TIRANË- Kuvendi i Shqipërisë u kthye në arenë përleshje mes deputetëve të Partisë Demokratike dhe Gardistëve. 60 minuta, kaos, përplasje fizike dhe flakadanë, mbizotëruan seancën e fundit plenare për këtë sesion, me ligjvënësit demokratë që kishin zaptuar karriget e kabinetit qeveritar për të protestuar për tre çështje: Betimin e Endri Shabanit si Avokat Populli, dosja e AKSHI-t dhe çështja e Belinda Ballukut. Dy deputetët më të zellshëm që organizuan kaosin ishin Flamur Noka e Klevis Balliu që u përjashtuan nga seanca nga kryeparlamentari Niko Peleshi, i cili kaloi direkt në votim me propozim të PS.

Dinamika e përplasjes

Pa nisur zyrtarisht seanca plenare opozitarët ishin futur në sallën e Kuvendit dhe disa prej tyre kishin zaptuar karriget e ministrave, mes të cilëve Flamur Noka, Elda Hoti, Klevis Balliu, Luan Baçi, Saimir Korreshi, Luçiano Boçi, Gjin Gjoni apo Bledion Nallbati. Noka edhe Balliu kapërcyen edhe mbi tavolina për të zënë karriget e ministrave dhe u përplasën fizikisht me punonjësit e Gardës, të cilët i spostuan deputetët opozitarë në një anë të karrigeve të kabinetit të ministrave. Flamur Noka “luftoi” për të zënë karrigen e Niko Peleshit dhe pas shumë sforcosh u ul në karrigen e numrit 2 të qeverisë, Balluku. Forcat e Gardës u shtuan menjëherë pasi Sali Berisha urdhëroi deputetët e tij që të ngjiten tek karriget e ministrave.

Grupi tjetër i demokratëve ishin pozicionuar në foltoren e Kuvendit dhe po zhvillonin betejën verbale me ministrat e deputetët socialistë. Në kor opozita kërkoi në sallë numrin 2 të qeverisë, për të cilën SPAK ka kërkua autorizim nga Kuvendi për arrestim, ndërsa akuzuan mazhorancën se po mbrojnë Ergys Aagasin, i shpallur në kërkim pas hetimit për abuzimet me tenderët e AKSHI-t.

“Sillni Agasin këtu Kam të dhëna që Balluku ia ka mbathur”, tha Berisha.

“Niko ke mbyllur Belindën në kasafortë, na jep dokumentet”, tha Gazment Bardhi.

“Do ikësh me Belindën, mbylle gojën, mbylle gojën o shamia e qyrreve të Belindës. Mbylle gojën miush”, i tha Bardhi-Lamallarit.

Seanca plenare nisi me vonesë pas përplasjeve të vazhdueshme fizike mes gardës dhe opozitarëve, derisa kryeparlametari Niko Peleshi vendosi të futet në sallë për të vijuar me punimet plenare. Por, në këtë moment opozita nisi “betejën” me flakadanë. I pari ishte Belind Këlliçi që ndezi flakadan, ndërsa pjesa tjetër e opozitarëve lëshuan në drejtim të ministrave dhe Peleshit, ujë, shishe plastike, kartonët e votimit e deri te mikrofonët e sallës, të cilët i shkulën. Opozitarët e tjerë, ata të Partisë së Lirisë dhe Partisë Mundësia nuk iu bashkuan kaosit. 

Në këtë mori përplasjesh bëri betimin edhe Avokati i ri i Popullit, Endri Shabani, i cili protestës së opozitës kundër tij iu përgjigj me një përshëndetje me puthje dhe u largua nga salla. “Prositutë”, i tha Klevis Balliu, i cili u përjashtua nga Niko Peleshi dhe dha 5 minuta pushim.

Pas kthimit në sallë opozita vijoi përplasjen derisa rrëzuan karrigen e Belinda Ballukut. Flakadanët vijuan të ndizeshin në sallë nga të tjerë deputetë, Albana Vokshi apo Fidel Kreka. Në këtë moment, shefi i Gardës ndërhyn t’i marrë flakadanin Krekës, por u gjend përballë përplasjes me deputetët e opozitës, mes tyre edhe Flamur Noka që i derdhi ujë në kokë. Situata u tensionua aq sa shefi i gardës u ngjit për tu përplasur me Nokën, por ndërhynë kolegët e tjerë dhe situata u normalizua. Edhe Flamur Noka u përjashtua nga salla dhe më pas me propozim të PS u kalua direkt në votim dhe të gjitha projektligjet e ditës u miratuan vetëm me votat e mazhorancës.

"Sa herë që Kosova ka një festë, Saliu e bën një dëm në Shqipëri”, tha Taulant Balla pas përfundimit të Kuvendit.

Parimisht kjo ishte seanca e fundit për këtë sesion parlamentar, por demokratët, siç e konfirmoi edhe Gazment Bardhi pas mbledhjes së grupit,  pritet të kërkojnë seancë të jashtëzakonshme për kaluar në votim kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit për Ballukun.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:47
VIDEO/ Po filmonte kaosin në Kuvend, Berisha bëhet lëmsh dhe ‘merr në mbrojtje’ Ballën: Kriminel, larg duart nga Taulanti

Kryetari i PD-së Sali Berisha vendosi të bënte “kameramanin” gjatë tensioneve në seancën e sotme plenare në Kuvend.

Teksa filmonte përplasjen e deputetëve të PD-së që kishin zaptuar karriget e ministrave me Gardën dhe ndërsa i bënte thirrje anëtarëve të Gardës që të mos preknin deputetët demokratë, Berisha u ngatërrua dhe tha: “Larg duart kriminel nga Taulant Balla.”

Ora 14:40
Kaosi në Kuvend, PS me ‘dorë të hekurt’, kërkon përjashtimin për 29 deputetë të opozitës! Mes tyre Berisha, Bardhi e Noka

Mazhoranca paralajmëron ta çojë në dyert e drejtësisë kaosin që përfshiu seancën plenare. Në emër të grupit parlamentar, zëdhënësja Erjona Ismaili, tha se Partia Socialiste do të kërkojë marrjen e masave disiplinore për 29 deputetë të opozitës.

Për Belind Këlliçin, Fidel Kreta, Albana Vokshi, Ledina Alolli dhe Denisa Vata kërkohet 60 ditë përjashtim nga aktivitetet parlamentare pasi kanë futur në parlament dhe kanë përdorur lëndë apo mjete piroteknike dhe tymuese, referuar këtu flakadanëve të ndezur në seancë. Deputetët Flamur Noka dhe Klevis Balliu janë përjashtuar gjatë seancës plenare pas kaosit që krijuan dhe gjuhës joparlamentare të përdorur. Ndaj tyre mazhoranca kërkon përjashtimin për 60 ditë. 

Për deputeten Elda Hoti është kërkuar të përjashtohet me 30 ditë nga aktivitetet e Kuvendit pasi ka dëmtuar pajisjet e parlamentit, referuar shkuljes së mikrofonave dhe ka goditur punonjësit e Gardës, thuhet në kërkesën e PS-së. Gjithashtu për 30 ditë kërkohet dhe përjashtimi i Gazment Bardhit dhe Sali Berishës, për të cilët mazhoranca thotë se anë penguar zhvillimin e rregullt të seancës dhe kanë thyer Kodin e Sjelljes me gjuhën e përdorur.

PS ka kërkuar përjashtimin me 10 ditë të deputetëve esart Xhaferri, Xhelal Mziu, Bledjon Nallbati, Luçiano Boçi dhe Saimir Korreshi pasi kanë penguar zhvillimin e rregullt të seancës, kanë shkaktuar kaos dhe kanë dhunuar punonjësit e Gardës.

Me 10 ditë kërkohet dhe përjashtimi i deputetëve Edi Paloka, Ina Zhupа, Klodiana Çapja, Oerd Bylykbashi, Enno Bozdo, Tomorr Alizoti, Ivi Kaso, Gent Strazimiri, Luan Baçi, Bledi Himçi, Greta Bardeli, Manjola Luku, Flamur Hoxha, Kliti Hoti, pasi kanë penguar zhvillimin e seancës parlamentare. 

Mazhoranca thotë se ky skenar i zhvilluar ditën e sotme u organizua nga drejtues të Partisë Demokratike. Disa flakadanë u ndezën nga opozita, shishe dhe ujë që u hodhën në drejtim të kryetarit të Kuvendit Niko Peleshi e punonjësve të Gardës, prishja e mikrofonëve, zaptimi i karrigeve të ministrave dhe gjuha joparlamentare e përdorur, janë disa prej episodeve të Parlamentit sot.

 

(Klikoni linkun për të lexuar dokumentin e plotë)

Ora 13:37
Toni Gogu pas kaosit në Kuvend: Dhuna nuk është alternativë politike, ligjet nuk i bëjnë flakadanët

1765451264_tonigogu.jpg

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Toni Gogu, ka reaguar sot pas seancës plenare me tensione në Kuvend, duke theksuar se mazhoranca ka përmbushur detyrimin kushtetues për të votuar ligje në shërbim të qytetarëve, pavarësisht përpjekjeve për bllokim të punimeve. Ministri kritikoi ashpër sjelljen e opozitës, duke theksuar se seanca nuk u shoqërua me debate parlamentare apo përplasje argumentesh, por me akte dhune dhe kaosi. Ai nënvizoi se mazhoranca e ka bërë të qartë që në fillim të sesionit parlamentar se dhuna nuk është dhe nuk do të jetë kurrë alternativë politike.

Sipas ministrit, projektligjet u miratuan sepse shteti nuk mund të ndalet dhe nuk mund të dorëzohet përballë papërgjegjshmërisë. Në fund të reagimit, ministri theksoi se mazhoranca ka zgjedhur një rrugë tjetër. “Ne kemi zgjedhur ligjet, punën dhe shërbimin për qytetarët. Ata kanë zgjedhur sherrin në ekran, ne zgjedhim vendimet për shqiptarët”, tha ai, duke shtuar se Parlamenti është shtëpia e demokracisë dhe nuk mund të kthehet në skenë dhune.

Reagimi i plotë nga salla e kuvendit:

Sot në Kuvend bëmë atë që qytetarët na kanë ngarkuar: të votonim ligje! Duke debatuar e duke miratuar ligje që u shërbejnë atyre, për ekonominë e tyre, për mbrojtjen sociale të tyre dhe zhvillimin e vendit tonë.

Fatkeqësisht, kjo seancë u shoqërua jo me debate parlamentare, jo me përplasje argumentesh, por me një dhunë rruge dhe një kaos që vjen vetëm nga çoroditja. I patë. U zunë vendet, karriget. Flakadanët. Tentativat për të bllokuar punën e kuvendit.

E kemi thënë qartë në fillim të sesionit, e themi qartë edhe sot: dhuna nuk është alternativë politike dhe ne nuk do rrimë as ta dëshmojmë; kaosi nuk e zëvendëson votën e shqiptarëve dhe flakadani nuk bën dot ligje. Ligjet i bëjnë njerëzit.

Ndaj projektligjet u miratuan, sepse shteti nuk mund të ndalet dhe nuk mund të kalojë në papërgjegjshmëri  E vërteta duhet parë në sy. Kjo opozitë është e dëshpëruar për një protestues më shumë ditën e hënë, për një kamerë më shumë.  Dhe për të gjitha këto është gati të djegë Kuvendin e shqiptarëve. Dhe kur nuk bind dot me ide, përpiqet të imponohet me dhunë, me tym.

Ndërkohë që kemi zgjedhur rrugë tjetër: ligjet, punën dhe shërbimin për qytetarët. Ata kanë zgjedhur sherrin në ekran. Ne do zgjedhim vendimet. Vendimet për shqiptarët, që bëmë sot.

Parlamenti është shtëpia e demokracisë. Nuk mund të jetë skenë dhune. Debati bëhet me fjalë, ku përplasen idetë. Vendimet merren me votë.

Kështu ndërtohet shteti serioz dhe kështu mund të ecë Shqipëria përpara.

Faleminderit.

Ora 13:37
Kaos, përplasje fizike dhe flakadanë....seanca plenare përmes fotove

60 minuta, kaos, përplasje fizike dhe flakadanë, mbizotëruan seancën e fundit plenare për këtë sesion, me ligjvënësit demokratë që kishin zaptuar karriget e kabinetit qeveritar për të protestuar për tre çështje: Betimin e Endri Shabanit si Avokat Populli, dosja e AKSHI-t dhe çështja e Belinda Ballukut.

Dy deputetët më të zellshëm që organizuan kaosin ishin Flamur Noka e Klevis Balliu që u përjashtuan nga seanca nga kryeparlamentari Niko Peleshi

 

 

Ora 12:52
Kaosi në Kuvend nga opozita, reagon Niko Peleshi: Parlamenti nuk është arena për betejat personale! Mirënjohje Gardës

Kryetari i Kuvendit Niko Peleshi ka reaguar pas seancës së sotme parlamentare ku opozita ktheu në kaos sallën. Peleshi thotë se interesi i shtetit prevalon mbi interesin politik dhe se deputetët duhet të mbajnë përgjegjësi për sjellet që cënojnë dinjitetin e funskionimin e Kuvendit.

Peleshi thotë se një parti nuk mund të pretendojë se përfaqëson të vërtetën e vetme dhe nuk duhet harruar që të gjithë i shërbejnë qytetarëve të republikës.

Peleshi e përmbyll reagimin e tij duke i shprehur mirënjohjen punonjësve të Gardës dhe shërbimeve të Kuvendit.

Reagimi i Kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshit për seancën plenare

"Kuvendi i Shqipërisë nuk është thjesht një vend debatesh, por institucioni ku fjala dhe sjelljet e deputetëve duhet të mbajnë e dëshmojnë peshën e përgjegjësisë dhe t’u shërbejnë mirëkuptimit, jo përçarjes. Çdo sjellje që shkel etikën, respektin dhe rregullat e funksionimit të Kuvendit dëmton rëndë dinjitetin, cënon përfaqësimin dhe besimin e qytetarëve. Detyrimi ynë është të bashkëpunojmë për zgjidhje në të mirë të vendit, të zhvillojmë dialog serioz, jo të krijojmë kaos.

Mbi interesin politik qëndron interesi i shtetit. Asnjë forcë politike nuk mund të pretendojë se përfaqëson e vetme të vërtetën dhe asnjë ndarje partiake nuk duhet të na bëjë të harrojmë se të gjithë shërbejmë për të njëjtin vend dhe për të njëjtët qytetarë. Institucionet e Republikës janë vlerë e përbashkët, jo arena për beteja personale apo partiake. Ruajtja, forcimi dhe respektimi i tyre është përgjegjësi që na bashkon përtej ndarjeve tona politike. Vetëm kur e vëmë shtetin mbi partinë, mund të ndërtojmë një Shqipëri më të fortë për brezat që vijnë. Respekti për Kuvendin është respekt për Republikën, respekt për qytetarët.

Mirënjohje për punonjësit e Gardës së Republikës dhe të shërbimeve të Kuvendit, për korrektesën dhe përgjegjësinë në kryerjen e detyrës."

Ora 12:35
VIDEO/ Tensionet në Kuvend, momenti kur Flamur Noka i hedh ujë në kokë shefit të Gardës

Deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka gjatë revoltës në sallën e Kuvendit, ka hedhur ujë në drejtim të komandantit të Gardës së Republikës.

Situata u tensionua aq sa shefi i gardës u ngjit për tu përplasur me Nokën, por ndërhynë kolegët e tjerë dhe situata u normalizua.

Ora 12:03
Demokratët furnizojnë me shishe Elda Hotin, deputetja hedh ujë drejt Niko Peleshit (VIDEO)

Deputetja e PD-së Elda Hoti ka hedhur ujë e shishe në drejtim të kryetarit të Kuvendit Niko Peleshi. Hoti ishte pjesë e grupit të deputetëve që zaptuan karriget e ministrave.

Ishin kolegët nga salla që i furnizuan me shishe uji, të cilat u derdhën në drejtim të Peleshit, i cili po vijonte seancën plenare.

Ora 11:49
I vunë “flakën” Kuvendit, demokratët mblidhen në seli! Diskutime për zhvillimin e një seance të jashtëzakonshme për Ballukun

Pas kaosit që shkaktuan në seancën plenare të ditës së sotme, deputetët e Partisë Demokratike janë mbledhur në seli ku po diskutohet për zhvillimin e një seance të jashtëzakonshme për çështjen e Belinda Balluku, bën me dije gazetarja e Report Tv Danjela Malokut.

Githashtu demokratët po mbledhin firma për të dërguar në Gjykatën Kushtetuese zgjedhjen e Endrit Shabanit Avokat Populli, i cili mes protestave dhe revoltave u betua për detyrën e re.

Ora 11:34
Kaosi në Kuvend, Balla: Sa herë Kosova ka një festë, Saliu e bën një dëm në Shqipëri

Kreu i grupit të PS, Taulant Balla foli për gazetarët pas kaosit të PD në sallën e Kuvendit. Balla ironizoi Berishën duke thënë se sa herë ka Kosova një festë, Saliu e bën një dëm në Shqipëri.

“E sotmja nuk është lajm i ri, asgjë  ere nga fronti i lindjes, po kujtoja plot 8 vite më parë, e njëjta pamje në Kuvendin e Shqipërisë, atë ditë zgjidhej prokurori i përgjithshëm, sot bënte betimin Shabani, i propozuar me firmat e PD, mes tyre udhëheqës të larta nga ajo çfarë ka mbetur, e njëjta situatë pas 8 vitesh. Sulmuan Avokatin e ri të Popullit edhe pse vetë e kanë firmosur dhe propozuar, populli shqiptar ka një shprehje të bukur, qentë le të lehin, karvani ecën para. Karvani i Shqipërisë europiane ecën para. Sa herë që Kosova ka një festë, Saliu e bën një dëm në Shqipëri, dëmi i mazhit të sotëm lidhet me gëzimin e djeshëm për Kosovën”, tha Balla.

Ora 11:30
Deputetja e PD ndez flakandanin në Kuvend, e kishte mbështjellë me posterin e opozitës (VIDEO)

Deputetja demokrate Albana Vokshi ka ndezur flakadanë në sallën e parlamentit. Vokshi e kishte mbështjellë flakadanin me një prej postera që opozita përdor për të protestuar kundër mazhorancës.

Ora 11:21
Flamur Noka “luftë” për të zaptuar karrigen e Peleshit, garda e bllokon! Ulet me dhunë tek vendi i Ballukut (VIDEO)

Deputeti demokrat Flamur Noka ka vrapuar duke hipur mbi tavolinë për të zënë vendin e kryetarit të Kuvendit Niko Peleshi pa filluar seanca parlamentare.

Ai është bllokuar nga Garda dhe më pas është ulur duke zënë karrigen e Belinda Ballukut. Kjo revoltë e demokratëve vijoji deri në përfundim të seancës plenare.

Ora 11:06
Kuvendi mbyllet pas kaosit, Berisha: Nuk ka Parlament me ata që zbatojnë moton vidh dhe ik

Sali Berisha ka folur pas kaosit në Kuvend.

“Beteja jonë është për ligjin, kushtetutën dhe shtetin ligjor. Motoja e tyre është vidh dhe ik. Agasi është njeriu më intim i Edi Ramës. Balluku nuk vjen në kuvend të informojë për pazarin, siç pata njoftuar tre ditë më parë, se Rama ndodhej në zgjedhjen më të vështirë të jetë së tij, mes Lindës dhe Lubisë dhe mbrëmë ka vendosur të mbajë lindën dhe të lëshojë Belindën. Parlament me ata të cilët zbatojnë moton vidh dhe ik nuk ka dhe nuk mund të ketë. ligji dhe vetëm ligji duhet të mbizotërojë”, tha Berisha.

Ora 11:03
VIDEO/ Kaosi në Kuvend, demokratët shtypen me njëri-tjetrin, Saimir Korreshi lëshon sharje drejt Gardës

Deputeti i PD Saimir Korreshi është parë në vështirësi gjatë protestës që opozita po zhvillon brenda në Kuvend. Demokratët kanë zënë karriget e ministrave të kabinetit dhe nuk pranojnë që t’i lirojnë.

Korreshi shihet që lëshon dhe sharje në drejtim të trupave të Gardrës duke thënë “O u q***a r*t se vdiqa”, të cilët kanë rrethuar demokratët që po shtypen me njëri-tjetrin.

Ora 10:57
Zjarr edhe jashtë Kuvendit, fibrat e transmetimit të televizioneve përfshihen nga flakët (VIDEO)

Teksa në mjediset brenda Kuvendit deputetët demokratë kanë shkaktuar një kaos duke hedhur edhe flakadanë, jashtë këtij mjediseve të Kuvendit fibrat e transmetimit të televizioneve janë përfshirë nga flakët.

Ende nuk dihet shkaku i zjarrit të rënë.

