Sorbeto me shalqi nga zonja Albana

Sorbeto me shalqi

Përbërësit:

  • 4 gota shalqi pa fara prerë në copa
  • 1/2 gotë sheqer
  • 1/2 gotë ujë
  • 1 lugë gjelle lëng limoni të freskët
  • 1 lugë çaji lëkurë limoni të grirë

Përgatitja:

Në një tenxhere të vogël, vendosim sheqerin dhe ujin. Ngrohim përzierjen mbi zjarr të ulët derisa sheqeri të tretet plotësisht. E heqim nga zjarri dhe e lëmë të ftohet plotësisht. Shalqirin pasi e kemi prerë në copa dhe e kemi pastruar nga farat e vendosim në blender dhe e përpunojmë derisa të krijohet një masë homogjene.  Shtojmë lëngun dhe lëkurën e limonit te masa e shalqinit dhe e përziejmë mirë. Më pas shtojmë shurupin e ftohur. E vendosim përzierjen në një enë të cekët (të mbuluar) në ngrirje në frigorifer për rreth 3-4 orë, duke e përzier çdo 30-40 minuta për të parandaluar krijimin e kristaleve të mëdha të akullit. Para se t’a shërbejmë e lëmë sorbeton të zbutet për disa minuta në temperaturë dhome.  

 

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Vlora nën ‘pushtetin’ e zjarreve! Shefi i Zjarrfikësve jep alarmin: S’kemi makina për të shuar flakët!

Vlora nën ‘pushtetin’ e zjarreve! Shefi i Zjarrfikësve jep alarmin: S’kemi makina për të shuar flakët!