TIRANË-  Sot është dita botërore e Lirisë së Shtypit. Ambasadorja Amerikane në Shqipëri, Yuri Kim në një reagim për mediat vë theksin në lirinë dhe paanshmërinë, sipas së cilëve nëse këto dy cilësi nuk ekzistojnë duhet të sjellin reagim të qytetarëve.

Një reagim ka pasur edhe nga ana e kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha i cili ka një përshëndetje për gazetarët te cilat janë aty në terren në këto ditë të vëshitra. Sipas tij, mediat sot në Shqipëri kërcënohet nga propaganda e Shqipërisë.  

Në të njëjtën linjë me kryedemokratin, ka qenë edhe presidentit Ilir Meta, sipas së cilit ky sektor është më i përkeqësuar se disa vite më parë. Arsyet janë disa, sipas kreut të shtetit duke filluar nga paketa 'anti-shpifje', e deri tek tërmeti i 26 nëntorit, por edhe kriza që ka sjellë koronavirusi.

3 maji, Dita Ndërkombëtare e Medias, përkujtohet çdo vit për të sjellë në vëmendje se liria e shtypit dhe liria e shprehjes janë të drejta themelore të njeriut. Në këtë ditë  vijnë në vëmëndje saksificat e  shumë gazetarëve që  kanë gjetur vdekjen apo kanë rënë në burg për informuar në çdo kohë publikun pavarësisht rrehanave.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:30
Soreca: Mbështesin gazetarët që pavarësisht COVID-19 vazhdojnë punën! Liria e shtypit një e drejtë e qytetarëve

1569664302_sorec.jpeg

Ambasadori i Bashkimit Europian, Luigi Soreca në mesazhin e tij në ditën botërore të lirisë së shtypit, ka pasur një falenderim për gazetarët që vijojnë punën pavarësisht COVID-19, e ndërsa shprehet se liria e shtypit është një e drejtë e qytetarëve.

“Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, ne riafirmojmë fuqimisht mbështetjen tonë të vazhdueshme për rolin e rëndësishëm të mediave të pavarura dhe të besueshme në #Shqipëri dhe mbarë botën. Liria e shtypit është një e drejtë e cila i përket secilit prej nesh. Ne i mbështesim gazetarët dhe punonjësit e mediave që me gjithë rreziqet shtesë që vijnë nga COVID19, po vazhdojnë punën e tyre të rëndësishme në rrethana të vështira, duke i dhënë një zë më të cenuarve dhe mbajnë pushtetin përgjegjës”, shkruan Ambasadori i BE-së Luigi Soreca.

Ora 12:25
Meta në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit: Sot më pak gazeta se një vit më parë, paketa 'anti-shpifje', tërmeti dhe koronavirusi dhanë efektet

1563266415_metaa.jpg

Në ditën Botërore të Lirisë së Shtypit presidenti Ilir Meta thotë se sot ky sektor është më i përkeqësuar se disa vite më parë. Sipas presidentit arsyet janë disa, duke filluar nga paketa 'anti-shpifje', e deri tek tërmeti i 26 nëntorit, por edhe kriza që ka sjellë koronavirusi. Ndër të tjera Meta shkruan se vetë gazetarët raportojnë se kushtet e tyre të punës, informaliteti, çensura dhe autoçensuara janë në nivele të papranueshme.

"Dita Botërore e Lirisë së Shtypit e gjen sot lirinë e medias në Shqipëri të përkeqësuar në krahasim me disa vite më parë, sipas organizatave që mbrojnë të drejtat e gazetarëve.

Ndarja preferenciale e reklamave publike, financimet jotransparente të bizneseve private, kufizimet dhe presionet e drejtpërdrejta apo të tërthorta, janë bërë shkak që të kemi më pak gazeta se një vit më parë.

Pasojat e paralajmëruara të paketës anti-kushtetuese të ligjeve "anti-shpifje", si dhe krizat e njëpasnjëshme të tërmetit dhe COVID-19, po e thellojnë regresin, duke i detyruar botuesit aktualë të bëjnë përpjekje të sforcuara për të mbajtur ende në treg median në print, që po rrezikohet seriozisht.

Gazetarët vetë raportojnë se kushtet e tyre të punës, informaliteti, çensura dhe autoçensuara janë në nivele të papranueshme.

Liria e medias është tregues për gjendjen e demokracisë dhe kusht i pazëvendësueshëm për respektimin e të drejtave të njeriut. Veçanërisht mbrojtja e lirisë së shprehjes në kohë pandemie, siç thekson edhe Këshilli i Europës, ka një rëndësi jetike.

Duke ndarë të njëjtat shqetësime me organizatat botërore të gazetarëve dhe duke shprehur solidaritetin tim me të gjithë komunitetin e medias në vendin tonë, që duhet ndihmuar seriozisht në këto momente të vështira që po kalojmë, nxis dhe inkurajoj gazetarinë e lirë e të pavarur që pyet, kërkon përgjigje, investigon dhe flet në emër të opinionit publik, që mbron dhe është zëdhënëse vetëm e interesave të tij.

Për Shqipërinë, aspirante për anëtare në Bashkimin Europian, regresi në raport me lirinë dhe pavarësinë e medias është i papranueshëm,"-shkruan Ilir Meta.

Ora 12:19
Sot është dita botërore e Lirisë së Shtypit/ Kim: Përkrahim gazetarinë pavarur!

Në ditën botërore të Lirisë së Shtypit, Ambasada Amerikane ka vënë theksin në lirinë dhe paanshmërinë.

"Dita Botërore e Lirisë së Shtypit 2020 përkrah veprime që nxisin gazetarinë e pavarur. Përse? Një shtyp i lirë dhe i paanshëm ngre pyetje dhe kërkon përgjigje në emër të shoqërisë. Media informon publikun dhe ndihmon në përhapjen e ideve, gjë e cila përmirëson qëndrueshmërinë sociale, politike dhe ekonomike", shkruan Ambasada Amerikane.

Postimi i plotë i ambasadës
Ora 12:17
Sot është dita botërore e Lirisë së Shtypit/ Basha: Propaganda e qeverisë po kërcënon mediat

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në ditën botërore të lirisë së shtypit ka pasurnjë përshëndetje për gazetarët te cilat janë aty në këto ditë të vëshitra. Sipas tij, mediat sot në Shqipëri kërcënohet nga propaganda e Shqipërisë.

"Sot në ditën botërore të lirisë së medias përshëndes të gjjthë gazetarët dhe median që në këtë periudhë të vështirë kundër covid19 kanë sfiduar rrezikun dhe censurën për të informuar publikun mbi situatën.

Fatkeqësisht edhe këtë vit vendi bëri hapa prapa në indeksin e lirisë së medias duke zbritur disa vende më poshtë.  Ligjet kundër medias online, kufizimi i qasjes së gazetarëve në informacion, arrestimi i gazetarëve dhe aktivistëve dhe mbyllja e mediave kritike ndaj qeverisë, janë vetëm disa nga problemet që kanë përkeqësuar e lirinë e medias në Shqipëri, ku propaganda e qeverisë kërcënon çdo ditë lirinë e shprehjes dhe të vërtetën", shkruan Basha.

Postimi i plotë i Lulzim Bashës