Soreca: Koha për kompromis, ura e dialogut ekziston...thjesht duhet të gjendet (VIDEO)

Bashkimi Europian ka apeluar sërish për dialog në funksion të zgjidhjes së krizës politike. Përmes ambasadorit Luigi Soreca, BE i ka bërë thirrje qeverisë dhe opozitës të bëjnë kompromis, të ulen në një tryezë të përbashkët, me qëllim realizimin e reformës zgjedhore sipas rekomandimeve të OSBE/ODIHR.

Kreu i delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, Luigi Soreca, tha se në takimet që Genoveva Ruiz Calavera pati me kryeministrin Edi Rama, i kërkoi që qeveria të miratojë reformën zgjedhore, e veçanërisht, rritjen e ndëshkimit për shit-blerjen e votave.

Në një prononcim për mediat, Soreca tha se qeveria duhet të dialogojë me opozitën për ta arritur këtë, por megjithatë, mazhoranca është në kushtet që ta miratojë e vetme reformën zgjedhore, pasi disa nga rekomandimet kyçe të OSBE-ODIHR (që korrespondojnë edhe me kërkesat e opozitës), nuk kërkojnë ndryshime legjislative.

Soreca beson se ka një urë mbi të cilën mund të lindë dialogu dhe kompromisi mes mazhorancës dhe opozitës.

"Kur takuam qeverinë e ftuam atë të bisedonte me opozitën në lidhje me reformën zgjedhore. E ftuam qeverinë të krijojë këtë dialog dhe të merren masa në ato fusha që janë në atë kompetencë të tyre, për të parë që nuk kishte nevojë për ndryshime legjislative.

Kjo do të thotë që reforma zgjedhore mund të kryhet edhe pa ndryshimet legjislative me anën e disa hapave nga ana e qeverisë. E kemi ftuar qeverinë të ndërmarrë këto hapa në atë fushë që ka të bëjë me shit-blerjen e votave.

Ka disa gjëra që mund të bëhen nga qeveria dhe këto janë gjërat që opozita ka kërkuar. Kjo iniciativë ka të bëjë me rekomandimet e OSBE-ODIHR, që disa mund të kërkojnë ndryshime legjislative, por disa të tjera mund të bëhen nga qeveria

Ne vazhdojmë të bëjmë thirrje për dialog në çdo takim", tha Soreca.

"Tani ka ardhur koha për kompromis, qeveria dhe opozita të takohen në mesin e urës. Unë besoj që ura ekziston thjesht duhet të gjendet"

Ambasadori i BE-së Luigi Soreca

Nga Inspektoriati i Deklarimit të Pasurive, ambasadori i Bashkimit Europian Luigi Soreca, u ndal edhe tek vettingu, ku sqaroi se ky proces po ecën mjaft mirë por duket të kombinohet shpejtësia e tij me cilësin1ë e vendimarrjes.

“Mos të harrojmë që këtu bëhet fjalë për të drejtat e njeriut dhe magjistratëve që po e kalojnë këtë proces dhe kjo është e rëndësishme. 120 vendime janë marr tashmë po ashtu presim dhe vendime të tjera në të ardhmen dhe ne presim që të ketë një drejtpeshim të mirë ndërmjet shpejtësisë dhe cilësisë”, tha Soreca

Këtë të hënë Inspektoriati i Deklarimit të Pasurive inauguroi sistemin elektronik të deklarimit të pasurive ku pritet që së shpejti mbi 3000 deklarata zyrtarësh përsa i përket pasurisë të jenë online. Sipas përfaqësuesve të BE, KE dhe USAID kjo do të ndihmojë në luftën ndaj korrupsionit, transparencën dhe do të ndikojë që në zgjedhje njerëzit të kenë një pasqyrë të qartë se nga kush qeverisen.

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kasem gahinji: 08/04/2019 15:28

    Ka nje vit qe kerkohet dialogu me opoziten.madje ne komision,ne parlament.ata nuk pranuan,dogjen dhe mandatet.tani rekomandohet dialogu jo ne parlament por ne mesin e ures.po mire,z.soreka.kjo opozita qe po merr mandatet cdo dite,sipas ligjit,si te duket ty?e paafte?jo kompetente?ata qe dogjen mandatet prishen kontraten me popullin dhe ruajten kontraten me partine.keta te tjeret i kane kontratat te dhena nga populli,sepse jane zgjedhur ne listat e miratuara nga zgjedhesit.pra kane te drejte qe pas betimit te ushtrojne veprimtaeine ne emer te popullit.me partite?te merret presidenti me kthesat piruete 180 grade apo me tangon 1 hap para dy hapa prapa.te pakten ty zoti sorreka nuk te takon te ulesh steken ne veprime me ligj, pa ligj.jo.veprimet duhet te behen me ligj.pra ne parlament.qeveria nuk duhet te nderhyje ne ligjin zgjedhor.ajo duhet te zbatoje ligjin zgjedhor pas cdo ndryshimi te miratuar ne parlament.po lulushi?te jape mendime ne tryezen e prasi dentit.te akordoje me deputetet e rinj.kjo i mbetet.une propozoj nje amendament:-te gjithe ish deputeteve qe dogjen mandatet tu hiqet e drejta e rikandidimit per nje periudhe 15 ose 20 vjecare.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja