Klubi pritet të bëjë homazhe për Raphael Dwamenan, bashkëshortja s’derdhi lot dhe këndoi himne fetare! Raphaeli u rrit nga gjyshja pasi u braktis nga prindërit

Klubi pritet të bëjë homazhe për Raphael Dwamenan, bashkëshortja s’derdhi lot dhe këndoi himne fetare! Raphaeli u rrit nga gjyshja pasi u braktis nga prindërit

Raphael Dwamena, kapiteni i Egnatias mbylli sytë në orën 13:55 të se shtunës në stadiumin e Rrogozhinës, për të lënë dhimbje te shokët e skuadrës, opinionin futbolldashës në vend dhe te të gjithë ata që e njohën si frymëzimin e një djaloshi që nuk u përkul as nga sëmundja e zemrës, që në fund i mori jetën për futbollin.

Vetëm 28 vjeç, Dwamena ka lënë trishtim te Egnatia, me lojtarët që janë prej së shtunës së 11 nëntorit në lot. I martuar me bashkëshorten ganeze, ish-sulmuesi ishte një besimtar i krishterë dhe kjo e frymëzoi gruan e tij që të mos derdhte lot për kalimin në jetën tjetër te burrit të saj. Sipas informacioneve nga klubi rrogozhinas, ajo ishte prezente në ambulancë, spital dhe morg, duke kënduar himne fetare dhe qenë një shembull force për zemrat e dërmuara të kolegëve të Dwamenës.

Klubi pritet të bëjë homazhe të hënë në “Arena Egnatia” për t'i dhënë lamtumirën e fundit sulmuesit.

Historia tragjike e Dwamenas fillon qysh në vegjëlinë e tij në Ganë. Gjithçka ka nisur në Nkaukau, një qytet i vogël. Raphaeli u rrit nga gjyshja, teksa prindërit e pamartuar e braktisën të vogël. Kur u rrit, megjithëse ishte shumë vonë, ai i takoi sërish prindërit në momentin kur tashmë ishte bërë një lojtar i njohur në Ganë dhe talenti i tij kishte marrë dhenë.

Në momentin kur takohet me prindërit, një nga pyetjet që i bëri nëna e tij ishte: “Sa vjeç je fiks?” Ajo nuk e mbante mend se kur e kishte lindur djalin e saj, e kishte harruar. Përtej së gjithash, Dwamena në asnjë moment nuk zgjodhi t’i pyeste prindërit për arsyen që e lanë atë të rritej me gjyshen tij.

Arsyeja? Ai nuk donte të shfaqej mosmirënjohës ndaj gjyshes. Ajo ishte një grua shumë e rreptë dhe autoritare. Besimtare e krishterë dhe drejtoreshë e shkollës së zonës ku jetonte. Për të plotësuar të ardhurat e familjes, gjyshja e lejonte djaloshin e vogël të shiste akullore të bëra vetë.


Lajmi kryesor:

Tragjedia në fushë/ Dwamena pësoi goditje të dytë në zemër pranë fushës stërvitore! Do varroset në Gana! Egnatia merr përsipër shpenzimet


SI.E./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë