Sot shpalli zyrtarisht kandidaturën, Von der Leyen premton mbështetje për zgjerimin nëse rizgjidhet në krye të KE-së

Sot shpalli zyrtarisht kandidaturën, Von der Leyen premton mbështetje për zgjerimin nëse rizgjidhet në krye të KE-së

Presidentja e KE, Ursula von der Leyen

Presidentja aktuale e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, së cilës i skadon mandati në fund të vitit, është prezantuar të mërkurën si kandidate udhëheqëse e Partisë Popullore Evropiane (EPP), për një mandat të ri pesëvjeçar.

Kandidatura e Von der Leyenit është shpalosur nga Manfred Weber, shef i këtij grupimi politik të qendrës së djathtë evropiane, që është grupi më i madh në Parlamentin Evropian.

Presidentja e KE-së ka premtuar se, nëse fiton edhe një mandat, do të vazhdojë punën në shumë fusha në të cilat ka punuar edhe në mandatin e tashëm, përfshirë edhe në procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian dhe në asistencën financiare për vendet e Ballkanit Perëndimor.

"Gjithmonë kam qenë mbështetëse e fuqishme e zgjerimit të BE-së. Por, në të njëjtën kohë, kam shtuar qartë se ky do të mbetet proces i bazuar në meritat individuale", ka thënë Von der Leyen më 21 shkurt.

"Mbetem e përkushtuar ndaj këtij parimi, por jam, po ashtu, e lumtur se vendet e Ballkanit Perëndimor, e po ashtu edhe Ukraina, Moldavia, po bëjnë gjithçka që po munden për t'i kryer reformat e nevojshme dhe për të lëvizur drejt Bashkimit Evropian", ka shtuar ajo.

"Do të më shihni edhe në mandatin e ardhshëm si mbështetëse të fuqishme të zgjerimit dhe të Ballkanit Perëndimorë", ka deklaruar Von der Leyen.

Duke shpalosur kandidaturën për një mandat të ri, Von der Leyen ka thënë se "plani për rritje është mesazh i qartë. Kemi fondet dhe kjo është e rëndësishme. Kemi mjetet dhe tash jemi në proces të definimit të detajuar të planit për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, për të parë se cilat reforma janë të nevojshme për secilin vend, si kusht për këtë plan, si do t'i përdorim dhe si do t'i përfshijmë ato vende në tregun tonë të përbashkët".

"Puna po shkon shumë mirë dhe kemi një entuziazëm të madh nga vendet e Ballkanit Perëndimor. Sapo të përmbushen kushtet bazike, pagesat e para do të mund të realizohen shpejt", është shprehur ajo.

Von der Leyen ka thënë, po ashtu, se edhe nëse fiton mandatin e ri, do të vazhdojë me mbështetjen për Ukrainën dhe se nuk do të bashkëpunojë me miqtë e presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, as me ata që janë kundër BE-së dhe kundër Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO).

Sipas parimit të njohur si "Spitzen kandidat" (Kandidati udhëheqës), grupimet politike evropiane, në prag të zgjedhjeve për Parlamentin Evropian, shpallin kandidatin e tyre për president të Komisionit Evropian.

Partia që fiton shumicën e vendeve në Parlamentin Evropian kërkon pastaj që kandidati i saj të fitojë postin në krye të Komisionit.

Por, kjo varet edhe nga liderët e vendeve anëtare, të cilët duhet të zgjedhin kreun e Komisionit Evropian, që më pas konfirmohet nga shumica e deputetëve në Parlamentin Evropian.

Zgjedhjet evropiane në 27 vende anëtare zhvillohen nga 6 deri më 9 qershor 2024. REL

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lipe Shtogu: 21/02/2024 18:34

    Këto burokratet e ndryshkur te Brukselit,mendojnë vetëm për karrierën personale dhe asgjë më tepër. Liderishipi i tyre është ‘i shitur’ dhe përdoret nga të tretët. Pikërisht prandaj dhe të gjitha strukturat institucionale të BE janë aq të brishta sa mundi t’i thyej kushdo dhe lehtësisht. Nëse kishte kohë më ‘artë’ për zgjerimi e BE,ishte pikerisht momenti tanishëm,ku prioriteti gjeostrategjik,do të ishte argumenti më i fortë për integrimin e Ballkani Perendimor ,sepse do t’i ‘shuante’ si me magji problemet shoviniste,te cialat rrine ndezur nga ndjesia e perjashtimit nga BE dhe afrimit tinzarshe te te treteve qe shkaktojne me shume trazira duke i mikluar me lloj lloj menyrash në achendat e tyre. Mbajtja pezull per nje kohe te gjate me lloj lloj pretendimedh e kushtesh ,vetem sa per t’i shtyrë ,kanë bërë që BE të humb besueshmërine e krediblitetin para syve të ketyre popujve që jetojnë në këto treva. Ne u futëm në NATO,duke mos patur ndoshta asnjë lidhje me standartin e NATO-s,por ja qē n’a futi SHBA për arsye gjeostrategjike,se po të ishim ne dorë të BE edhe për këtë aderim,ne po i demontonim armët dhe kishim përfunduar në pushkë ‘druri’,kështuqë hyrja jonë në NATO ,do përfundonte në ‘kalendën greke’..

    Përgjigju
  • Beni: 21/02/2024 15:54

    Kjo baxhella duhet te zhduket sepse e shkaterroj Europen me politiken e saj te ndyre , duhet ta mari dhe 4 vjet qe ta zgjeroj BE sepse deri tani nuk kishte kohe pisja

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Sulmi në kanalin Ibër-Lepenc, ambasadori amerikan në Serbi: Nuk ka prova që vërtetojnë autorësinë e Beogradit

Sulmi në kanalin Ibër-Lepenc, ambasadori amerikan në Serbi: Nuk ka prova që vërtetojnë autorësinë e Beogradit