Sot ceremonia në Korenë e Jugut, Kadare nderohet me Çmimin Pak Kyongni 2019: Regjimi në Shqipëri, si ferri i Dantes

Sot ceremonia në Korenë e Jugut, Kadare nderohet me Çmimin Pak Kyongni 2019: Regjimi në Shqipëri, si ferri i Dantes

Shkrimtari Ismail Kadare u nderua sot me Çmimin Pak Kyongni 2019. Ceremonia për dhënien e këtij çmimi u zhvillua sot, në Qendrën Kulturore Toji të Koresë së Jugut.

Kryetar i komisionit përzgjedhës Kim Uchang, tha se zoti Kadare është një shkrimtar që do ta ngrerë edhe më lart këtë çmim, tani në vitin e nëntë që nga themelimi. Çmimi u krijua në vitin 2011 nga Fondacioni Kulturor Toji, për të nderuar shkrimtaren e ndjerë koreane Pak Kyongni.

“Jam me të vërtet krenar që marr këtë çmim, që mban emrin e zonjës së madhe të kulturës koreane dhe jo vetëm kaq por edhe të letërsisë, shpirtit dhe moralit të popullit tuaj. Ajo që më prek veçanërisht është dashuria e popullit korean për letërsinë dhe për përfaqësuesen e tij Pak Kyong ni”, tha Ismail Kadare duke marr çmimin.

Misteri më i madh i letërsisë botërore, tha shkrimtari, është fakti se si ajo ka mbijetuar për mijëvjeçarë të tërë, se si populli e ka mbrojtur atë, sepse kundër saj ka patur gjithmonë ushtri armike që kanë dashur ta shkatërrojnë çdo ditë.

“Unë vetë kam jetuar në një regjim shumë të vështirë i cili në kujtesën e njerëzve tani që ai është rrëzuar, ka mbetur si një kujtim i ferrit të Dantes”, tha shkrimtari.

Ka qenë një koincidencë shumë e çuditshme mes dy popujve tanë, popullit tim shqiptar dhe popullit tuaj korean. Sot në botë është shumë e rrallë që të ketë dy shtete që t’i përkasin një kombi. Në Evropë është pikërisht shteti evropian i Shqipërisë dhe shteti tjetër po ashtu evropian dhe ballkanik njëkohësisht.

Pastaj Ismail Kadare iu përgjigj pyetjeve të pranishmëve lidhur me pikëpamjet e tij filozofike për letërsinë dhe lexoi një ese në gjuhën shqipe për Eskilin.

Gjuha shqipe, tha ai, është një gjuhë shumë e vështirë por për shkrimtarin kjo është një gjë e mirë sepse një gjuhë e vështirë shndërrohet në aleatin më të mirë të atyre që bëjnë letërsinë.

Çmimi Pak Kyongni shoqërohet edhe me një shpërblim financiar prej rreth 84 mijë dollarësh. Përzgjedhja e fituesit u bë pasi u shqyrtuan rreth 350 autorë nga mbarë bota, nga të cilët fitoi shkrimtari i njohur shqiptar./ voa

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Jetmir Uraj: 27/10/2019 23:33

    Çmimin që duhet me i dhanë ktij klyshi të kuq është varja në litar.sa ja kanë parë sherrin ktij përbindshi i veshur me lekurë qëngji.ky duhet të ishte pak së paku i dënuar me burgim të përjetshëm servili i byrosë politike.

    Përgjigju
  • Leo: 27/10/2019 00:14

    Ik ore pler mashtrus se ke perfituar ti cdo te mire dhe ishe ter kohen me france

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dyshime për sabotim pas dëmtimit të kabllos nënujore elektrike në Detin Baltik

Dyshime për sabotim pas dëmtimit të kabllos nënujore elektrike në Detin Baltik