Pas suksesit me albumin “Anima Rara” dy vite më parë, Ermonela Jaho u përzgjodh sërish ndër si një ndër 26 fitueset e jurisë së Çmimeve Ndërkombëtare të Muzikës Klasike (ICMA). Kësaj here, sopranoja e njohur shqiptare nderohet si “Artistja e vitit”, në një listë ku u nominuan mbi 391 prodhime artistike e një sërë artistësh, Si qëllim kryesor juria e këtij çmimi ka filtrimin e muzikës më cilësore dhe ajkës së artistëve që e jetësojnë atë.
Në motivacionin që shoqëron çmimin Jaho vlerësohet për bukurinë unike të zërit të saj të lavdishëm, të udhëhequr nga siguria dhe shkëlqimi vezullues.
“Jaho magjeps me estetikën e saj të pastër vokale. Por kjo është vetëm njëra anë e artit të madh të këngëtares, pjesa tjetër lidhet me praninë e saj teatrale elektrizuese. Janë të paktë këngëtarët që arrijnë në një shkallë kaq të lartë, të identifikimit të roleve me ta. Dhe kjo me një vërtetësi kaq totale dhe një emocion thellësisht prekës. Me të dalë në skenë, Jaho hedh tej si një mantel personalitetin e saj dhe mishëron personazhin që duhet të interpretojë”, shkruhet në vlerësim.
Ndarja e këtyre çmimeve do të mbahet në Poloni gjatë Forumit Kombëtar të Muzikës në 21 prill, e shoqëruar nga një mbrëmje gala të udhëhequr nga drejtori muzikor Giancarlo Guerrero.
Jaho aktualisht po interpreton në skenat më prestigjiose, si Opera Nacionale e Parisit, apo Teatri Metropolitan i Neë York-ut në SHBA. Këtë vit ajo pritet të vijë dhe në Teatrin e Operas, ku është anëtare bordi me disa masterklase, për artistë të rinj, brenda e jashtë vendit.

F.D/SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Arrestohet Dako, Po i përmbush SPAK pritshmëritë në luftën ndaj korrupsionit?
-
Po
25.3%
-
Jo
67.1%
-
Nuk e di
7.6%
Vota total: 1453
Lajme të tjera
-
Personazh/ Rovena, një ‘Ermonelë e vogël’ e Operas! Historia e sopranos nga fëmijëria në Peshkopi, tek magjia e Teatrit: Kënga, ëndrra e parealizuar e nënës
8 Maj, 17:05
-
Olen Cesari trajnim liceistëve: Rikthehem ku e nisa! Ka talente, problem vullneti! Masterclass-i i Ermonela Jahos? Mosprezenca skandal, minimumi duhej dëgjuar
27 Prill, 18:29
-
‘U pranova falas!’ Flasin artistët që morën pjesë në masterclass-in e Jahos, Jesku: Xhelozi e fodullëk nga pedagogët, presioni ekziston! Xhelili: Ermonela na motivoi!
24 Prill, 16:30
-
Sopranoja Ermonela Jaho zgjidhet ‘Artistja e Vitit’ nga International Classical Music Awards
23 Prill, 11:24
-
Mbi debatin që shkaktoi Ermonela Jaho në Tiranë
21 Prill, 20:15
-
Alba Malltezi: Për Ermonelën dhe për ekskluzivitetin e të bukurës dhe talentit
20 Prill, 14:35
-
Ermonela, po sikur të kishe hapur një Big Brother në Tiranë?
20 Prill, 12:12
-
Tenori Josif Gjipali i përgjigjet Ermonela Jahos: Mos ua qaj hallin studentëve të Arteve, dinë të këndojnë! Unë s’kam nevojë për masterclass
19 Prill, 11:23
-
Studentët e arteve nuk shfaqin interes! Ermonela Jaho, për katër ditë në “Opera” me masterclass: Detyrim moral, teatrin do ta bëjmë ne!
17 Prill, 15:53
-
TOB hap thirrjen për programin profesional 'Akademia Teatrale', Ermonela Jaho vjen në Shqipëri si masterclass
23 Mars, 21:23
-
Ermonela Jaho: Djem dhe vajza, suksesi nuk matet me like, por me punë! Ëndrrat bëhen realitet kur i ndjek ato
28 Dhjetor 2022, 11:03
-
Ermonela Jaho me çiftin mbretëror të Spanjës, nga më të pëlqyerat e publikut! Pas shfaqjeve të anuluara, rikthehet me ‘Suor Angelica’
5 Nëntor 2022, 21:51