njëkohësisht si dhuratë për Nënën Natyrë dhe Zotin e Diellit duke shpresuar për kohë të kthjellët e diell rrezellitës, që ende pa zbardhur dita
Sipas traditave të Aymara-ve nëse dielli del me qiell të pastër viti do të jetë i mbarë, ndërsa kur është i mbuluar me re do të jetë një vit me vështirësi.
 
Pas daljes së diellit udhëheqësi i ceremonisë Wilfredo Murga ju drejtua pjesëmarrësve të pranishëm duke u thënë se ky do të jetë një vit i mbarë për të gjithë, me dëshira të mira dhe me bekimin e zotit të diellit.
 
Menjëherë pas kësaj kanë nisur festimet me këngë dhe vallëzime tradicionale duke falënderuar diellin me duart lart. Sipas pjesëtarëve të komunitetit ata duhet të zgjidhin të gjitha problemet me familjen apo njerëzit përreth para ditës së pasuese, para se rrezet e diellit të nisin të jenë neutralë.
 
Për Aymara-t festimi i solsticit sjell energji të reja për vendin dhe banorët dhe vendi nga ku zhvillohet ceremonia konsiderohet si një vend shumë i shenjtë për ta.

Redaksia Online
(Suada Bajraktari/e.s/shqiptarja.com)