Trupat qeveritare somaleze i kanë dhënë fund një sulmi dhe marrjes peng të një hoteli në kryeqytetin e vendit Mogadiscio, nga grupi terrorist al Shabaab që prej ditës së premte.
Bilanci zyrtar i viktimave ka arritur në 17 të vdekur dhe forcat e sigurisë bëjnë me dije së kanë marrë nën kontroll të gjithë ndërtesën pas pengmarrjes së hotelit prej 12 orësh.
Mes viktimave mësohet se ishte dhe ambasadori i Somalisë në Zvicër, Yussuf Bari Bari. Burime të tjera bëjnë me dije se sulmuesit kanë qenë 9 persona. Hoteli frekuentohej nga personalitete të rëndësishme të politikës lokale, dhe mësohet se sulmi është marrë përsipër nga grupi ekstremist islamik i lidhur me Al-Qaedën.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com