Gati tre të katërtat e votuesve në zgjedhjet presidenciale të së martës (5 Nëntor), thonë se demokracia amerikane është nën kërcënim, sipas sondazheve paraprake kombëtare nga Edison Research.
Këto shifra kanë reflektuar ankthin e thellë me të cilin përballet kombi pas një fushate kontestuese midis demokrates Kamala Harris dhe republikanit Donald Trump, raporton Reuters.
Demokracia dhe ekonomia renditen deri tani si çështjet më të rëndësishme për votuesit, me rreth një të tretën e të anketuarve që përmendin secilën, të ndjekur nga aborti dhe imigracioni me 14% dhe 11%, treguan të dhënat. Sondazhi tregoi se 73% e votuesve besonin se demokracia ishte në rrezik, kundrejt vetëm 25% që thanë se ishte e sigurt.
Të njëjtin sondazh ka publikuar edhe CNN, duke trajtuar përqindjet e votuesve të secilit kandidat dhe shqetësimin kryesor të tyre.
Për më shumë se gjysmën e votuesve të Kamala Harris, 56%, demokracia është çështja kryesore në lojë, e ndjekur nga aborti (21%), ekonomia (13%), politika e jashtme (3%) dhe emigracioni (2%).
Prioritete shumë të ndryshme për votuesit e Donald Trump, 51% e të cilëve përmendën ekonominë si çështjen më të rëndësishme, të ndjekur nga imigracioni (20%), demokracia (12%), aborti (6%) dhe politika e jashtme (4%).
Lajmi kryesor:
LIVE- Zgjedhjet në SHBA/ Trump-Harris: 105 me 72 vota elektorale! Garë 'kokë më kokë' në Georgia, South Carolina dhe Ohio
A.Q/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?
-
Harris
47.8%
-
Trump
48%
-
S'kam mendim
4.2%
Vota total: 10643
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zgjedhjet në SHBA, Felaj nga Los Angelos për Report Tv: Situata e qetë, pjesëmarrje e lartë e grave dhe të rinjve
6 Nëntor, 01:17
-
Harris apo Trump? Kush do të donin shqiptarët të ishte presidenti i SHBA-së! Si ka ndryshuar rezultati në sondazhin e Shqiptarja.com! Votoni dhe ju
5 Nëntor, 22:55
-
Zjarret në aeroplanët e transportit të mallrave, dyshohet se u organizuan nga Moska
5 Nëntor, 22:12
-
'Amerika vendos', Rudina Hajdari zbulon në Report Tv: Votova për Trump! Do i sillte ndryshim botës! Kadilli: Ka alarm në agjencitë e OKB
5 Nëntor, 22:07
-
Trump apo Harris/ Spahiu: Shqiptarët të ndarë dhe paqartë se fitorja kujt është në interes të Shqipërisë dhe Kosovës
5 Nëntor, 21:22
-
Zgjedhjet presidenciale në SHBA/ Kush do të fitojë garën për kontrollin e Kongresit?
5 Nëntor, 18:37
-
Eduard Zaloshnja: Donaldi s'do ta pranojë humbjen, nëse humbet…
5 Nëntor, 17:28
-
Osmani: Kosova e bekuar me përkrahjen bipartizane amerikane
5 Nëntor, 16:48
-
SHBA/ Agjencitë federale thonë se Rusia dhe Irani po shtojnë përpjekjet për të ndikuar në zgjedhjet amerikane
5 Nëntor, 15:26
-
Koreja e Veriut kryen një provë me raketa balistike me rreze të shkurtër veprimi
5 Nëntor, 15:16
-
NBA/ Thunder dhe Cavs me pikë të plota, Lakers 'K.O' në Detroit! Fitojnë Golden State dhe Celtics
5 Nëntor, 13:07
-
CNN: Si po përgatiten aktivistët Trumpistë të minojnë rezultatin e zgjedhjeve, nëse fiton Kamala
5 Nëntor, 12:55