Sot tre humbje jete nga COVID-i, ulet numri i rasteve të infektuara, 77 të shëruar (VIDEO)

TIARNE-Në 24 orët e fundit 3 qytetarë në terapi intensive, të intubuar kanë humbur jetën te Infektivi.  Një 52 vjeçar nga Tirana, një 57 vjeçar nga Kukësi dhe një 59 vjeçar nga Korça, nuk e kanë fituar dot betejën me Covid19, megjithë përpjekjet e stafit mjekësor. Aktualisht në dy spitalet Covid, në spitalin infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 106 pacientë, 9 pacientë janë në terapi intensive dhe 1 prej tyre është i intubuar.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 431 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 55 raste pozitive. Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 39 raste në Tiranë, 4 në Vlorë, 3 në Kukës, nga 2 raste në Durrës, Krujë, Kavajë, nga 1 rast në Shkodër, Elbasan, Kamëz.

Numri i të shëruarve në 24 orët e fundit është më i lartë se numri i të identifikuarve pozitive me Covid19. Janë shëruar 77 qytetarë, duke e çuar në 2214 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë. Në vendin tonë aktualisht janë 1585 persona aktivë me Covid19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë, Durrës.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale fton qytetarët të tregohen të kujdesshëm, duke respektuar vendimin për maskën e detyrueshme në ambientet e mbyllura, në transportin publik dhe kudo ku nuk ruhet dot distancimi fizik. 

Higjiena dhe zbatimi i protokolleve është detyrim ligjor për çdo biznes, për të mos rrezikuar shëndetin e qytetarëve nga përhapja e Covid19. Edhe në rast se dyshoni se jeni i prekur nga Coronavirusi, duhet të izoloheni, dhe të telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare, 127. Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për këshillim psikologjik apo çdo informacion për Covid19.

COVID-19 – Statistika (17 Korrik 2020)
Testime totale        34,606
Raste pozitive         3,906
Raste të shëruara   2,214
Raste Aktive           1,585
Humbje jete             107 (Qarku Tiranë 55, Shkodër 17, Durrës 16, Fier 5, Elbasan 5, Vlorë 3, Kukës 2, Lezhë 1, Berat 1, Dibër 1, Korçë 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë         737
Durrës         206
Shkodër     187
Vlorë         105    
Lezhë         84
Kukës         54
Korçë         49
Elbasan     42
Fier             39
Berat          37
Dibër          24
Gjirokastër 21

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:24
Infektohen tre punonjës të Gjendjes Civile në Vlorë

1594988702_vlore.jpg
Në Vlorë janë konfirmuar sot 4 raste me COVID. Tre janë punonjëse të gjendjes civile. Pas rastit të konfirmuar një ditë më parë nga ISHP u është bërë tamponi punonjësve nga të cilat tre kanë rezultuar pozitivë. Gjendja Civile u mbyll dje.

Ora 13:30
Viktima e parë në Kukës nga koronavirusi, rastet e reja në Shtiqën dhe brenda qytetit

Një 57-vjeçar nga fshati Topojan i Kukësit, ndërroi jetë nga koronavirusi duke shënuar kështu viktimën e parë në Kukës nga COVID-19 që nga fillimi i pandemisë. 57-vjeçari ishte shtruar në infektivin e Tiranës me datën 6 korrik 2020. Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Kukës, ka marrë tampone në familjen e tij, të cilat kanë dalë negative duke mbyllur kështu krijimin e një vatre të re infeksioni.

Gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar pozitiv me koronavirus 3 persona në Kukës, 2 në fshatin Shtiqën dhe 1 në qytet. Në Kukës, që nga rifillimi i epidemisë me 13 qershor janë infektuar 80 qytetarë. Nga ky numër 42 janë shëruar, ndërsa aktualisht 38 janë aktiv.

/I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ema: 17/07/2020 11:26

    Mashtrime spitalet jan mbushur plot si infetivi dhe senatoriumi dhe kur njerezit lajmerojn se kan simptoma e jan me temperatur nuk vjen njeri per tampon dhe nuk u japin as mjekime deri sa te marrin vesh se jan pozitiv i bie vdis pastaj te kuroj . Mjer kujt i bie kjo flam

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dosja 5D, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë

Dosja 5D, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë