Superliga shqiptare e futbollit zhvilloi tre ndeshjet e programuara për sot, të vlefshme për raundin e 22-të, teksa sfidat e kësaj jave janë ndarë në dy ditë. 

Takimi i parë i ditës së shtunë, ai mes Vorës dhe Flamurtarit u mbyll 0-0. Sfida tregoi se Vora ishte më kërkuese në fushë, paçka se nuk ia doli të shënonte. Vorakët e Bellait kanë tre barazime radhazi dhe mund të futen në 'vallen' e mbijetesës. Nga ana tjetër Flamurtari me dy fitore në dhjetë ndeshjet e fundit mbetet në vendin e tetë me 19 pikë. Nga ky rezultat përfiton Tirana e vendit të fundit, që sheh më pranë rivalët duke pasur edhe një ndeshje më pak.

Në ‘Arenën e Demave’ në kryeqytet, Partizani dhe AF Elbasani barazuan 2-2 në një ndeshje që zgjati 100 minuta. Ishte Lajthia që kaloi miqtë në epërsi pas 22 minutash lojë, teksa më pas AF Elbasani mbeti me një futbollist më pak pas daljes me karton të kuq të portierit Janacek. Miqtë gabuan edhe një 11 metërsh me Diallo.

Më pas Partizani reagoi dhe barazoi brenda pjesës së parë me Skukën, ndërsa Isgandarli përmbysi ndeshjen në favor të Partizanit në minutën e 68-të.

Pesë minuta para fundit, Saliu Sembene, mbrojtësi i Partizanit i trembi të gjithë kur u rrëzua pa ndjenja në fushë. Menjëherë atij iu dha ndihma mjekësore dhe pasi u përmend u dërgua me barelë në dhomat e zhveshjes, edhe pse ambulanca u fut në fushë dhe ishte gati për ta transportuar në spital. Mësohet se gjendja e 24-vjeçarit Sembene është e qëndrueshme.

Fundi ishte dramatik dhe sërish Lajthia shënoi për miqtë duke barazuar 2-2 një ndeshje që i kishte të gjitha brenda.

Në ndeshjen e fundit të ditës së shtunë, e luajtur në stadiumin “Air Albania” në orën 19:00, Dinamo barazoi 0-0 kundër Bylisit duke vijuar krizën. Katër ndeshje pa fitore ka ekipi i Ilir Dajës.

Dy takimet e fundit të javës së 22-të janë programuar të dielën në orën 16:30. Në stadiumin “Niko Dovana”, Teuta do të përballet me Vllazninë, skuadër që po kalon një moment shumë të mirë dhe kryeson kampionatin. Nga ana tjetër, durrsakët ndodhen në një periudhë jo pozitive, pasi në tetë ndeshjet e fundit nuk kanë arritur asnjë fitore.

Në “Egnatia Arena”, kampionët në fuqi të Egnatias do të presin Tiranën. Rrogozhinasit në tre ndeshjet e fundit kanë regjistruar dy barazime dhe një humbje dhe do të synojnë rikthimin te fitorja në shtëpi. Ndërkohë, Tirana vjen nga një formë pozitive, me 7 pikë të grumbulluara në tre ndeshjet e fundit dhe synon një tjetër rezultat pozitiv për t’iu afruar Flamurtarit dhe Bylisit në renditje.

Superliga shqiptare e futbollit, raundi 22:

E shtunë, 31 janar 2026

13:30 Vora 0-0 Flamurtari

16:30 Partizani 2-2 AF Elbasani

19:00 Dinamo 0-0 Bylis

E diel, 01 shkurt 2026

16:30 Egnatia - Tirana

16:30 Teuta - Vllaznia

Renditja:

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:53
Paqe pa gola, Vora barazon 0-0 kundër Flamurtarit! 'Asist' për Tiranën

1769871221_vora.jpg

Vora dhe Flamurtari barazuan 0-0 në ndeshjen hapëse të raundit të 22-të në Superligë. Sfida tregoi se Vora ishte më kërkuese në fushë, paçka se nuk ia doli të shënonte. Vorakët e Bellait kanë tre barazime radhazi dhe mund të futen në 'vallen' e mbijetesës. Nga ana tjetër Flamurtari me dy fitore në dhjetë ndeshjet e fundit mbetet në vendin e tetë me 19 pikë. Nga ky rezultat përfiton Tirana e vendit të fundit, që sheh më pranë rivalët duke pasur edhe një ndeshje më pak.

