JAVANEWS zhvilloi në fund të shtatorit, në bashkëpunim me Dr. Eduard Zaloshnjën, një sondazh telefonik në territorin e Bashkisë së Tiranës. Anketimi u krye me 1000 banorë me të drejtë vote në Tiranë, të përzgjedhur në mënyrë krejt rastësore. Maksimumi i marzhit të gabimitstatistikor për këtë kampion është plus/minus 3.1%.

Rezultatet kryesore të sondazhit paraqiten në këta 3 grafikë (rezultatet e plota vijojnë poshtë grafikëve):
 
Sondazhi telefonik: 60% e tiranasve, opinion pozitiv për punën e Veliajt
 
Rezultatet e plota:

Nëse do të ishin përsëritur zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës në fund të shtatorit:
Veliaj do të merrte 185 mijë vota (nga 160 mijë që mori vjet).
Nëse do të ishin zhvilluar zgjedhjet parlamentare në territorin e Tiranës në fund të shtatorit:
Pjesmarrja do të ishte sa 9/10 e 2013-ës, dhe raportet e votave për dy koalicionet do të mbeteshin 60%-40%.

Bazuar në ç’keni parë, dëgjuar e lexuar deri më sot a mendoni se Erion Veliaj ka punuar mirë?

Po 60%;  Jo 35%;  S’e di 5%.

A mendoni se Bashkia ka bërë një punë të mirë me këndet e lojrave të fëmijëve?

Po 61%;  Jo 34%;    S’e di 5%.

A mendoni se Bashkia ka bërë një punë të mirë me rinovimin e koshteve/shkollave?

Po 59%;Jo 35%;     S’e di 6%.

A mendoni se Bashkia ka bërë një punë të mirë me rregullimin e rrugicave dhe trotuarëve të blloqeve të banimit?

Po 64%;    Jo 32%;  S’e di 4%.

A mendoni se Bashkia ka bërë një punë të mirë me parqet/lulishtet dhe mbjelljen e pemëve?

Po 52%;Jo 40%;      S’e di 8%.

A mendoni se Bashkia ka bërë një punë të mirë me pastrimin dhe mbledhjen e plehrave?

Po 61%;    Jo 35% S’e di 4%

A mendoni se Bashkia ka bërë një punë të mirë me ndriçimin e rrugëve?

Po 60%;  Jo 35%;   S’e di 5%.

A mendoni se Bashkia ka bërë një punë të mirë me organizimin e aktiviteteve festive?

Po 62%;  Jo 34%;   S’e di 4%.

Bazuar në ç’keni parë, dëgjuar e lexuar deri më sot a mendoni se kryebashkiaku Erion Veliaj do të punojë mirë në 3 vitet e ardhshme?

Po 59%;  Jo 35%;      S’e di 6%.

sondazhi

sondazhi

sondazhi

Redaksia Online
(M.Ç/shqiptarja.com)