Situata e paqartë në të cilën ndodhet opozita dhe ndarja e saj në disa grupime pro dhe kundër ish kryeministrit Sali Berisha i shpallur non grata nga SHBA-të dhe Britania e Madhe për korrupsion dhe cenim të demokracisë vijon të dëmtojë imazhin e saj.

Së fundmi Kryesia e Partisë Demokratike e opozitës përjashtoi deputetin Gazmend Bardhi nga anëtarësia e partisë dhe bashkimi i tij me Sali Berishën.

Kjo ka ndikuar tek vlerësimi që kanë qytetarët në përgjithësi për aktivitetin e opozitës, duke pësuar sërish rënie në krahasim me një muaj më parë.

Të pyetur në sondazhin e Report Tv realizuar në bashkëpunim me Eduard Zaloshnjën, shumica dërrmuese e qytetarëve vlerësojnë negativisht aktivitetin e opozitës.

Konkretisht, 50 % vlerësojnë negativisht, 25.2 anojnë nga negativja. Vetëm 14.7% kanë një vlerësim pozitiv dhe 10% anojnë nga pozitivja.


Lajmi kryesor:

Sondazhi/ Nëse zgjedhjet mbahen sot, PS fiton mandatin e 4! Rama mbetet politikani më i preferuar! Bie pëlqimi për Berishën, ngrihet Basha! Qytetarët të zhgënjyer nga opozita