Ora 13:38
Trajneri i Partizanit 'ndez' sfidën, Kërnaja: AF Elbasani s'është në rangun tonë

1769863157_oltijonkrnaja.jpg

Sot në orën 16:30 në 'Arenën e Demave' luhet Partizani - AF Elbasani, duel i vlefshmë për raundin e 22-të në Superligë. Përpara sfidës, për mediet, trajneri i Partizanit, Oltijon Kërnaja, tha se rivalët nuk janë në rangun e ekipit të tij.

"Është një ndeshje e vështirë. Elbasani siç e thatë edhe ju vjen pas një fitoreje, ndoshta jo në formën e tyre maksimale pasi në 5 javët e fundit kanë vetëm një fitore. E kanë arritur këtë fitore ndaj Dinamos, kjo do të thotë që janë një ekip shumë i mirë, i mirë investuar këtë vit, por edhe ne jemi një ekip po ashtu i mirë.

Hyjmë sigurisht për tri pikë, luajmë në shtëpinë tonë. E kemi thënë edhe më përpara në shtëpinë tonë s’duhet të kemi asnjë hap fals kështu që mendojmë vetëm për fitoren.

Partizani është ekipi madh. Elbasani nuk hyn në rangun e Partizanit me gjithë respektin dhe formën e momentit", tha Kërnaja.

Ora 12:00
Tirana luan kundër Egnatias, Nuhiu: Ndaj Flamurtarit treguam madhështi dhe karakter, të përsëritemi

1769857361_ardiannuhiu.jpg

Egnatia dhe Tirana luajnë të dielën në orën 16:30 për raundin e 22-të në Superligën e futbollit. Ndeshja do zhvillohet në stadiumin e Rrogozhinës dhe është komentuar për mediet nga trajneri i Tiranës, Ardian Nuhiu. Ai kërkon që ekipi i tij të paraqitet në fushë si ndeshjen e fundit, të fituar 1-0 kundër Flamurtarit.

Përballë bardhebluve do jetë Egnatia, kampione në fuqi e vendit, teksa Tirana do ketë mungesat e Haxhiut dhe Ernest.

Fitorja e fundit dhe Egnatia si rival i ardhshëm - E shoh skuadrën të motivuar, rezultati i fundit ka rritur moralin te grupi, presim një ndeshje të fortë dhe luftuar sepse kemi përballë një skuadër që vitet e fundit ka udhëhequr kampionatin, lëviz shumë mirë në fushë, kanë idetë e tyre. Për të gjitha këto besoj te karakteri i skuadrës sime, duhet të jemi të disiplinuar, kemi futbollistë kualitativ edhe në aspektin individual, jemi të motivuar, lojtarët të dalin te potenciali i tyre.

Ne duhet të fokusohemi te loja jonë, të jemi shumë të disiplinuar, flitet për një skuadër që është bashkë prej një kohe, e dinë çfarë lëvizje duhet të bëjnë, besoj fuqishëm që mund të marrim më të mirën nga kjo sfidë.

Mungesat? Nesër do të kemi mungesa të rëndësishme si Haxhiu, ka një periudhë që na mungon, Ernest po ashtu, por kam besim te lojtarët që do të zbresin në fushë, kam besim për një performancë të mirë.

E ardhmja e ekipit? Kërkoj vazhdimësi, jemi në rritje e sipër, skuadra po krijon identitet dhe organizim, rezultati është i rëndësishëm, besoj që do të bëjmë ndeshje të mirë, skuadra jonë nuk duhet të gabojë, besoj fuqishëm te kualiteti dhe te karakteri i grupit sepse po na e tregojnë nga ndeshja në ndeshje, edhe ndaj Flamurtarit ishim të ngarkuar nga aspekti emocional, por lojtarët treguan madhështi dhe karakter të fortë”, deklaroi Nuhiu.

Këtë vit Tirana nuk njeh humbje në Superligë, duke marrë dy fitore dhe një barazim. Bardheblutë vijojnë të mbeten në pozitën e fundit, por vetëm dy pikë larg nga zona play-out.