Kryeministri Edi Rama thotë se dita pa makina duhet të bëhet hap pas hapi pjesë e pandashme e kalendarit tonë mujor, ashtu sikundër fuqizimi i transportit publik dhe nxitja e përdorimit të biçikletave në qytet.
‘Dita pa Makina duhet të bëhet hap pas hapi pjesë e pandashme e kalendarit tonë mujor, ashtu sikundër fuqizimi i transportit publik dhe nxitja e përdorimit të biçikletave në qytet, do të jenë pjesë e pandashme e punës së përbashkët me pushtetin vendor, për më shumë cilësi jete në hapësirat publike të komuniteteve tona.’- shkruan Rama.
Lajmi kryesor:
Dita pa makina në Tiranë! Ja rrugët ku do të bllokohet qarkullimi nga ora 09:00 deri 15:00! Rama: Duhet të bëhet pjesë e pandashme e kalendarit tonë mujor









