Sot festohet dita e Ashures, Kryegjyshi: Zoti jua shpërbleftë ju që doni Pejgamerin dhe familjen e tij

Besimtarët bektashinj, kanë kremtuar këtë të mërkurë ditën e Ashures, në ceremoninë e mbajtur në kryegjyshatën botërore. 

Sipas kalendarit të bektashinjve, kjo ditë kremtohet pas 10 ditëve të zisë ose Matemit për Imam Hysenin dhe 72 dëshmorët që dhanë jetën për liri në luftën e Qerbelasë, për demokratizimin e jetës dhe emancipimin e shoqërisë.

Ceremonia u drejtua nga kryegjyshi botëror i Bektashinjve Haxhi Dede Edmond Brahimaj, i cili në mesazhin e tij drejtuar pjesëmarrësve u bëri thirrje që të bëjnë vepra të mira sidomos në kohërat e vështira që bota jonë po jeton.

“Në emër të Zotit. Të nderuar besimtarë bektashinj, të nderuar klerikë bektashinj, trupi diplomatik, e nderuar deputete e Gjermanisë, vëllezër nga e gjithë bota, Zoti ju nderoftë. I nderuar që sot kremtojmë ditën e Ashures, pas 10 ditëve agjërim në nder të martirëve. Zoti jua shpërbleftë ju që doni Pejgamerin dhe familjen e tij. Dëshira ime është që kjo ashure të jetë e mbushur me mëshirë dhe dhembshurinë e Zotit”, u shpreh ai.

Për të uruar besimtarët bektashinj për ditën e Ashures, në selinë e kryegjyshatës ishte presidenti i Parisë së Lirisë Ilir Meta, i cili krahas mesazhi për besimtarët, kërkoi që t’i jepet fund çështjes së kthimit të pronave për komunitetet fetare.

“Nderojmë dëshmorët që dhanë jetën në betejën e Qerbelasë. U bëjnë nder të gjithë atyre, të cilët kanë kurajon, kanë vendosmërinë, dhe kanë besimi, se vetëm përmes betejave për këto çështje të mëdhaja, ja vlen të jetohet", tha Meta.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:59
‘Dita e Ashures’ Meta: Nderuam sakrificat më sublime të 72 heronjve të betejës së Qerbelasë

Sot në Në Kryegjyshatën Botërore të Bektashinjve është festuar 'Dita e Ashures'. I pranishëm në këtë ceremoni ishte edhe Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta. 

"Ishte kënaqësi të vizitonim sot Kryegjyshatën Botërore të Bektashinjve. Edhe, të nderonim sakrificat më sublime të 72 heronjve të betejës së Qerbelasë, që dhanë jetën për liri, për drejtësi, për të vërtetën dhe dinjitetin njerëzor.

Dhe njëkohësisht, në këtë ditë të sakrificave sublime, është njëkohësisht dhe momenti për të çuar mesazhin, se betejat për liri, betejat për të vërtetën, betejat për dinjitetin njerëzor.

U bëjnë nder të gjithë atyre, të cilët kanë kurajon, kanë vendosmërinë, dhe kanë besimi, se vetëm përmes betejave për këto çështje të mëdhaja, ja vlen të jetohet.

 Edhe, njëherë gjej rastin meqenëse jemi këtu në këtë institucion kaq të rëndësishëm.

Theksoj angazhimin e Partisë së Lirisë, për kthimin e menjëhershëm, dhe kompensimin e të gjithë pronave të komuniteteve fetare.

Një proçes që po zvarritet prej gati 30 e ca vitesh, dhe po kështu dua të shpreh dhe njëherë tjetër vendosmërinë për të mbështetur me 10-fishin e sotëm, nga buxheti I shtetit aktivitetin e të gjithë komuniteteve fetare, në vend.

Sepse, kanë nevojë për një mbështetje më të madhe, në mënyrë që të kryejnë me më shumë mundësi, atë aktivitet të tyre, që I shërben mesazheve educative për të rinjtë, për fëmijët, për të gjitha shtresat shoqërore, që kanë nevojë për të dëgjuar këto mesazhe bashkëpunimi, uniteti që vijnë gjithmonë nga udhëheqësit tonë fetarë.

E sidomos, asaj që ka të bëjë me mbajtjen e të rinjve këtu në vendin tonë, që është dhe mesazhi më kryesor që duhet të na bashkojë të gjithëve", tha Ilir Meta.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Pena: 17/07/2024 14:50

    Femijet e tij I mban ne Londer!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se SPAK do të bëjë drejtësi për 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

Koçi: Opozita sulmoi Dumanin për interesa të Berishës, nëse ka mundësi e asgjëson Reformën në Drejtësi! Korreshi: SPAK t’u shkojë gjërave deri në fund

Koçi: Opozita sulmoi Dumanin për interesa të Berishës, nëse ka mundësi e asgjëson Reformën në Drejtësi! Korreshi: SPAK t’u shkojë gjërave deri në fund