Bashkimi Evropian pret që qeveria dhe opozita shqiptare të ulen në diskutime me njëra-tjetrën dhe të angazhohen për të kapërcyer situatën aktuale politke në vend. Në një reagim për Report Tv, delegacioni i Bashkimit Evropian në vendin tonë, thotë se djegia e mandateve nuk i shërben Shqipërisë dhe se bojkoti i Kuvendit shkon kundër interesave të qytetarëve për reforma.
Reagimi i delegacionit të BE-së në Tiranë, për Report TV
E drejta e qytetarëve për t'u angazhuar në demonstrata paqësore është një tipar themelor dhe një vlerë thelbësore e çdo demokracie të pjekur dhe duhet të garantohet.
Sidoqoftë, përdorimi i akteve të dhunshme dhe kryerja e dëmeve ndaj pronës publike siç pamë të shtunën e kaluar në qendër të Tiranës, nuk është e pranueshme.
Parlamenti është baza e çdo demokracie evropiane – ai është një vend ku debatet mbi reformat dhe zhvillimet përkatëse duhet të diskutohen dhe të çohen përpara, e jo të bojkotohen.
Dëgjuam njoftimin e partive opozitare që deputetë individualë do të heqin dorë nga mandatet e tyre aktuale.
Heqja dorë nga mandatet është dukshëm kundërproduktive për Shqipërinë dhe shkon kundër interesave të qytetarëve për reforma.
Ne presim që qeveria dhe opozita të angazhohen në diskutime konstruktive me qëllim kapërcimin e situatës politike aktuale.
G.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.2%
-
Të gabuar
81.4%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 4486
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Përfundoi misionin në Shqipëri, Soreca: Ishte nder dhe kënaqësi të drejtoja Delegacionin e BE-së
15 Nëntor 2023, 20:47
-
Pandëshkueshmëria, Soreca: SPAK të vijojë luftën pa trysni politike e pa ndërhyrje
15 Nëntor 2023, 18:55
-
Anuloi mbledhjen e Komisionit të Integrimit, Tabaku: E pafalshme të kishim skena kaosi në sy të ambasadorit Soreca
13 Nëntor 2023, 11:17
-
Mbledhja e Këshillit Kombëtar të Integrimit, Tabaku për Report Tv: E anulova pasi Soreca dorëzoi sot raportin e KE-së
10 Nëntor 2023, 19:35
-
Soreca dorëzon Raportin e vitit 2023 për Shqipërinë, ambasadori: Ka vështirësi, por janë të kapërcyeshme! Nikolla: Do analizojmë shqetësimet e KE
10 Nëntor 2023, 11:52
-
Progres raporti i KE, Soreca: SPAK të ndjekë paranë, luftë korrupsionit! Partitë të ulen në dialog! Reforma Zgjedhore të kryhet me konsensus
9 Nëntor 2023, 11:53
-
Marrëveshja për emigrantët me Italinë/ Soreca: Po e vlerësojmë! Qeveria: Askush s'duhet të shqetësohet! Do ratifikohet në parlament
9 Nëntor 2023, 11:31
-
Soreca: Garantoni votën e emigrantëve! Celibashi: Dështon nëse s'ka konsensus! Opozita: Mundësitë janë
19 Tetor 2023, 16:03
-
Soreca: Nevoja e zgjerimit të BE më e madhe se kurrë, Ballkani është pjesë e unionit! Hasani: Të hënën në samitin e procesit të Berlinit rezultate konkrete
13 Tetor 2023, 10:33
-
Forumi i OSBE-së për Zhvillimin e Medias në Tiranë, Soreca: Përmirësim i kushteve të punës për gazetarët
18 Shtator 2023, 17:48
-
Më 18 shtator nis Censi 2023, Rama: Proces me standarde e të dhëna reale! Mesazh-Athinës: Leksione për minoritetet s'na jep askush, jemi model
13 Shtator 2023, 10:19
-
Soreca takohet me Presidentin Begaj, delegacioni i BE-së: Vlerësoi rolin e Shqipërisë si aktor konstruktiv rajonal
12 Shtator 2023, 18:31