Mungesa e një figure transparente drejtuese dhe një organizmi të protestës, që i është lënë në dorë rastësisë, reflektohet në një përfshirje të ulët të qytetarëve ditë pas dite. Të shqetësuar për braktisjen e pjesëmarrësve në shesh, një nga organizatorët Edison Lika këtë radhë ftoi shqiptarët të bojkotojnë pushimet verore për të mbështetur protestën. Një kërkesë kjo me kosto për qytetarët duke patur parasysh se shumica e familjeve dhe rinia i rezervojnë pushimet verore kohë më parë për të përfituar cmime të favorshme.
“Për shqiptarët sivjet nuk do të ketë pushime, pushimet do të bëhen në Bulevardin Dëshmorët e Kombit. E vetmja mënyrë që shqiptarët të kenë pushime gjithë jetën e tyre, është që këtë vit të bojkotojnë pushimet”, tha aktivisti Edison Lika.
Fjalimet në podium edhe në ditën e 44-t të protestës para kryeministrisë ishin një refren përsëritës kundër klasës së vjetër politike, që sipas aktivistit Andi Tepelena ka marrë peng demokracinë në vend. Një nga kërkesat e artikuluara prej tij ishte ndryshimi I Kodit Zgjedhor.
“Kodi zgjedhor është çelësi i demokracisë. Me një kod zgjedhor të ri do të çlirohet gjithë sistemi politik, atëherë do çlirohet energji më positive në këtë vend, do çlirohet ekonomia. Shqipërisë do i kthehen referendumet. Kushtetuta u përket qytetarëve, jo kryetarëve. Ne duam që Republika t’u kthehet qytetarëve”, tha aktivisti Tepelena.
Protestuesit i mohojnë opozitën Sali Berishës dhe thonë se opozitarët e vërtetë janë ata.
“Opozita e vërtetë s’është Berisha, por ne, S’do të lejojmë që komunizmi të ngrejë më kokë!”, tha një e moshuar gjatë tubimit.
Mes thirrjeve “Rama n’burgm Berisha m’burg”, pas fjalimeve para Kryeministrisë, protestuesit u drejtuan nëpër rrugët e kryeqytetit, në marshimin e tyre të përnatshëm.
Një protestues gjatë fjalës së tij në tubimin para Kryeministrisë i bëri thirrje pensionistëve që të ‘mos gënjehen me një 50 mijë lëksh’, referuar bonusit të verës të dhënë nga Qeveria.
Gjatë fjalës së tij, protestuesit i bëri thirrje pensionistëve që të mos dalin kundër protestuesve.
“Një mesazh për të gjithë pensionistët që na shohin në Tv. Mos u gënjeni me një 50 mijë leksh. Mos u vendosni në një pozitë që të jeni kundër nesh. E di, jeni të zhgënjyer. E gjithë kostoja, i gjithë pensioni shkon drejt ilaçeve. Po sa turp është kjo, a nuk supozohet që PS të mbështesë pensionistët? Po ku jeni sot, a nuk ju vjen turp? Shqiptarë, mos u vendosni kundër njëri-tjetrit”, tha mes të tjerash një protestues.
Pas përfundimit të fjalimeve para godinës së Kryeministrisë, protestuesit kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës.
Me thirrjet ‘Shqipëria kërkon revolucion’, ‘Rama n’burg, Berisha n’burg’, ‘bashkohuni me ne’, protestuesit kërkojnë largimin e qeverisë dhe të gjithë klasës politike në vend.
Report Tv ka mësuar se itinerari i protestuesve gjatë marshimit në Tiranë do të jetë nga Kryeministria në zonën e Vasil Shantos, më pas drejt Komunës së Parisit, drejt Sheshit Ëillson dhe mbyllja pritet të bëhet në Bulevardin Dëshmorët e Kombit.
Një e moshuar, gjatë fjalës së saj në tubimin para Kryeministrisë, tha se opozita e vërtetë nuk është Sali Berisha, por populli që ndodhet në shesh.
E moshuara tha se Sali Berisha bashkë me Ramiz Alinë dhe kryeministrin Edi Rama u’a kanë vjedhur demokracinë shqiptarëve.
“Ne jemi këtu dhe nuk kemi vdekur. Partia e Punës tentoi të na merrte lirinë, por nuk ia doli. Ne duhet t’i japim fund një herë e mirë politikës së Ramiz Alisë, që pushteti do ta mbajë me çdo kusht. Nuk do të lejojmë më që të vazhdojë më e njëjta diktaturë. Në këtë trotuar ku jemi sot, akoma rrjedh gjaku i 4 djemve shqiptarë në këtë shesh dolën për demokracinë. Ata hodhën plumba mbi ata. Ne jemi gjallë, të pamposhtur, dhe s’do e lejojmë me kurrë, komunizmin që të ngrejë kokë. Ju do të na njihni se kush është opozita e vërtetë. Ata na i vodhën ne bashkë me Ramiz Alinë”, tha protestuesja.
Një prej organizatorëve të protestës, aktivisti Andi Tepelena, gjatë fjalës së tij në tubimin para Kryeministrisë është shprehur se ndryshimi i kodit zgjedhor në Shqipëri, është një domosdoshmëri për të sjellë garë të barabartë mes subjekteve zgjedhore.
Gjatë fjalës së tij, teksa tha se kodi aktual zgjedhor ka marrë peng demokracinë, Tepelena shtoi se s’mund të ketë akoma komisione politike të numërimit të votave.
Tepelena shtoi se me një kod zgjedhor të ri do të çlirohet gjithë sistemi politik, ç’ka sipas tij do të sjellë edhe çlirimin e ekonomisë.
“Patjetër që pika një është e padiskutueshme, e panegociueshme, por edhe pika 2 është shumë e rëndësishme, krijimi i një qeverie teknike. Pse kërkojmë një qeveri teknike? E para në këtë vend janë eksperimentuar gjoja qeveri teknike, por kanë qenë parti PD e PS bashkëqeverisje, që kanë bërë lojëra politike në kurriz të demokracisë. Ne duam një qeveri teknike jopartiake, e përbërë nga njerëzit më të mirë të këtij vendi. Shqipëria është plotë. Dhe pse duam një kod zgjedhor. Sepse ky kod zgjedhor ka marrë peng demokracinë.
Është një lojë e ndyrë politike që bëhet që nga viti 2008. Nuk ka garë të barabartë. Duam garë të barabartë, si një garë sportive. S’mund të kemi komisione politike. Jo, duam akses të barabartë në fondet publike. Duam që çdo shqiptar të ndihet i lirë, pa u ndjerë i penguar nga partitë kryesore. Kodi zgjedhor është çelësi i demokracisë. Me një kod zgjedhor të ri do të çlirohet gjithë sistemi politik, atëherë do çlirohet energji më positive në këtë vend, do çlirohet ekonomia. Shqipërisë do i kthehen referendumet. Kushtetuta u përket qytetarëve, jo kryetarëve. Ne duam që Republika t’u kthehet qytetarëve”, tha mes të tjerash protestuesi.
Një prej organizatorëve të protestave që po zhvillohën prej 44 ditësh në Tiranë, Edison Lika, tha se shqiptarët këtë vit nuk do të bëjnë pushime verore.
Gjatë fjalës së tij në tubimin para Kryeministrisë, Lika tha se shqiptarët duhet t’i bojkotojnë këtë vit pushimet verore, në mënyrë që të bëjnë gjithë jetën pushime.
“Në 44 ditë i keni thënë këtij shteti që i duam vëllezërit dhe familjarët tanë në Shqipëri dhe jo jashtë shtetit. Ne nuk duam të largohemi, ne duam ta ndërtojmë të ardhmen tonë në Shqipëri. Ne s’do largohemi nga ky shesh derisa kjo ëndërr e përbashkët të bëhet realitet për të gjithë ne. Do të qëndrojmë këtu për sa kohë të jetë nevoja që ky vend të ndryshojë. Për shqiptarët sivjet nuk do të ketë pushime, pushimet do të bëhen në Bulevardin Dëshmorët e Kombit. E vetmja mënyrë që shqiptarët të kenë pushime gjithë jetën e tyre, është që këtë vit të bojkotojnë pushimet”, tha mes të tjerash organizatori Edison Lika.
Komente












Po ,do hani me lugë FLORIRI
PërgjigjuU be deti kos.Merrni luget. Keta ushtaret e Ajatollahut dhe Putinit ju garantojne pushime te perjetshme po u bashkuat ne proteste me ta.
PërgjigjuPo mor zotni kan punu njerezit nje vit dhe pushimet te vijne te bejne parade mode me ju.Se pastaj do te pushojne kur te fillojne pune,si ka mundesi qe nuk u kujtuat me pare por tani ne temperatura 40grade
Përgjigju