Nata e parë e Sanremo! Performojnë 14 artistët ‘big’! I pranishëm dhe presidenti Mattarella, emocionohet nga monologu i Roberto Benignit
Roberto Benignit në natën e parë të festivalit Sanremo
ITALI - Mbrëmjen e sotme mbahet nata e parë e edicionit të 73-të i Festivalit të Sanremos. Në total janë 28 këngë konkurrente, ku në natën e parë do të performojnë 14 emra “big”. Për herë të parë, i ftuar është edhe presidenti i Republikës, Sergio Mattarella, ndaj të cilit i është kushtuar edhe monologu i Roberto Benignit, për 75-vjetorin e Kushtetutës.
Mattarella vuri një dorë në zemër dhe buzëqeshi i emocionuar kur Roberto Benigni përmendi babain e tij Bernardo Mattarella. Në skenën e” Ariston” Roberto Benigni nderoi themeluesit e Kushtetutës, mes tyre edhe babai i Mattarella.
“Ju dhe Kushtetuta keni pasur të njëjtin baba”, tha Benigni.
Në fund të fjalimit të Roberto Benignit kushtuar Kushtetutës dhe lirisë, Presidenti i Republikës Sergio Mattarella u largua nga teatri Ariston.
Një nga katër bashkë prezantueset, krah Amadeus do të jetë edhe blogerja me famë botërore, Chiara Ferragni.
"Jam super i emocionuar. Kam shumë ankth dhe kam shumë frikë se mos ia dal, por do të jap gjithçka”, ka thënë Chiara Ferragni pak përpara festivalit.
Ajo ka pasur edhe një mesazh për gratë “Mendoni të lira”
Rendit zhvillimet sipas orarit:
Të Fundit
Të Parat
Ora 21:58
Chiara Ferragni mesazh për gratë në skenën e Sanremos
Chiara Ferragni është ngjitur në skenën e Sanremos me një mesazh të fortë për gratë. “Mendoni të lirë” ka shkruar ajo në veshjen e saj.
Ferragni komplimenton Amadeusin duke thënë se është shumë bashkëpunues.
"Ai është shumë mikpritës, ai e di që jam i tmerruar. Kam muaj që ngjit shkallët e pallatit tim dhe po praktikoj prezantimin ", tha ajo.
B.K./SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si e vlerësoni punën e Gjykatave e Prokurorive në qarqe?
Mirë
33.3%
Keq
41%
Nuk e di
25.6%
Vota total: 39
Lajme të tjera
Milano kërkon të ndalojë shitjen e akulloreve dhe picave pas mesnate
25 Prill, 13:33
U dënuan me 23 vite burg për vrasjen e Shpëtim Frashërit në Torino, Gjykata e Lartë e Italisë shpall të pafajshëm 3 shqiptarë (EMRAT)
25 Prill, 12:08
Të dënuar për trafik drogë e grup kriminal, 2 të ekstraduar në Itali
25 Prill, 09:59
Itali, vdes foshnja 3-muajshe, prindërit çohen në gjyq për keqtrajtim të vajzës së tyre
24 Prill, 12:10
Lega pranon kërkesën e Interit, ndeshja me Torinon luhet në mesditë! Festë pa trofeun në Milano
23 Prill, 15:40
Baba i një vajze, ky është 25-vjeçari shqiptar që vdiq në aksident në Itali
23 Prill, 12:19
Në kërkim nga Italia për prodhim dhe shitje droge, pranga 39-vjeçares në Dibër
23 Prill, 11:19
Itali/ U ekzekutua në plazhin Bora Bora, ‘Sky ECC’ zbulon porositësin e vrasjes së Selavdi Shelajt, pagoi 150 mijë euro (EMRI)
22 Prill, 20:34
E rëndë në Itali/ Dy pitbullë vrasin foshnjën 13 muajshe, ia morën të ëmës nga krahët
22 Prill, 13:32
Trafik droge dhe armësh, 13 të arrestuar si pjesë e bandës shqiptaro-italiane
22 Prill, 09:34
Itali/ Arrestohet 27-vjeçari shqiptar, policia i gjeti 7 doza kokainë dhe rreth 10 kilogramë marijuanë
21 Prill, 17:03
VIDEO/ Milano, hedh 25 vjeçaren në shinat e metrosë, arrestohet për tentativë vrasjeje
20 Prill, 20:47