Sot 819 raste të reja dhe 21 humbje jete nga COVID-19, viktima më e re 35 vjeç! Infektohet mjeku endokrinolog, dërgohet për kurim në Turqi

Sot 819 raste të reja dhe 21 humbje jete nga COVID-19, viktima më e re 35 vjeç! Infektohet mjeku endokrinolog, dërgohet për kurim në Turqi

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë shënuar 21 viktima dhe 819 raste të reja nga COVID -19.  Viktima më e re në moshë ka qenë 35 vjeç. Gjithashtu i infektuar me COVID ka rezultuar edhe një mjek endokrinolog Geront Husi, i cili është dërguar për kurim në Turqi. Nga 3372 testime të kryera ditën e sotme kanë rezultuar pozitivë 819 qytetarë, ku Tirana është qyteti me rastet më të larta aktive në 24 orë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:  300 raste në Tiranë, 50 në Durrës, 38 në Shkodër, 36 në Berat, 32 në Elbasan, 30 në Lushnje, nga 29 raste në Lezhë, Gjirokastër, 25 në Pogradec, nga 22 raste në Fier, Kavajë, 21 në Kurbin, 19 në Korçë, 18 në Krujë, 17 në Vlorë, 10 në Mallakastër, nga 9 raste në Kamëz, Mat, Peqin, nga 7 raste në Rrogozhinë, Librazhd, Sarandë, nga 6 raste në Kolonjë, Vorë, nga 5 raste në Pukë, Prrenjas, Kuçovë, Cerrik, nga 4 raste në Kukës, Tepelenë, Malësi e Madhe, Gramsh, nga 3 raste në Devoll, Memaliaj, Maliq, nga 2 raste në Delvinë, Vau i Dejës, Divjakë, Selenicë, nga 1 rast në Has, Mirditë, Tropojë, Dibër, Skrapar, Poliçan, Këlcyrë, Libohovë.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 21 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 7 qytetarë nga Tirana, 3 qytetarë nga Durrësi, 3 qytetar nga Lushnja, 2 qytetarë nga Elbasani, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Kurbini, 1 qytetar nga Librazhdi, 1 qytetar nga Saranda, 1 qytetar nga Kavaja, të moshave 35-84 vjeç.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 647 pacientë, 31 në terapi intensive, nga të cilët 8 pacientë janë të intubuar.

Gjatë ditës së sotme janë kryer 306 vaksinime antiCovid dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 19,663 vaksinime.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 838 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 75,190 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (7 Mars 2021)

Raste të reja ditore       819

Të shëruar në 24 orë     838

Të shtruar në spitale      647

Humbje jete në 24 orë   21

Testime ditore               3372

Testime totale          489,136

Raste pozitive          112,897

Raste të shëruara       75,190

Raste Aktive              35,768

Humbje jete               1,939

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë     23425

Fier         2566

Vlorë       1721

Durrës     1682

Shkodër   1352

Gjirokastër 1209

Korçë       942

Elbasan    778

Lezhë       793

Berat        608

Dibër       364

Kukës     328

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:07
Infektohet me COVID mjeku endokrinolog Geront Husi, dërgohet për kurim në Turqi! Pipero: Është në terapi intensive, po lufton të mposhtë virusin

COVID-19 ka infektuar një tjetër person në radhët e mjekëve, ku i prekur rezulton mjeku endokrinolog Geront Husi. Doktor Husi është prekur nga COVID dhe është dërguar për kurim në Turqi. Mjeku ndodhet në terapi intensive, por në parametra jetësor normale.

Për rastin e tij ka reaguar edhe meku Pëllumb Pipero, i cili tregon se mjeku ndodhet në gjendje jo të mirë shëndetësore, por uron që ai t’ia dalë dhe t’i bashkohet sërish kolegëve dhe familjes.

“Dr. Geront Husi endokrinologu ynë i talentuar po përballet me Covd 19 në Spitalin Medical Park ne Stamboll! Para vetem 2 minutash fola me mjekun qe e ndjek dhe me konfirmoi se Dr Geri, kolegu jone i shtrenjte, eshte ne gjendje jo te mire shendetesore, por me prametra jetesore normale, ne terapi intensive, por po lufton fort per t’ja dale dhe urojme e deshirojme T’ja Dale! Te gjithe ne urojme qe Geri ta fitoje kete beteje dhe te kthehet midis nesh!”, shkruan Pipero.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë