Ëndërr kuqezi e plagosur në 'Air Albania', Shqipëria humb me Poloninë! Incidenti i rëndë me shishet në fushë, shiten brenda në stadium ndërkohë që nga jashtë nuk lejohen

TIRANË-Ëndrra e kombëtares shqiptare për të shkruar në ‘Play of’ e Botërorit 2022, ka marrë një goditje të fortë mbrëmjen e sotme, pasi u mund nga Polonia me rezultatin 0-1 në stadiumin e ‘Air Albania’. Por kjo humbje u nxi edhe më së shumti me sjelljen e tifozëve shqiptarë.

Një grup i papërgjegjshëm i tifozëve ka shkatërruar gjithçka në "Air Albania" duke hedhur poshtë të gjithë lojën e bërë deri në minutën e 77 të ndeshjes nga kombëtarja kuqezi. Shqipëria pësoi një gol në minutën e 77-të nga Swiderski, por festa e polakëve u shkatërrua nga një grup tifozësh shqiptarë që kanë hedhur sende të forta në drejtim të tyre. Për pasojë, loja u ndërpre për disa minuta për të rifilluar sërish, por delegati i ndeshjes ka qenë i qartë se "nëse do të hidhet edhe një shishe tjetër në  fushë, ndeshja do të ndërpritej".

Ky rast i paprecedentë ka nxjerrë në pah një skandal, kur ndërkohë tifozët i ushtrohen kontrolle të rrepta në hyrje, duke i "zhveshur" nga të gjitha sendet e paligjshme, ndërkohë që më pas kanë mundësi që të blejnë shishe me ujë në stendat që janë brenda stadiumit. Këto përdoren edhe si "armë" nga një grup i papërgjegjshëm për të sulmuar kundërshtarët, siç ndodhi sot.

Me këtë fitore, Polonia ngjitet në vendin e dytë me 17 pikë, ndërsa kuqezinjtë zbresin në vendin e 3 me 15 pikë.

 

 

 

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 23:05
Përfundon ndeshja mes Shqipërisë dhe Polonisë, skuadra polake mund 0-1 kombëtaren

Ka përfunduar me fitoren e Polonisë ndeshja në stadiumin 'Air Albania', për kualifikimet në Botëror Dubai 2022.

Ora 22:40
Arbriti merr vendimin, ndeshja Shqipëri-Poloni do të fillojë: Edhe një shishe tjetër në fushë, takimi do të mbyllet

1634070881_Screenshot2.jpg

Arbriti merr vendimin, ndeshja Shqipëri-Poloni do të fillojë.

"Edhe një shishe tjetër në fushë, takimi do të ndërpritet", ka bërë me dije arbitri. 

Ora 22:39
Skandali me bizneset brenda stadiumit ‘Air Albania’, policia ‘zhvesh’ në hyrje tifozët, brenda mund të blejnë shishe uji

Bizneset e hapura brenda stadiumit ‘Air Albania’ duket se kanë krijuar situatën e paprecedentë me hedhjen e shisheve në fushë. Në një kohë kur policia ‘zhvesh’ nga çdo gjë tifozët në hyrje, shishe, çakmak, bidona, çadra, bizneset brenda shesin ujë me shishe. Një gjë e tillë mund të shmangej, duke shitur ujin me gota, në mënyrë që të minimizoheshin edhe veprimet e dhunshme të tifozëve, të cilët rrezikuan ndërprerjen e ndeshjes mes Shqipërisë dhe Polonisë.

Ora 22:35
VIDEO/ ‘Lumë’ shishesh nga tifozët shqiptarë ndaj futbollistëve të Polonisë, momenti kur lojtarët e kombëtares pastrojnë fushën

Tifozët shqiptarë kanë qëlluar me shishesh futbollistët e Polonisë pasi këto të fundit shënuan gol ndaj kombëtares duke kaluar ndeshjen në avantazh. Report Tv sjell pamjet nga shishet e hedhura ndaj futbollistëve që siç shihet edhe nga pamjet janë të shumta. Ndërkohë disa nga lojtarët e kombëtares kanë larguar shishet nga fusha. Për pasojë, loja u ndërpre për disa minuta për të rifilluar sërish, po sjellja e pakuptimtë e disa tifozëve, dha një imazh të shëmtuar gjatë ndeshjes së sotme.

Ora 22:18
Shqipëria pëson gol në minutat e fundit! Tifozët qëllojnë futbollistët me sende të forta nga shkallët e stadiumit

Shqipëria pëson gol në minutat e fundit. Tifozët qëllojnë futbollistët me sende të forta nga shkallët e stadiumit. 

Ora 22:13
Tifozët shqiptarë hedhin sende në fushë, Bare tenton t'i qetësojë! Komentatori: Tregohuni qytetarë

Një episod aspak i hijshëm i prish bukurinë ndeshjes. Tifozët shqiptarë hedhin sende në fushë, e ndërsa shihet që Keidi Bare tenton që të qetësojë tifozët. Komentatori bën thirrje që të tregohen qytetarë tifozët në mbështetje të kombëtares.

Ora 22:02
Reja bën ndryshimin e parë, futet në lojë Armando Broja! Shikoni reagimin e tifozëve (VIDEO)

 

Reja bën ndryshimin e parë, futet të lojë Armando Broja. Del Myrto Uzuni. Stadiumi shpërthen në duartrokitje. 

Ora 21:11
Kush është mbreti? Tifozi i veçantë polak në shkallët e 'Air Albania'

1634065980_Sequence03.00141416.Still032.jpg

Në shkallët e stadiumit është shfaqur edhe një tifoz shumë i veçantë polak. Ai shihet me një veshje aspak të zakonshme. Jo me fanellë, por si një mbret. Kush do jetë mbreti në ndeshjen e sotme? Shqipëria apo Polonia?

Ora 20:57
Nis ndeshja Shqipëri-Poloni, 1 minutë heshtje për fizioterapistin Ylli Mihali dhe komentatorin Kosta Grillo që vdiqën prej COVID

Në nisje të ndeshjes mbahet një minutë heshtje në kujtim të fizioterapistit Ylli Mihali dhe komentatorit Kosta Grillo.

Ora 20:45
Këndohet himni kombëtar, elektrizohet stadiumi 'Air Albania'

 

I gjithë stadiumi në kor elektrizohet para ndeshjes me Poloninë në mbështetje të kombëtares.

Ora 20:19
Pak minuta para sfidës me Poloninë, ja si duket atmosfera në stadiumin ‘Air Albania’

Plot 22 mijë tifozë kanë mbushur stolat e stadiumit ‘Air Albania’, në pritje për të paraë ndeshjen me Poloninë. Report Tv sjell atmosferën brenda stadiumit, pak para fillimit të sfidës.

Ora 19:31
Ndeshja me Poloninë, publikohet formacioni zyrtar! Armando Broja sërish në stol! Reja me skemën 3-5-2

Publikohet formacioni me të cilin do të luajë Shqipëria përballë Polonisë. 

Në portë: Berisha

Në mbrojtje: Ismajli, Kumbulla, Veseli

Në mesfushë: Hysaj, Roshi, Ramadani, Bare dhe Trashi

Në sulm: Uzuni, Manaj

Ora 18:30
Ndeshja Shqipëri-Poloni 'paralizon' trafikun në Tiranë, dhjetra makina të bllokuara në rrugët përreth stadiumit

 

22 mijë tifozë kanë nisur që të vijnë drejt stadiumit "Air Albania" ku pritet që të zhvillohet ndeshja shumë e rëndësishme,  Shqipëri-Poloni. Tifozët kanë krijuar një atmosferë të bukur, mirëpo kjo ka shkaktuar edhe një kaos në rrugët kryesore të qytetit për shkak të trafikut të rënduar që është krijuar.

Ora 18:22
Incident përpara ndeshjes në 'Air Albania', 'Ultrasit' nga Prishtina sherr me tifozët polakë, ndërhyn Policia (VIDEO)

 

Një incident ka ndodhur para ndeshjes së kombëtares me Poloninë. 'Ultrasit' nga Prishtina janë përplasur me tifozët polakë, përpara Pallatit të Kongresit.  E menjëhershme ka qenë ndërhyrja e Policisë e cila ka ndaluar këtë situatë që mund të agravonte më tepër. 

Ora 17:53
Pak orë nga nisja e ndeshjes me Poloninë, tifozët nga Gjakova për Report Tv: Kombëtarja jonë është Shqipëria

 

Tifozët për Report Tv janë shprehur optimist se Shqipëria do mund ta mposhtë Poloninë, sot në takimin e vlefshëm për kampionatin Botëror. Gazetari Ernest Koçi ka intervistuar disa tifozë që vijnë nga Gjakova, që tregojnë se e mbështesin shumë kuqezinjtë, madje më shumë se kombëtarja e Kosovë.

Do fitojmë sot?
-Kemi ardhur që të përkrahim kombëtaren, mendoj që çunat s'do na dëshpërojnë
-Mendojmë që do e mposhtim, Shqipëria është Shqipëri.  

Si i është ndjesia të mbështesni 2 kombëtare njëkohësisht, atë shqiptare dhe të Kosovës?
-Qyteti i Gjakovës ka qenë një përkrah shumë e madhe, ne jemi më shumë me kombëtaren e Shqipërisë se kombëtaren e Kosovës.
-Na rreh zemra më shumë për Shqipërinë, por e përkrahim edhe Kosovë.

Si e prisni këtë ndeshje?
-Kemi harruar kur kemi parë një ndeshje për herë të fundit në një stadium.

Ora 17:20
Meta i veshur kuqezi krah konsullit polak disa orë përpara ndeshjes me Poloninë: Historike

Vetëm disa orë përpara ndeshje më të rëndësishme të kombëtares sonë për ëndrrën drejt botërorit, presidenti Ilir Meta ka publikuar një fotografi në mbështetje të kuqezinjve.

Krah për krah me Konsullin e Nderit të Shqipërisë në Poloni, të veshur me flamuj dhe shaje të flamurit tonë, Meta shfaqet i buzëqeshur duke shprehur optimizëm përpara ndeshjes historike siç e quan edhe ai.

 

Ora 15:19
‘Copëtohet’ Kombëtarja, edhe Gjasula pozitiv me COVID! Reja me 'dhimbje koke' para sfidës vendimtare të Polonisë

Kombëtarja shqiptare ka marrë një tjetër lajm negativ në prag të sfidës me Poloninë. Kuqezinjtë do të humbasin për shkak të COVID edhe digën e mesfushës Klaus Gjasula, i cili ka lënë kombëtaren pak orë para ndeshjes për shkak se ka rezultuar pozitiv.

Gjasula është futbollisti i tretë që rezulton pozitiv te Kombëtarja pas Erion Hoxhallarit dhe Sokol Cikalleshit, ndërsa ky është rasti i katërt në total pasi njëjtë e pësoi edhe fizioterapisti Erzen Voci. Shqipëria gjithashtu nuk ka të diposnueshëm për shkak dëmtimi Bekim Balajn dhe Berat Gjimshitin, ndërsa Endri Çekiçi është me kartona.

Vlen për t’u kutjuar edhe fakti se Reja nuk grumbulloi për shkak dëmtimi Amir Abrashin, por edhe mesfushorin tjetër Qazim Laçi.

Ora 14:32
22 mijë bileta të shitura për Poloninë, FSHF fitime marramendëse nga përballja vendimtare e Kombëtares

Prej 6 ditësh qoftë edhe 1 biletë nuk është në shitje nga FSHF për ndeshjen që Kombëtarja do të luajë sonte kundër Polonisë.

Praktikisht janë shitur 22 mijë bileta, aq sa ç’është edhe kapaciteti maksimal i stadiumit ‘Air Albania’. Mbushja për herë të parë në kapacitetin maksimal që prej fillimit të pandemisë do të thotë se për FSHF-në do të shkojnë më shumë se 600 milionë lekë, një shifër tejet e konsiderueshme që shumë skuadrave të Superligës do t’u mjaftonte të mbyllnin sezonin.

Sipas Komitetit të Ekspertëve stadiumet në Shqipëri lejohen në kapacitetin 30%, por këtë ndeshje është marrë leje e veçantë nga FSHF.

Ora 11:59
Ndeshja sot me Poloninë, FSHF: Nuk do lejohen sendet e forta me vete, lejohet vetëm flamuri zyrtar shqiptar

Federata Shqiptare e Futbollit ka lajmëruar tifozët shqiptarë që do të marrin pjesë në ndeshjen e sotme të Kombëtares Shqiptare me Poloninë në stadiumin kombëtar “Air Albania” e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Botëror “Katar 2022” .

Hyrja e tifozëve do të fillojë në ora 18:00, ndërsa të gjithë personat që janë të pajisur me biletë, duhet të kenë me vete dokumentin e identifikimit si dhe nuk do të lejohen fëmijët nën moshën 16 vjeç, të cilët janë të pashoqëruar nga prindërit.

FSHF njofton se do të lejohet vetëm flamuri zyrtar shqiptar, ndërsa nuk do të lejohen disa sende si, sende të forta, bidonë uji, çadra, çelësa metalik apo lëndë piroteknike etj.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Niku: 13/10/2021 10:27

    Polonia luajti me mire se ne. Ne ishin te çorientuar, sa here sulmonte Polonia, ne ishim ne panik. Nje gjuajtje nuk e beme. Po ta pasonte Uzuni te Manaj rastin ne fillim fare, mbase do shkonte ndryshe. Çunat luftuan e vrapuan, dhane maksimumin. S'e kemi luksin te na mungojne 2-3 lojtare kryesore. Para Shqiperia!! Me shume na hidheroi gjesti i shisheve se humbja.

    Përgjigju
  • Mala: 13/10/2021 09:13

    As nuk kishte arsye e as ndonje shkas provokues nga askush.Loja ishte e ashper dhe per shkak te rendesise se ndeshjes,kishte parregullesi mes lojtareve.Per kete kuptohej,ishta e fundit per dyja palet.Ishte praktikisht nje finale.Por ne loje ka nje fitues e nje humbes te lojes.Andaj, nuk kishte asnje arsye per kete brutalitet te shprehur nga publiku i pa arsyeshem qe demtoi nivelin dhe mikrpritjen e ketij dueli te renedesishem.Pasojt do t'i bart Kombetarja Jone dhe ne.

    Përgjigju
  • B*3: 13/10/2021 06:50

    Po ta nisesh me fishkellima ndaj himnit polak, normal qe do humbasesh. Qe kur ne shqiptaret fishkellejme himnin e vendit tjeter? Turp! Per mua, qe pashe vetem pjesen e pare, ekipi shqiptar lozi me mire se ekipi polak. Futbolli eshte fat... po tifozeria la kokrren e namit kete here.

    Përgjigju
  • Iris: 13/10/2021 03:43

    Prisni ndonje gjobe tani per shishet e hedhura.

    Përgjigju
  • Albi: 12/10/2021 23:13

    Kena nje ekip pa gjak neveri. Tifozate nuk kajn faj si bahen me nerva.

    Përgjigju
  • Hysaj: 12/10/2021 22:54

    Nuk shkohet gjekundi me Hysaj , Manaj , Roshi ,Veselrat

    Përgjigju
  • Mjeshtri: 12/10/2021 15:40

    Me vjen keq por kombetarja do ta humbasi ndeshjen. E keni ber kete brojen sikur me qene maradona, te njejten gje shkruanit edhe per januzaj, talent e ardhmja e futbollit etj etj.

    Përgjigju
    • Mjeshtri: 13/10/2021 01:33

      O Turi, ndeshjet nuk fitohen me fjale dhe gjithmon me fat. Respekt kam dhe per ty qe nuk te njof. Sigurisht bravo atij djalit, por mos e beni sikur me qene MARADONA ose ndonje talent i madh, sepse me keto qe shkruhen do t’i beni dem atij.

    • Turi: 12/10/2021 18:34

      O mjeshter ne radhe te pare duhet te kesh respekt per djemte kuqezi se duke ditur se ne cfare nivelesh eshte vendi jone kane ber maksimumin , e dyta atij djali bravo i qofte sido qe te jete perfundimi fitojme apo jo por ne duhet te japim mbeshtetjen tone dhe jo te fillojme te gjejme mangesira keshtu qe forca djema u tregoni ketyre pesimisteve qe jeni si dema

  • Bobi: 12/10/2021 14:24

    Po nuk e kuptuan keto te FSHF se vetem ELBASAN ARENA sjell fat per kombetaren. Pse se luajten ketu kete ndeshje decisive

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Nëntor, 23:23

    A po japin rezultat protestat e PD-së?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë