Sot Dita Ndërkombëtare kundër Duhanit, marshim te liqeni, Manastirliu: Duhani thyen zemrën
Sot, 31 maj, shënohet Dita Ndërkombëtare kundër Duhanit. Në kuadër të kësaj dite të rëndësishme, Ministria e Shëndetësisë po zhvillon një aktivitet te Liqeni Artificial. Manastirliu tha se duhani thyen zemrën, ndaj duhet t'i themi 'JO'.
Sot, 31 maj, shënohet Dita Ndërkombëtare kundër Duhanit. Në kuadër të kësaj dite të rëndësishme, Ministria e Shëndetësisë po zhvillon një aktivitet te Liqeni Artificial. Një grup qytetarësh, shoqëruar dhe nga ministrja Ogerta e Manastirliu, po bëjnë një marshim-vrap këtë mëngjes te liqeni, në shenjë sensibilizimi.
Sot është një ditë për t'u ndërgjegjësuar për rreziqet shëndetësore që lidhen me përdorimin e duhanit. Dhe këto rreziqe nuk janë të pakta. Duke filluar nga sëmundjet kardiovaskulare -që janë dhe tema e këtij viti- që kanë ndër shkaktarët kryesore duhanpirjen. Ndaj jemi këtu me miqtë tanë për të përcjellë mesazhin: Të zgjedhim shëndetin, jo duhanin. Sepse, siç është edhe moto e këtij viti: Duhani thyen zemrën.
Në këtë iniciativë u bashkuan edhe personazhe të njohur të artit dhe ekranit, të cilët ju bashkuan mesazhit për t'i thonë ‘JO’ duhanit dhe për të bërë një jetë sa më të shëndetshme.
Gjithçka që dua ta bëj e bëj me vepra dhe jo me fjalë. Më shumë se prezenca ime këtu, besoj se fjalët e mia do jenë të tepërta. Të jetojmë shëndetshëm.
Landi i ‘West Side Family’
Nuk është e thjeshtë t’i thuash dikujt të lërë duhanin. Sot kemi aq shumë informacion, sa kemi mundësi të kuptojë çfarë është e shëndetshme për ne.
Gazetare Mira Kazhani
Duhanpirësit janë rreth 4 herë më shumë të predispozuar për t’u prekur nga sëmundjet kardiovaskulare, të cilat edhe në Shqipëri, si në të gjithë botën, janë shkaku kryesor i vdekjeve.
Po bie m*t nga qielli!!! Kjo eshte shenje e fundit te botes. Mira dhe Anjeza pallohen ne duhan tere diten dalin kunder pirjes se duhanit ne marshim
Përgjigju