Sot festa e mësuesit, Presidenti Begaj: Mësimdhënia është mision sublim! Gëzuar

Sot festa e mësuesit, Presidenti Begaj: Mësimdhënia është mision sublim! Gëzuar

1678177893_thumbsbcf60ca3537e10bd6a6f7ccccd9866040d.jpg

Presidenti Bajram Begaj ka uruar të gjithë mësuesit shqiptarë kudo ku ndodhen në ditën e tyre sublime. Begaj shkruan se mësimdhënia është një mision sublim.

“Sot, në Ditën e Mësuesit, unë dhe Armanda duam të urojmë të gjithë mësuesit shqiptarë kudo që ata ndodhen për këtë ditë të shënuar!

Ne, gjatë jetës sonë kemi pasur privilegjin të ushtrojmë edhe mësimdhënien, ndaj e dimë mjaft mirë se sa mision sublim është të mësosh, të edukosh dhe të përçosh dije tek të rinjtë.

Në këtë 7 Mars, është e udhës të urojmë të gjithë mësuesit që kanë lënë një shenjë tek ne, që na kanë ndihmuar të bëhemi profesionistë më të zotë, njerëz më të mirë e qytetarë më të denjë për shoqërinë ku ne jetojmë.

Gjithashtu, është e rëndësishme të kujtojmë të gjithë mësuesit dhe veprimtarët e shquar të arsimit kombëtar, si drejtuesin e parë të Mësonjëtores së Parë Shqipe në Korçë, Pandeli Sotirin, Petro Nini Luarasin, Koto Hoxhin, motrat Qiriazi, si edhe qindra mësues që ishin pionierët e arsimit shqiptar.

Së fundmi, falenderoj dhe të gjithë mësuesit shqiptarë në diasporë, të cilët bëjnë një punë të jashtëzakonshme në përçimin e gjuhës shqipe tek fëmijët shqiptarë të lindur dhe rritur jashtë vendit.

Gëzuar ditën tuaj mësues të dashur dhe faleminderit nga zemra!”- shkruan Begaj.


Lajmi kryesor:

7 marsi/ Nxënësit lule e dhurata mësuesve! Nuk mungojnë as zarfe me para! Nxënësja: Kam dhuruar një buqetë dhe ca lekë


G.MO/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë