Një prej dueleve më të mëdha të 1/8-ve të Botërorit, Portugali-Spanjë, do të luhet sonte në orën 21:00 në stadiumin e Arlingtonit. Kjo mund të jetë ndeshja e fundit e legjendarit Cristiano Ronaldo me Portugalinë në Botëror, pasi CR7 në konferencën për shtyp para ndeshjes tha se ‘me siguri ky është Botërori i fundit për mua’.

41-vjeçari debatoi gjatë me gazetarët, duke thënë se ‘për 23 vite ju më keni sulmuar, por unë vazhdoj të kontribuoj me Portugalinë’. Vetë CR7 e pranoi se ‘nuk është më ai lojtari i dikurshëm’, por saktësoi se nuk ka bërë keq në këtë Botëror. Sipas Ronaldos realizimi i 3 golave nuk është pak, ndërsa sipas tij lojtarët të cilët kanë realizuar më shumë ‘kanë patur një formë më të mirë’. 5 herë fituesi i ‘Topit të Artë’ u pa shumë i relaksuar para super duelit, ndërsa përfundoi se ‘fitimi ose jo i Botërorit nuk do ta bëjë më pak Cristiano Ronaldo’.

Duhet theksuar se Spanja e nis si favorite përballjen e Botërorit kundër Portugalisë, teksa mbrojtësi Pau Cubarsi u shpreh se ‘Ronaldo është një legjendë e këtij sporti që do ti kërkojë fanellën në fund’. Sakaq trajneri De La Fuente e pret me padurim duelin me Portugalinë, duke thënë se ‘Spanja i admiron të tilla sfida’, ndërsa deklaroi me siguri se ‘mesfusha e Spanjës është më e mira në Botëror’.

Ndeshja e fundit mes Spanjës dhe Portugalisë është luajtur në 2025, teksa luzitanët pas rezultatit 2-2 ku shënoi edhe Ronaldo fitoi me penallti Ligën e Kombeve.

Për të lexuar lajme të tjera nga Botërori KLIKONI KËTU.

Për të parë rezultatet e ndeshjeve të Botërorit KLIKONI KËTU.