TIRANE-Luigi Soreca bën një vit në krye të misionit të delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri. Në një postim në rrjetet sociale ai ka publikuar disa foto nga rrugëtimi në vendin tonë dhe sfidat që ka përpara.
"Më 10 shtator 2018 mbërrita në Shqipëri si ambasadori i ri BE-së . Një vit i mbushur me punë të palodhur dhe angazhim për të ndihmuar Shqipërinë në afrimin me BE-në.
Takime të shkëlqyera dhe argëtim me njerëz me zemër të ngrohtë të këtij vendi të mahnitshëm! Kemi shumë punë para" shkruan ai.
Në tetor të këtij viti pritet që të merret vendimi nëse BE-ja do të hapë negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.