Sonte kombëtarja e futbollit luan në ndeshje miqësore me Jordaninë në orën 19.00 në stadiumin “Arena Kombëtare”. Për të siguruar mbarëvajtjen e ndeshjes, policia do të kufizojë lëvizjen e makinave në orën 17.00 në rrugët përreth stadiumit.

Konkretisht, nga ora 17:00 deri në përfundim të ndeshjes, do të kufizohet qarkullimi në:

• Rrugën “Dervish Hima”;

• Rrugën “Gjergj Filipi”;

• Segmentin pranë Hotel “Marriott”, që lidhet me bulevardin “Dëshmorët e Kombit”,

•rrugët anësore përreth stadiumit, përfshirë kahun nga Hotel “Sheraton”.

Policia e Tiranës kërkon mirëkuptimin e qytetarëve për të respektuar kufizimet, si dhe iu bën thirrje të shmangin lëvizjen me automjete, në këto akse.

Gjithashtu, apelon për tifozët dhe sportdashësit që do të ndjekin ndeshjen, t’iu binden udhëzimeve të punonjësve të Policisë, me qëllim mbarëvajtjen e aktivitetit dhe garantimin e sigurisë.