
Kryeministri Edi Rama vijon të mbetet politikani më i preferuar i shqiptarëve. Madje pëlqimi i tij është rritur me 1.7% në krahasim me rezultatin e një muaj më parë. Duket që shqiptarë kanë vlerësuar pozitivisht rolin e tij në lidhje me situatën e Kosovës.
Kështu në sondazhin e Report Tv të realizuar në bashkëpunim me Eduard Zaloshnjën 41.7 % e kanë opinion pozitiv për Ramën, kundrejt 40% që ishin muajin e kaluar.
Aktivizimi i Lulzim Bashës në krye të PD-së është shoqëruar me një rritje prej 2 % në krahasim me muajin e kaluar. Kështu këtë muaj 4.9% kanë vlerësim pozitiv për të në krahasim me 4.7 % që ishin në shtator.
Sali Berisha vijon të ketë rënie të mbështetësve të tij. Tjetër tregues ky pas humbjeve të zgjedhjeve në Rrogozhinë edhe në Kukës. Në sondazhin e Report Tv Sali Berisha ka një rënie prej 2.2% në krahasim me muaj e kaluar. Shifrat e tetorit janë 18.9% ndërsa në shtator ishin 21.1 %.
Ndërkohë mbështetja e kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta mbetet e pandryshuar 3.7% njësoj si muajin e kaluar.
Interesante është alternativa e pestë. 30.9% kanë thënë se nuk duan asnjërin prej tyre duke kërkuar të lindë në skenën politike një lider të ri.
Lajmi kryesor:
Sondazhi/ Nëse zgjedhjet mbahen sot, PS fiton mandatin e 4! Rama mbetet politikani më i preferuar! Bie pëlqimi për Berishën, ngrihet Basha! Qytetarët të zhgënjyer nga opozita












