Sondazhi i Report Tv, Mentor Kikia: Shqiptarët nuk janë të gatshëm të mbështesin rikthimin e Berishës! SPAK ka rritur besimin e qytetarëve tek drejtësia

TIRANË - Sondazhi i Report Tv i paraqitur mbrëmjen e djeshme theksoi edhe një herë se PS është drejt mandatit të katërt, teksa pëlqyeshmëria për liderin e PD-së Berisha ishte në rënie. Për më shumë foli në ‘Sot Live në Shqipëri’ analisti Mentor Kikia.

Kikia vuri në dukje për Nertil Agalliun se rikthimi i Berishës ka motivuar militantët e PD-së dhe ka krijuar një energji të re brenda partisë dhe në protestat publike. Megjithatë, ai theksoi se ngërçi kryesor për PD-në nuk është thjesht pëlqyeshmëria për qeverinë aktuale, por gatishmëria e qytetarëve për të mbështetur rikthimin e Berishës. 

'Rikthimi i Berishës i ka dhënë një puls të ri angazhimit të demokratëve duke krijuar mundësi për rigjallërim të ri të jetës politike të PD por edhe aksionin jashtë selisë politike, protesta. Megjithatë besoj se sondazhet masin qëndrime të ndryshme të qytetarëve. zoti Berisha i ka dhënë një impuls të ri qytetarëve apo aktivistëve të PD, por nuk janë në një mendim shqiptarët që nuk mbështesin qeverinë. Ngërçi i PD nuk është fakti a janë shqiptarët të gatshëm të mbështesin mandatin e katërt të PS. Por sa janë të gatshëm të mbështesin rikthimin e Berishës. Berisha mund të motivojë militantët e PD, por mund të mos motivojë pjesën dërrmuese të shqiptarëve vota e të cilëve do jetë e domosdoshme për ta sjellur në pushtet.'

Kikia vlerësoi besimin e publikut ndaj SPAK dhe kryeprokurorit Altin Dumani, duke e lidhur këtë me veprimet konkrete kundër korrupsionit dhe kundër të ashtuquajturve “të paprekshëm”. Sipas tij, SPAK është parë si një institucion që tenton të bëjë drejtësi në një klimë ku mungesa e saj ka qenë një arsye kryesore për largimin e shqiptarëve nga vendi.

'Besimi tek SPAK dhe Dumani është rezultat i punës deri tani dhe që ka nevojë për të besuar në një institucion. Shkalla e korrupsionit e institucioneve çonte në rënien e besimit tek ato. Krijimi i SPAK dhe aksionet e ndërmarra në luftën kundër të korruptuarve të paprekshme, numri i zyrtarëve apo ish-zyrtarëve e bëri SPAK të ishte një dritë shprese për shqiptarët që kërkonin drejtësi, që kërkonin ndëshkim për ata që abuzonin me fondet publike. SPAK u pa si institucioni i shpresës. Kur analizohen pse shqiptarët braktisin vendin, pse e shohin veten jashtë.

Arsyeja nuk është thjesht se nuk ka vend pune, një nga ato është mungesa e drejtësisë. Kur ka një institucion që tenton të bëjë drejtësi atëherë qytetarët e rrisin mbështetjen. Edhe Dumani si njeriu besoj më shumë është shndërruar për faktin se është atakuar kaq shumë nga opozita, Berisha dhe Meta, ia ka rritur më shumë kreditet publike. Ka shërbyer si rrufepritës i sulmeve publike. Dhe prandaj është bërë më shumë publik se ç’duhet të ishte. E rëndësishme që shqiptarët kanë një institucion ku besojnë. Shpresoj që besimi i tyre të justifikohet nga prokurorët.'

Analisti shtoi se sulmet e Berishës ndaj SPAK-it, si dhe premtimi i tij për riformatim të institucionit, shkojnë në kundërshtim me perceptimin pozitiv të publikut ndaj këtij organi. Për analistin, kjo përplasje reflekton një kontradiktë në strategjinë elektorale dhe politike të Berishës, që mund të mos përputhet me pritshmëritë e votuesve.

'Edhe pse palët e votuan reformën në drejtësi në ndërmjetësinë disi agresiv të ndërkombëtarëve, çështja e SPAK ndan mazhorancën nga opozita. Berisha mendon se SPAK ka akuza politike ndaj tij dhe Metës. PD mendon se ka agjendë politike dhe duhet ndërhyrë në strukturën.

Berisha e ka shprehur se do riformatojë mënyrën si do funksionojë SPAK. ky reagim i tij ndaj SPAK shkon në sens të kundërt me perceptimin e publikut ndaj SPAK. nuk e di nëse i shkon për shtat qëndrimeve politike apo elektorale. Një politikan do duhej të mbante qëndrime që mbajnë peshën elektorale. Ka ca lloj kontraditash në qëndrimet e Berishës për SPAK apo ambicieve të PD-së.'

G.K/A.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

'Ne blejmë më shtrenjtë se qytetarët e BE', deputetja e PL-së: Shëndeti i shqiptarëve kërcënohet si nga prodhimi vendas dhe ai i importit

'Ne blejmë më shtrenjtë se qytetarët e BE', deputetja e PL-së: Shëndeti i shqiptarëve kërcënohet si nga prodhimi vendas dhe ai i importit