Sot po i vë flakën vendit me pretekstin e votës së lirë, rastet kur Basha e ka vjedhur dhe tjetërsuar votën

Sot po i vë flakën vendit me pretekstin e votës së lirë, rastet kur Basha e ka vjedhur dhe tjetërsuar votën

Lulzim Basha, që prej 16 shkurtit ka nisur organizime protestash që sa vijne e bëhen më agresive, duke sulmuar institucionet dhe policinë e shtetit  me bomba Molotov, kapsolle e sende të forta. Por jo vetëm kaq; militantët e PD-LSI kanë rrahur dhe gazetarë, duke e bërë protestën kriminale.

Arsyeja e protestave shkatërruese të Bashës është vota e lirë e cila sipas tij është cënuar nga mazhoranca.

Por, si i ka marrëdhëniet Lulzim Basha me votën e lirë? Si e ka tjetërsuar dhe vjedhur votën ai në për të ardhur në pushtet si kryebashkiak apo si kryetar i PD?

Si ka vepruar ai me kriminelët në vitin 2008 në Elbasan, për të marrë vota?

Të gjitha këto kanë përgjigje të qartë me fakte e që e nxjerrin Lulzim Bashën vrasësin e votës së lirë e jo dashnor të saj.

Le t’i marrim me radhë, duke nisur nga viti 2008.

1- Asokohe Lulzim Basha ishte ministër i Jashtëm dhe kandidat i PD-së për deputet në Elbasan. Sipas kabllogrameve të ambasadës së SHBA e cila raportonte në DASH, shkruhet ekzaktësisht se ““..Ministri i Jashtëm Basha, i cili përfaqësoi PD-në në Elbasan, është përfshirë në lirimin e një krimineli të famshëm në Elbasan në këmbim të mbështetjes së familjes së tij…”.

2- Në vitin 2011 të gjithë e mbajnë mend se si Lulzim Basha me Arben Ristanin i vodhën fitoren Edi Ramës në Tiranë ditën për diell, në sy të të gjithë shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve. Basha mori kryetarllëkun e bashkisë Tiranë ku për katër vjet nuk nguli një gozhdë në mur. Sepse në fakt nuk kishte faj, pasi ai e kishte vjedhur atë mandat e nuk kishte asnjë detyrim ndaj qytetarëve,

Por nuk mbaron me kaq. Lulzim Basha nuk ka vjedhur vetëm votat e kundërshtarëve nga partitë e tjera, por edhe ndaj kundërshtarëve për kreun e PD-së në 2013 ndaj të ndjerit Olldashi dhe në 2017 kundrejt Selamit.

3- Në vitin 2013, pas zgjedhjeve te deformuara brenda partise per kreun e saj, Sokol Olldashi pati deklaruar publikisht se:

“Përzgjedhja e kryetarit të ri të PD-së u bë përmes një procesi tërësisht të deformuar.

Në asnjë çast nuk u qartësua procedura e përgatitjes së listave dhe, për më tepër, në asnjë moment listat nuk u vunë në dispozicionin tim. Do të thotë që në mënyrë anormale unë garova pa ditur se cili ishte korpusi i votuesve.

Dita e votimit provoi se mijëra demokratë nuk gjetën emrat në listë, ndërsa mijëra të tjerë u anëtarësuan në listën e votuesve në dy javët e fundit. Shpresoj që pas votimit këta të anëtarësohen edhe në PD.”

4- Më 22 korrik të vitit 2017, demokratët votuan sërish për kreun e ri të partisë, pas një “ngrirje” një mujore të kryetarit humbës të PD, Lulzim Basha.

Për kreu e PD-së, garuan Eduard Selami dhe Lulzim Basha, nga ku ky i fundit u rizgjodh kryetar.

Lulzim Basha për të qënë i sigurtë në një fitore “plebishitare” brenda partisë sipas parimit “një anëtar një votë”, vodhi votat në kutitë e votimit.

Kjo është marrëdhënia e Lulzim Bashës me votën e lirë, të cilën po e përdor si pretekst për t’I vënë flakën Tiranës dhe Shqipërisë./Lexo.al

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Në Librari’ me 3 tituj në rinj: ‘Lufta e fshehtë në Shqipëri’, ‘Jeta e shkurtër e Lukas Santanës’ e ‘20 mjeshtrit e hershëm shqiptarë’! ‘Tektonika e Shpirtit’ te Melodia e Vargut

‘Në Librari’ me 3 tituj në rinj: ‘Lufta e fshehtë në Shqipëri’, ‘Jeta e shkurtër e Lukas Santanës’ e ‘20 mjeshtrit e hershëm shqiptarë’! ‘Tektonika e Shpirtit’ te Melodia e Vargut