Ora 10:52
Demokratët vijojnë revoltën në Kuvend, Bledion Nallbati e të tjerë përplasen fizikisht me gardën! Ndizet një tjetër flakadan (VIDEO)

Deptuetja e PD Albana Vokshi ka ndezur një tjetër flakadan në sallën e Kuvendit. Ndërkohë në zonën ku qëndrojnë ministrat e kabinetit, garda kishte rrethuar depuetët e opozitës për ti larguar, por ata refuzuan duke u shtyrë dhe duke mos lëshuar karriget e ministrave.

Në anën tjetër, deputeti Bledion Nallbani dhe disa të tejrë u konfrontuan fizikisht me gardistët.

Ora 10:52
Kaos e përleshje në Kuvend, deputeti Fidel Kreka ndez sërish flakadanë (VIDEO)

Kaos e përleshje në Kuvend, deputeti Fidel Kreka ndez sërish flakadanë

Ora 10:45
Opozita nuk lëshon karriget e ministrave, demokratët ndezin flakadanë! Përplasje fizike me gardën (VIDEO)

Deputët e PD kanë ndezur një tjetër flakadan sapo kryetari i Kuvendit Niko Peleshi hapi përsëri seancën pas disa minutave pushim.

Ndërkohë Elda Hoti ka hedhur ujë në drejtim të gardistëve. Këta të fundit kanë rrethuar deputetët, të cilët kanë zaptuar karriget e ministrave, duke i shtyrë për t’i larguar. Demokratët refuzojnë të largohen ndërsa vijojnë të hedhin sende ne drejtim të Niko Peleshit.

Ora 10:42
Noka i hedh ujë gardistit, përjashtohet nga seanca

Flamur Noka përjashtohet nga seanca pasi i hodhi ujë një gardisti  

Ora 10:41
Kaosi i opozitës në sallë, mazhoranca kalon në votimin e rendit të ditës

Më kërkesë të kreut të grupit të PS, Taulant Balla, Kuvendi ka kaluar në votim rendin e ditës pas kaosit të opozitës në sallë.

Ora 10:29
Demokratët rrëzojnë karrigen e Belinda Ballukut, Klevis Balliu përjashtohet nga seanca

Deputeti demokrat Klevis Balliu përjashtohet nga seanca plenare. Opozita ka shkaktuar kaos në Kuvend duke zaptuar karriget e ministrave. Ata kanë rrëzuar karrigen e zv.kryeministres Belinda Balluku. Balliu pavarësisht se është përjashtuar nga seanca, vijon revoltën së bashku me deputetët e tjerë.

Ora 10:27
Endri Shabani betohet si Avokat Populli mes kaosit të opozitës, i përshëndet me puthje dhe largohet nga salla (VIDEO)

Tensione të forta janë regjistruar në Kuvendin e Shqipërisë, ku opozitarët kanë vendosur që të bllokojnë këtë seancë.

Klevis Balliu dhe deputetë të tjerë të PD kanë zënë vendet e ministrave, në një kohë kur kryetari i Kuvendit Niko Peleshi është duke vijuar me rendin e ditës.

Ai ka thërritur Endri Shabanin që të kryejë betimin e tij. Pavarësisht thirrjeve të opozitarëve “Turp, turp, dil përjashta”, Shabani është betuar si Avokati i Popullit, ndërsa largohej nga salla ka përshëndetur dhe opozitën me një puthje.

1766050235_endrishabaniputhja.jpeg

Ora 10:25
Kaos në parlament, Këlliçi ndez flakadanë në sallë! Demokratët hedhin ujë e shishe në drejtim të Niko Peleshit (VIDEO)

Deputeti i PD Belind Këlliçi në çelje të seancës plenare ka ndezur një flakadan teksa qëndronte në zonën e kabinetit të qeverisë.

Një grumbull deptuetësh demokratë kanë zaptuar vendet e ministrave të Ramës ndërsa janë të rrethuar nga Garda. Ndërkohë deputetët kanë filluar dhe të hedhin sende dhe ujë në drejtim të kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi.

Ora 10:25
Seanca plenare nis mes kaosit, deputetët e opozitës nuk lëshojnë karriget e ministrave (VIDEO)

Seanca plenare nis mes kaosit, deputetët e opozitës nuk lëshojnë karriget e ministrave

Ora 10:17
Deputetët e PD kaos në Kuvend, reagon Braçe: Më në fund e morën pushtetin

1764695824_erionbrae.jpg

Deputeti i Partisë Socialiste ka reaguar pas tensioneve të shënuara në Kuvend, ku deptuetët demokratë kanë penguar fillimin e seancës plenare duke zaptuar karriget e ministrave të qeverisë Rama.

Përmes një postimi në rrjetet sociale Braçe thotë më në fund e morën pushtetin.

“Kuvendi i Shqipërisë, më në fuuuund e morrën pushtetin!!”, shkruan Braçe në rrjetet sociale.

Ora 10:16
Bardhi përplaset me Lamallarin: Do ikësh bashkë me Belindën, mbylle gojën miush (VIDEO)

Gazment Bardhi përplaset me ministrin e drejtësisë, Besfort Lamallari.

“Do ikësh me Belindën, mbylle gojën, mbylle gojën o shamia e qyrreve të Belindës. Mbylle gojën miush”, tha Bardhi.

Ora 10:15
Opozita kaos në Kuvend, zaptojnë karriget e kabinetit! Berisha live u jep urdhra “të vetëve”: Ngjituni lart

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha është futur live në facebook nga Kuvendi ku deptuetët po pengojnë fillimin e seancës plenare duke zaptuar karriget e ministrave të qeverisë Rama.

Gjatë kohës që Berisha është live, dëgjohet të japë urdha duk u thënë deputetëve që të shkojnë lart tek karriget e ministrave. Ndër të tjera, ai u thotë gardistëve se do të përballen me pasoja të rënda nëse prekin me dorë deputetët.

“(Berisha dëgjohet t’i japë “të vetëve” urdha për të shkuar lart, tek pjsa ku qëndron kabienti i ministrave “Shkoni lart”). Prekja e deputetëve akt kriminal i pashembullt. Jeni ju që mbroni hajdutët. Mos prekni deputetë me dorë. Do të përballeni me pasoja të rënda. Dorëzoni Agasin”, tha ndër të tjera Berisha.

Ora 10:09
Opozita përplasje me gardën, Bardhi: Mos i prekni deputetët me dorë, Suel Çela nuk jep urdhra këtu

Deputetët e opozitës po përplasen me gardistët, ndërsa kanë zënë vendet e kabinetit. Gazment Bardhi u tha gardistëve të mos i prekin deputetët me dorë, duke akuzuar se Suel Çela nuk jep urdhra në Kuvend.

Ora 10:08
VIDEO/ Klevis Balliu hipën mbi tavolinë për të kaluar tek vendi i ministrave! Gardisti e tërheq zvarrë dhe bie mbi Vokshin

Deptuetët demokratë po pengojnë nisjen e seancës plenare teksa janë ulur në karriget e ministrave të qeverisë. Salla është kthyer në kaos ndërsa një moment deputeti Klevis Balliu është filmuar duke tentuar të hipë mbi tavolinë për të kaluar në vendin e ministrave, por një prej gardistëve e tërheq duke mos e lënë të kalojë. Në këtë moment ai është rrëzuar dhe ka rënë mbi Albana Vokshin.

Ora 10:02
Tensione në Kuvend, opozita pengon nisjen e seancës! Ulen në vendet e kabientit të qeverisë (VIDEO)

Pak minuta përpara nisjes së seancës plenare, deputetët e opozitës kanë shkaktuar kaos në sallën e Kuvendit. Demokratët shihen të jenë ulur në karriget e ministrave të qeverisë ndërsa Garda ndodhet në sallë me qëllim për të qetësuar situatën dhe për të rikthyer normalitetin.

Ora 08:57
Endri Shabani mbërrin në Kuvend, sot pritet betimi i tij si Avokat Populli (VIDEO)

Teksa na ndajnë edhe një orë nga fillimi i seancës, Endrit Shabani ka mbërritur në Kuvend. Sot pritet betimi i tij si Avokat Populli.

Shabani do të zëvendësojë Erinda Ballancën, e cila 3 vitet e fundit ishte me mandat të mbaruar. Ai u zgjodh si Avokat Populli pas një seance maratonë (11 dhjetor) me 85 vota pro, të ardhura nga socialistët dhe socialdemokratët.