/ATSH/.- 31 Maji, u shpall në vitin  1987, nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, si  Dita botërore kundër duhanit, ditë kur në të gjithë botën organizohen aktivitete sensibilizuese  për dëmet që shkaton, duhani, ky vrasës I madh, Sipas te dhenavem çdo vit, gati të  paktën gjashtë milionë njerëz vdesin nga sëmundjet lidhur me duhanin. Vetëm 8 përqind e popullsisë botërore jetojnë në vendet me taksat mjaft të larta të duhanit.Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, më shumë se 600 mijë që janë jo duhanpirës vdesin duke pirë cigare të dorës së dytë.

Bima e duhanit e njohur me emrin "Tobaku" nga fiset Maja të Amerikës Qendrore, erdhi në Europë nga Francesko Pace, i cili në 1492 e solli në Portugali. Më pas, këtë bimë, ambasadori francez ia dërgoi mbretëreshës së Francës Katerina de Medicini, e cila vuante nga migrena. Kjo bimë në fillim u quajt bima e "dehjes".

Ajo u përhap shpejt në Europë dhe më tej në Turqi, Marok dhe deri në Japoni. Kështu, duhani para 4 shekujsh përdorej vetëm nga një numër i kufizuar njerëzish, ndërkohë që fillimet e shekulli XX-të nisi të konsumohej në masë. Specialistët shpjegojnë se gjatë ndezjes së cigares në tymin e krijuar prodhohen një numër shumë i madh lëndësh biokimike. Me teknikat e ndërlikuara bashkëkohore janë përcaktuar rreth 400 lëndë të tilla, 43 prej të cilave janë me përbërje kancerogjene. Në bazë të studimeve të bëra lëndët më të dëmshme janë ato me veprim të fortë kancerogjen si katrani e benzopireni. Ndërkohë, krahas mënyrës tradicionale të pirjes së duhanit përmes djegies së tij, përdoret edhe përtypja me dhëmbë e gjetheve të lagura të duhanit, përmes të cilës nikotina kalon në organizëm. Njerëzit që pijnë duhan janë më të prekshmën ndaj sëmundjeve. 55 sëmundje të ndryshme zhvillohen në mënyrë të menjëhershme nga pirja e duhanit.

Kështu në sistemin vaskular shfaqen rreth 13 sëmundje, në sistemin respirator rreth 15, në sistemin tretës 5 sëmundje, në sistemin nervor 5, në sistemin urogenital 10 sëmundje, në atë të gjakut/