Tensione, përplasje e bllokim të foltores, opozita 'mban peng' Kuvendin prej 3 javësh

Një situatë kaotike është krijuar në seancën e sotme plenare, teksa opozita ka bllokuar punimet e Kuvendit për të disatën javë radhazi. Për rreth dy orë, deputetët e opozitës janë ngujuar në foltoren e Kuvendit, duke mos lejuar zhvillimin normal të seancës.

Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi, ju kërkoi disa herë deputetëve të lirojnë foltoren, duke ndërprerë disa herë seancën, ndërsa pas rreth dy orësh, ai hapi votimin për projektligjet e rendit të ditës. Shumica votoi e vetme pr/ligjet dhe u largua nga salla, duke lënë të rrethuar në foltore opozitën, e cila vijonte të transmetonte live në ‘Facebook’ fjalimet e deputetëve.

Deputetët e opozitës vijuan edhe për më shumë se një orë seancën pa praninë e socialistëve, kryetarit të Kuvendit dhe regjisë, duke transmetuar live në 'FB' të gjitha fjalimet. Ata u larguan nga Kuvendi rreth orës 13:10, mbi një orë pasi kishin ikur socialistët, ndërsa nuk kanë dhënë asnjë deklaratë për media.

Deputetët e opozitës hodhën akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama dhe ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Nënkryetari i PD, Edi Paloka, paralajmëroi se ka 'Babale' edhe për ministra të tjerë, ndërsa kreu i grupit parlamentar të PD, Edmond Spaho, ka deklaruar se nuk mund të ketë integrim për vendin tonë, i cili është i vetmi me dy ministra të Brendshëm të implikuar në trafikun e drogës.

Shkarkoni ministrin e Brendshëm, ai ka vëllanë e tij të dënuar për krim organizatash mafioze dhe trafikim ndërkombëtar të drogës. Nuk mundet Shqipëria të kërkojë hapjen e negociatave, kur edhe ish-ministri i Brendshëm është i lidhur me trafikun. Jemi i vetmi shembull në gjithë shtetet e Kombeve të Bashkuara që ka dy ministra të lidhur me trafikun. Ne jemi opozitë e përgjegjshme, demokratike, nuk lejojmë që konfliktet sociale të kalojnë cakun demokratik. Zemërimi i qytetarëve sa vjen e rritet, nëse negociatat nuk hapen nuk do ketë deputet që do të mbajë zemërimin e tij. Rama të reflektojë dhe të reagojë, që këto 30 ditë t’i përdorë në interes të vendit. Ligji kërkon veprime të shpejta, të sakta dhe të menjëhershme.  

Edmond Spaho, kreu i grupit parlamentar të PD

Gjithë kjo shfaqje e opozitës është ndjekur dhe nga një deputet gjerman. Ka qenë kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, i cili tha jashtë Kuvendit se Partia Social-Demokrate gjermane mbështesin hapjen e negociatave me Shqipërinë.

Një tjetër deputet gjerman është sot në Kuvendin e Shqipërisë. Partia Social-Demokrate gjermane mbështesin hapjen e negociatave me Shqipërinë në datë 28 qershor. Është hera e parë që ndodhem në Shqipëri.

Taulant Balla, kreu i grupit parlamentar të PS

Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi, është treguar shumë i përpiktë me kohën që në nisje të seancës, teksa ju ka ndërperë fjalën deputetëve të PD, sapo ju ka mbaruar koha.

Së pari, Ruçi i ndërpreu fjalën Vokshit, duke revoltuar opozitën, që bllokoi menjëherë foltoren, ndërsa pas rinisjes së seancës u përsërit e njëjta situatë me Edi Palokën, i cili nuk pranoi të lirojë foltoren, edhe pas paralajmërimeve të Ruçit. Kreu i Kuvendit ndërpreu seancën për 30 minuta, duke ironizuar opozitën, teksa ju tha "Ju erdhi ora, vazhdoni live në facebook!"

Ka kohë që ky Parlament nuk mblidhet më për interesat dhe hallet e qytetarëve, por vetëm për hallet e Ramës. Ky i fundit ka vetëm një hall, nuk bën asnjë orë punë, gjithë ditën mbron krimin që e ka rrethuar. Interesat e tij personale dhe të krimit janë një. Ka filluar duke mbrojtur kryetarët e bashkisë që vuri vetë, të inkriminuar, deputetët e tij të inkriminuar. Këtij i del një skandal çdo gjysmë ore. Çdo të thotë kur ministri i Brendshëm përgjigjet për pyetjen që i bëjnë gazetarët ‘A të kap ligji Antimafia ty, apo jo’? Dhe ai thotë që teorikisht po, por praktikisht hesht. A mund t’i përgjigjet kush kësaj pyetjeje. E keni bërë Prokurorinë si letër higjienike dhe e përdorni për çdo pisllëk. Ka 'Babale' edhe për ministra të tjerë.

Edi Paloka, nënkryetar i PD

Javët e fundit, opozita ka krijuar debate të ashpra, deri në bllokim të seancave plenare, por edhe të komisioneve parlamentare, teksa është përqendruar tek akuzat ndaj ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, duke kërkuar dorëheqjen e tij, me pretendimin se vëllai i tij, Agroni, është i implikuar në trafikun e drogës.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:26
VIDEO/ Basha-Kryemadhi ndahen me puthje e përqafime, kreytarja e LSI i rreh shpatullën me dorë

Deputetët e opozitës janë larguar nga salla e Kuvendit, pas tre orësh debat e përplasje dhe akuza ndaj Ramës e Xhafajt. Socialistët u largua rreth dy orë pasi kishte nisur seanca, pasi opozita bllokoi foltoren, ndërsa opozita vijoi seancën, duke transmetuar fjalimet live në ‘Facebook’.



Në përfundim të seancës, rreth orës 13:10, deputet u larguan, ku nuk munguan dhe puthjet e përqafimet. Kanë qenë kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, dhe kryetari i PD, Lulzim Basha, që janë ndarë me puthje e rrahje shpatullash.

Siç shihet dhe në video, është Kryemadhi ajo që i ‘pëshpërit’ diçka në vesh Bashës, teksa i bie me dorë në shpatull. Nuk dihet çfarë kanë biseduar, por shihet se ata janë shumë të afërt me njëri-tjetrit, çka lë të nënkuptuar se po përgatiten për aksionin opozitar të radhës kundër Ramës.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Emigrantet: 31/05/2018 16:02

    O Sahli O Lulezim Keni Maru SHQIPERIA U PRANU Mesazh Sensilibizimi per Popullin Tone Ne SHQIPERI 28 QESHORI Po Vjen Do Ta Merni Lajmin e SHUME PRITUR Te dashur Shqipetare Lexojeni dhe Shperndajeni kete Mesazh

    Përgjigju
  • Donela: 31/05/2018 13:34

    Jeni vetem plehra,PD-LSI ne grahmat e fundit,jane shpartalluar totalisht.

    Përgjigju
  • 007: 31/05/2018 10:44

    Keshtu eshte kur popullit voton funderrinat.Rrugacet e l'indirizzo te shqupit.Shiko or popull ,vetem nje pyetje beni verrà: ae meritojn keta Monstera te paguhen me taksat Tona??????????????????????

    Përgjigju
  • Eri: 31/05/2018 10:31

    Aty ka nje Rend Dite qe kryetari mundohet ta zbatoje per te zgjidhur hallet e shqiptareve nder te tjera, Paloka akuzon qe ky parlament nuk merret me hallet e popullit. Po si te merret PD dhe LSI vetem me hallin e karrikes se tyre, nuk ka shanc te funksionoje normalisht ai parlament. Nxirrini jashte qelbesirat, se dhe te marrit i hapet rruga deri ne nje fare pike, pastaj i mbyllin ne spital psikiatrik.

    Përgjigju
  • Kafsha: 31/05/2018 09:12

    Po rroga vazhdon tu jepet fundërrinave? Mjerë!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mjeku s'mund të kurojë të njëjtin pacient në shtet e privat, e mbështesni?



×

Lajmi i fundit

Dosja 'Partizani' SPAK kërkon edhe 3 muaj kohë për hetimet, GJKKO vendos më 11 korrik

Dosja 'Partizani' SPAK kërkon edhe 3 muaj kohë për hetimet, GJKKO vendos më 11 korrik